Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 11:10 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Sociale
06 Tetor 2017 - 08:00
INSTAT/ 2012-2017 Shqipëria
u pakësua 26 mijë banorë
Popullsia e Shqipërisë ka ardhur duke u zvogëluar pas vitit 2001. Ritmi i rënies së popullsisë ka qenë më i lartë përgjatë viteve 2001- 2010, ndërkohë që pas vitit 2010 ritmi i rënies së popullsisë është zvogëluar. Në këtë rënie të popullsisë një ndikim të konsiderueshëm ka migracioni neto dhe më pak shtesa natyrore e popullsisë. Ndërkohë që komponenti i parë vazhdon të mbetet negativ, i dyti edhe pse është pozitiv, ka pësuar rënie gjatë periudhës në fjalë.

Pavarësisht rënies së popullsisë gjithsej, nuk mund të përgjithësohet për të gjitha qarqet. Ekzistojnë qarqe si Tirana dhe Durrësi, të cilat gjatë pesë viteve të fundit kanë pësuar rritje të numrit të popullsisë. Qarku i Vlorës reflekton një rritje të lehtë gjatë vitit 2016, por gjatë viteve 2012-2016 ky qark ka luhatje. Ndërkohë që qarqet e tjera të vendit kanë pësuar një rënie në numrin e popullsisë. Popullsia e Shqipërisë po shkon drejt procesit të plakjes si pasojë e uljes së lindshmërisë dhe rritjes së jetëgjatësisë dhe për më tepër emigracionit i cili vazhdon të mbetet veprues dhe përfshin një popullsi relativisht të re.

Struktura e popullsisë
Në vitin 2016, në totalin e popullsisë mesatare të Shqipërisë, të rinjtë (0-14 vjeç) zënë rreth 18,0 % të popullsisë gjithsej, ndërsa popullsia në moshë pune (15-64 vjeç) zë rreth dy të tretat (69,0 %) të popullsisë gjithsej, duke lënë kështu vetëm 13,0 % të popullsisë gjithsej për popullsinë në moshën 65 vjeç e lart. Struktura e popullsisë së 12 qarqeve të vendit, duke marrë në konsideratë tre grupmoshat e mëdha të popullsisë në vitin 2016, tregon se peshën më të madhe në popullsinë e secilit qark, e zë grupmosha (15-64), pra popullsia në moshë pune.

Diferenca mjaft të vogla mund të vihen re tek grupmosha e të moshuarve (65+), ku qarku i Dibrës shënon përqindjen më të ulët të popullsisë së të moshuarve prej 12,2 %, ndërkohë që vlera më e lartë shënohet në qarkun e Lezhës ku të moshuarit zënë rreth 13,6 % të popullsisë respektive. Për sa i përket grupmoshës së të rinjve diferencat janë më të dukshme: qarku i Vlorës ka përqindjen më të ulët të popullsisë së të rinjve prej 17,1 %, ndërkohë që vlera më e lartë shënohet në qarkun e Kukësit ku të rinjtë zënë rreth 21,1 % të popullsisë respektive për vitin 2016.

Lindjet
Gratë në Shqipëri po lindin gjithmonë e më pak fëmijë duke ngadalësuar kështu shtesën natyrore të popullsisë. Ky seksion prezanton normat bruto të lindjeve sipas qarqeve (raporti i lindjeve me popullsinë mesatare e shprehur për mijë banorë) dhe me indeksin sintetik të fertilitetit (numri mesatar i fëmijëve për grua). Në vendin tonë norma bruto e lindjeve llogaritet mesatarisht 11 lindje për mijë banorë gjatë vitit 2016. Vlera më e lartë arrihet në qarkun e Kukësit me 14,2 lindje për mijë banonë, ndjekur nga qarku i Dibrës, 14,0. Qarku i Vlorës regjistron normën më të ulët në vend me 8,8 lindje për mijë banorë në vitin 2016.

Qarqet si Shkodra, Gjirokastra dhe Korça kanë gjithashtu norma bruto të lindjeve më të ulëta se 10 lindje për mijë banorë në vitin 2016. Pjesa qendrore e territorit të Shqipërisë ka norma bruto të lindjeve relativisht të larta duke lëvizur nga 11-12 lindje për mijë banorë në vitin 2016. Renditen qarku i Lezhës me 12,2 lindje për mijë banorë, qarku i Durrësit (11,5) duke vijuar me qarkun e Tiranës me 11,2 lindje për mijë banorë, e qarku i Elbasanit (11,1).

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

 

11 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Shqipėria si Finlanda, modeli i ri i arsimit nga zv.ministrja Shahini
Bashkėshorti i Esmeralda Uruēit: Ja si fitova ndaj shpifjes sė RD-sė
Mediu: Pyetja ime pėr Bashėn pse opozita s'ėshtė nė sheshe?
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 24/11/2017, VITI VII- NR.278