Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:25 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Sociale
11 Nentor 2017 - 16:18 | përditesuar në 17:07
Lezha me rrugë të shkatërruara,
bashkia nuk merr masa
Rruga që lidh dhjetra familje me qytetin e Lezhës është tërësisht e rrënuar, banorët e zonës thonë se situate është e till prej kohësh, ndëra bashkia e Lezhës nuk ka marrë asnjë masë për rregullimin e saj. Në kohë më shi rruga është e pakalueshme për fëmijët që shkojnë në shkollë

Edhe pse shumë pranë qendrës së qytetit Lezhës, rruga që të çon për në lagjen pranë Drejtorisë së Bordit të Kullimit është tërësisht e shkatërruar.

Ky segment rrugor i cili është më pak se 500 metra ka degraduar plotësisht. Mjaftojne pak reshje shiu që rruga të bëhet e pakalueshme nga gropat dhe balta, duke izoluar me dhjetra familje në dy anet e sajë.

Fëmijet janë ata që përballen më shumë me veshtirësit e rrugës pasi çdo ditë u duhet të shkojnë në shkollë dhe shpep rruga bëhet e pakalueshme. Banoret thonë se kjo problematike vijon prej shumë vitesh, Bashkia është në dijeni të kësaj situte por nuk ndërhyn.

“Ka shumë vite që vazhdon gjendja kështu, mund ta shikon edhe vetë situatën.

Kemi fëmijë, kemi edhe të sëmurë, rruga mbushet me uji, duhet patjetër ti marrim me makinë ose në krahë,”
shprehet një banorë që udhëtonte me makinë.

Më problem të madh se kjo rrugë nuk ka asgjë tjetër, 100 herë është bërë problem te bashkia, por bashkia nuk e vë ujin në zjarr, nuk ndreq dot punët e veta e jo të popullit. Ne nuk guxojmë të dalim me këpuc, përveçse me çizme.

Për fëmijët është problem, nuk mund të shkojnë në shkollë, edhe për të sëmurët është problem të ikin në spital”
tregon një banor i Lezhës.

Fëmijët mund ti çojmë në shkollë vetëm nëse u veshim çizme e të shoqëruar çdo ditë, ndryshe është e pamundur. Sezoni i dimrit është problem për shkak të ujit, baltës dhe gropave.

Është për faqe të zezë, lagja Besëlidhja që lidhet me rrugët e qytetit, problemi është ngritur  një milion herë, se çfarë kanë bërë shikojeni vet,
” shpjegon një banor.

Bashkia Lezhë justifohet më faktin se nuk ka fonde për të ndërhyre në rehabilitimin e këtij segmenti rrugor.

Në këto kushte banoret e kësaj lagje duhet të marrin masa që të lëvizin me çizme, pasi zgjidhje e këtij problemi duke enede shumë larg.



Redaksia Online
Xh.F/D.C/shqiptarja.com

 

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
lezha FAJTOR QYTETARET. TOKA JON . RRUGA JON ,,,,,,INVESTIMET TI BEJ SHTETI........
avatar
Anonim
Genti Po mir tu bahet se e keni ba rrugen Si kanal kullus me avllia ska nga te veje uj , pastaj ku Ka ma mir me te ardh peshku me te hy mrena 😋
avatar
Anonim
Elezi Po normal qe bashkia ska vene dore kurre qysh ne kohen e Enverit , Po dhe ne Si popull jemi te keqinj gjithsecili ban avllin e vet dhe nuk lene kanalizim e thojn veq mos tme bjeje ne token time kullimet
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Bashkėshorti i Esmeralda Uruēit: Ja si fitova ndaj shpifjes sė RD-sė
Mediu: Pyetja ime pėr Bashėn pse opozita s'ėshtė nė sheshe?
Hyrja e Shqipėrisė nė BE mund tė shpėtojė Italinė nga dominimi gjerman
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 23/11/2017, VITI VII -NR.277