Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 20:35 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Sociale
12 Tetor 2017 - 11:02 | përditesuar në 16:28
Kruja tradicionale nė Pazarin e
Ri, promovohen bizneset e zonės
Kruja tradicionale zbriti kėtė tė mėrkurė te Pazari i Ri nė Tiranė. Dhjetėra artizanė nga qyteti historik kishin ardhur pėr tė ekspozuar produktet e tyre nė hapėsirėn mė tė veēantė tė kryeqytetit. Fondacioni Shqiptaro-Amerikan pėr Zhvillim (AADF), nė bashkėpunim me Bashkinė e Tiranės dhe tė Krujės, organizoi dje eventin njė ditor “Mozaik Kruje” dhe “Artisans’ Fashion Night” pėr promovimin e bizneseve dhe vlerave tė zonės ku operojnė, si dhe rijetėzimin social ekonomik tė zonės.

Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Erion Veliaj, theksoi se Pazari i Ri ėshtė kthyer tashmė nė gurin e kurorės sė gjithė investimeve qė kanė ndodhur nė kryeqytet. “Mė vjen mirė qė Pazari i Ri ėshtė bėrė guri i kurorės i tė gjitha investimeve. Ndaj, jam shumė i lumtur qė mirėpresim miq qė janė kthyer pėr tė parė se si njė punė, e cila u konceptua dhe u punua pėr muaj tė tėrė dhe qė pati kaq shumė kontribut, duke filluar nga pronarėt, banorėt, tregtarėt qė treguan durim, sot tė kemi njė ansambėl fantastik. Mė vjen mirė qė i kemi hapur dyert pėr tė gjithė miqtė qė na kanė ardhur nga Kruja me gjithė traditat”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se transformimi qė ka pėsuar Pazari i Ri jo vetėm qė ka ndryshuar pamjen estetike tė zonės, por nė tė njėjtėn kohė ka pėrmirėsuar edhe jetėn e qytetarėve. Ai shprehu vullnetin e Bashkisė sė Tiranės pėr tė bashkėpunuar pėr projekte tė tjera nė tė ardhmen.

“Ky ėshtė njė organizėm qė jeton dhe filozofia jonė, por edhe e AADF, ėshtė tė investojmė nė projekte qė jo vetėm i bėjnė gjėrat e bukura, por qė i bėjnė jetėt e bukura. Unė besoj se mė shumė se sa njė projekt me 1000 detaje tė bukura, ky ėshtė njė projekt qė ka ndryshuar jetėn e 1000 njerėzve, qė ėshtė bėrė mė e bukur prej faktit se ata kanė njė vend pune, punojnė me djersėn e tyre nė njė mjedis kaq fantastik. Pėr gjėra tė bukura dhe pėr jetė tė bukura qė ndryshojnė qytetin e Tiranės jemi gati tė bashkėpunojmė dhe ta ēojmė akoma mė tej”, tha ai.

Duke falenderuar Fondin Shqiptaro-Amerikan pėr Zhvillim (AADF) pėr kontributin qė ka dhėnė pėr realizimin e projektit tė Pazarit tė Ri, Veliaj bėri tė ditur se kanė nisur bisedimet pėr tė realizuar tė tjera investime tė rėndėsishme nė kryeqytet. “Mezi pres qė pas suksesit tė Pazarit tė Ri, tė vazhdojmė me disa projekte tė tjera. Jemi nė bisedim me Fondin se cili do tė jetė projekti dhe investimi ynė i ardhshėm nė qytetin e Tiranės. Por, sot besoj ėshtė koha pėr mirėnjohje nga zemra pėr tė gjithė ata qė kanė kaluar ditė dhe netė tė tėra nė njė projekt me kaq shumė detaje, por qė besoj ka pėrfunduar nė perfeksion”, nėnvizoi Veliaj.

Deputetja e PS, Eglantina Gjermeni falenderoi kreun e Bashkisė sė Tiranės pėr mbėshtetjen qė ka dhėnė pėr organizimin e kėtij aktiviteti, qė tregon mikpritjen qė ka qyteti i Tiranės. “Kam kėnaqėsi tė veēantė qė tė jemi sot me “Mozaik Kruja” kėtu nė Pazarin e Ri. Faleminderit kryetarit tė bashkisė, organizatorėve qė na e bėnė ditėn shumė tė bukur, speciale dhe tregojmė vėrtet mikpritjen qė ka Tirana, zemrėn e madhe, shpirtin e madh, shpirtin e bukur pėr tė na mirėpritur tė gjithėve, pėr tė ndarė me ju traditat, zakonet, kulturėn dhe gjithēka tjetėr tė bukur qė ēdo rreth i Shqipėrisė mund tė sjellė, siē solli Kruja”, u shpreh Gjermeni.

Drejtori i Bordit Drejtues tė Fondit Shqiptaro-Amerikan pėr Zhvillim, Michael Granoff e cilėsoi fantastik projektin e Pazarit tė Ri, duke shtuar se ėshtė fillimi i shumė projekteve tė tjera qė do tė realizohen me qeverisjen vendore dhe me qeverinė e Shqipėrisė.

Jam me tė vėrtetė i kėnaqur qė jam kėtu sot me kryetarin e bashkisė dhe zonjėn Gjermeni, pėr tė festuar kėto gurė tė vjetėr qė sot janė kthyer nė njė projekt jashtėzakonisht shumė fantastik dhe fatmirėsisht projekti ka dalė edhe mė bukur se ē’mendonim para disa muajsh. Ndėrkohė, ky projekt ėshtė pėrfunduar dhe nė njėfarė mėnyre mund tė shohim se ēfarė do tė vazhdojė tė bėhet nė tė ardhmen, ėshtė gjithashtu edhe fillimi i shumė projekteve tė tjera qė mund tė bėjmė dhe mund tė realizojmė me qeverisjen vendore dhe me qeverinė e Shqipėrisė”, tha ai.

Kryetari i Bordit Drejtues tė AADF-sė, Michael Granoff dhe kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Erion Veliaj, zbuluan edhe njė instalacion artistik si simbol i punės sė bėrė pėr zhvillimin e zonės sė Pazarit tė Ri. Qė prej muajit mars, kur Pazari i Ri u pėrurua zyrtarisht, pėrmes tezgave mund tė shohėsh gjithnjė e mė shumė turistė tė cilėt gjejnė rastin tė shijojnė specialitetet e kuzhinės tradicionale shqiptare. Sot janė mėse 300 subjekte tė cilėt kanė vendin e tyre nė kėtė strukturė tė re, 135 tregtarė tė fruta-perimeve, 25 janė tezgat qė kanė si specialitet tregtimin e mishit e tė peshkut. Njė hapėsirė e veēantė i ėshtė dedikuar artizanatit tradicional. Fasadat shumėngjyrėshe tė pallateve qė rrethojnė tregun, nė njė alternim motivesh dekoruese tradicionalė dhe tavolinat plot me njerėz nė ēdo orė, e bėjnė vėrtet njė projekt tė bukur.



Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

20 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
'Qumėshti', kreu i AFI: Qytetarėt tė mos blejnė produkte nė rrugė
Orlando: 12 tė dėnuar nė Itali nuk arrestohen nė Shqipėri
Zef Brozi:Berisha pranoi se lejoi  drogėn,duhej tė ndiqej penalisht
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 17/12/2017, VITI VII- NR.298