Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 06:30 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Sociale
12 Gusht 2017 - 08:10
Nga 15 shtatori, shans i dytë për
maturantët drejt shkollës së lartë
Të gjithë maturantët, që nuk arritën dot të plotësojnë në kohë Formularin e Aplikimit për në universitete do të kenë një shans të dytë, duke filluar nga data 15 shtator.

Qendra e Shërbimeve Arsimore do të rihapë portalin Online të Maturës Shtetërore, për një raund të dytë regjistrimesh, që do të mbyllet në datën 22 shtator.

Maturantët e interesuar do të mund të kryejnë aplikimet në datat e paracaktuara përmes një kalendari, sipas qarqeve përkatës.
Pjesë e këtyre regjistrimeve mund të bëhen edhe ata maturantë, të cilët kanë rezultuar kalues në sesionin e dytë të provimeve të maturës.

Kjo pasi, të dhënat e tyre do të hidhen deri në datën 10 shtator në sistem, nga të gjitha drejtoritë e institucioneve arsimore, duke mos i përjashtuar nga gara.

Sikurse edhe në raundin e parë, aplikimi do të kryhet në cilindo mjedis që ka akses interneti, ndërsa kandidatët do të kenë të drejtë të zgjedhin deri në 10 preferenca.

Ndërkohë që, paraprakisht ata duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën e 2 mijë lekëve. Mandati i pagesës së kryer do të dorëzohet në shkollën ku këta kandidatë kanë kryer plotësimin e Formularit A1/A1Z.

Aktualisht, ka përfunduar raundi i parë i regjistrimeve, ndërsa pak ditë më parë Qendra e Shërbimeve Arsimore publikoi edhe librin e transparencës, përmes të cilit kandidatët për në universitet mund të gjenin të gjithë treguesit e rezultateve të përfundimit të shkollës së mesme, provimeve të Maturës Shtetërore dhe preferencat e përzgjedhura në Formularin e Aplikimit në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2017-2018.

Publikimi i librit të transparencës ishte mundësia fundit e konkurrentëve për saktësimin e të dhënave të tyre, të cilat mund t’i penalizonin në listimin e fituesve.


dy.b/shqiptarja.com

6 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
​Balliu:Komisionerėt e PD u shitėn jemi tė hapur pėr bashkėpunim 
Ekskluzive/ Fleckenstein rrėzon raportin e teknikėve tė PD-sė
Intervista/17 vjeēarja shqiptare hap shoqatė bamirėsie online
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/08/2017, Viti VII - NR.197