Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 20:22 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Sociale
11 Tetor 2017 - 13:21 | përditesuar në 15:52
Nis rehabilitimi i tregut tė fruta
perimeve nė Njėsinė Nr. 5
Banorėt e Njėsisė Nr. 5 pranė lulishtes “1 Maji” do tė kenė shumė shpejt njė treg fruta-perimesh me kushte moderne, i cili garanton higjienė pėr produktet ushqimore. Bashkia e Tiranės nisi sot punėn pėr rehabilitimin e tregut aktual, i cili pėr shkak tė fluksit tė madh tė qytetarėve dhe tė mungesės sė investimeve ndėr vite, ishte lėnė nė njė gjendje tė mjerueshme.

Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Erion Veliaj, inspektoi punimet qė po kryhen pėr tregun e ri tė fruta-perimeve qė ndodhet nė rrugėn “Komuna e Parisit”, ku siguroi qytetarėt pėr marrjen e masave pėr rritjen e sigurisė ushqimore. Duke u ndalur tek investimi i tregut tė ri, Veliaj deklaroi se pėrmes kėtij projekti, do tė katėrfishohet edhe numri i atyre qė tregtojnė.

Jam shumė i kėnaqur qė ka filluar puna nė njė kantier tjetėr nė Njėsinė 5. Praktikisht po katėrfishojmė tregun, nga 12 vende, nė mbi 50. Ėshtė njė zonė, e cila ka familje tė vjetra tiranase, ndėrkohė ėshtė shtuar me popullsi nga pallatet e reja qė janė ndėrtuar nė vitet ’90. Ky ka qenė njė muaj ku jemi fokusuar jashtė mase tek siguria ushqimore. Hapėm thertoren e re nė Vaqarr dhe po ofrojmė tregje tė ngjashme me Pazarin e Ri, si ai qė nisėm tek Njėsia 2, nė disa njėsi tė tjera dhe tani vazhdojmė tek Njėsia 5”, tha Veliaj, ndėrsa u bėri thirrje tregtarėve ambulantė qė tė zhvendosen nė ambientet e reja, tė cilat ofrojnė tė gjitha kushtet e nevojshme.

U kėrkoj tė gjithė ambulantėve qė mbasi tė ndėrtohet tregu, tė pėrdorin tezgat, tė shėrbejnė njė metėr mbi kanalet e ujėrave pėr tė siguruar higjienė ushqimore. Pėr sa kohė qė bashkia nuk ka pasur tregje, kemi mirėkuptuar ambulantėt e shtrirė kudo, qoftė edhe nė oborre shkollash. Pėr sa kohė qė tani shkollat po bėhen tė reja, po bėhen edhe tregjet e reja, atėherė them shkollat duhet t’i mbajmė pėr tė mėsuar, tregjet pėr tė konsumuar mall”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku kėrkoi bashkėpunimin e tė gjithė qytetarėve qė tė konsumojnė produkte tė cilat shiten brenda kushteve dhe tė shmangin ato tė cilat nuk respektojnė asnjė kriter, duke u kthyer nė rrezik pėr jetėn e komunitetit.

“Pasi tė ketė mbaruar tregu, pasi tė jetė ndriēuar, e tė jetė pastruar, do tė kėrkojmė bashkėpunim nga qytetarėt qė tė mos konsumojnė mė mall nė rrugė. Tė gjitha studimet shkencore tregojnė se njė qumėsht i blerė nė rrugė, njė mish i blerė nė rrugė ėshtė njėsoj si tė injektosh tek fėmijėt tė gjitha helmet, tė gjitha toksinat dhe tė gjitha sėmundjet e kafshės. Fakti qė bota e civilizuar e pasterizon qumėshtin, e kontrollon mishin, i jep tė gjithė certifikimet e nevojshme pėrpara se tė konsumohet, do tė thotė qė edhe ne duhet tė bėjmė siē bėn e gjithė bota. Ndaj, jo mė me legjenda urbane, duhet tė kemi sot njė sjellje qytetare ndaj konsumit tė ushqimeve”, deklaroi Veliaj.

Gjithashtu, ai u kėrkoi qytetarėve qė tė mos bien pre e tregtarėve tė cilėt abuzojnė me ēmimet nė prag tė afrimit tė festave. “U kėrkoj tė gjithė qytetarėve bashkėpunim pėr tė kėrkuar vulėn

e mishit, pėr tė parė ēmimet nė treg dhe pėr tė mos lėnė asnjė abuzues, sidomos tani qė afrohen festat e nėntorit dhe tė Vitit tė Ri, ku gjithmonė ka njė tendencė pėr tė abuzuar. Nėse tė gjithė bashkėpunojmė, nuk ka njeri qė mund tė shesė mish, qumėsht apo mallra tė tjerė jashtė kushteve higjienike.

Kjo kėrkon bashkėpunim, nuk mund tė kemi mijėra policė qė t’i bien mbrapa ēdo spekulanti, por ama mund tė kemi mijėra qytetarė qė janė tė kujdesshėm dhe sillen me seriozitet kur vjen puna tek ushqimi qė shėrbejnė nė tavolinė pėr fėmijėt e tyre”, theksoi kreu i Bashkisė.

Kryetari i Bashkisė paralajmėroi se nė pėrfundim tė ndėrtimit tė tregut tė ri, do tė nisė aksioni pėr rehabilitimin e tė gjitha hyrje-daljeve nė kėtė zonė, pėr tė rritur sigurinė e kėmbėsorėve dhe tė drejtuesve tė automjeteve. “U kėrkoj tė gjithėve bashkėpunim dhe pėr 3 javė ne do tė jemi sėrish kėtu pėr tė parė qė u mbajt fjala dhe qė tregu ėshtė nė kushte optimale dhe pastaj sigurisht qė do tė pasojė me njė aksion nė tė gjithė zonėn, ku do duhet tė rehabilitojmė edhe akseset rrugore, qė janė dhe pak si labirinte.

Sigurisht, vėrtet ndėrtimet pa leje kanė nevojė pėr njė amortizim social, tė cilėn e kemi bėrė me banesa sociale, me bonos qiraje, ose me shpronėsim, por shikoni Komunėn e Parisit sot, qė ka sjellė njė ulje tė stresit, jo mė lirimi i trafikut pasi tė ketė mbaruar i gjithė rrethrrotullimi. Kėshtu qė, u kėrkoj tė gjithėve bashkėpunim qė t’i shkojnė kėtyre punėve deri nė fund, por nė pamundėsi pėr t’i bėrė tė gjithė punėt e mėdha pėrnjėherė, ēdo ditė nga njė punė”, u shpreh Veliaj.

Ministri i Shtetit pėr Diasporėn dhe njėherėsh deputeti i PS, Pandeli Majko, vlerėsoi ndėrhyrjen e realizuar nga Bashkia, e cila do tė garantojė standarde tė tregtimit tė produkteve ushqimore.

“Kjo ėshtė njė zonė qė ka pasur shqetėsime qoftė nga tregtarėt, qoftė nga komuniteti dhe mendoj qė ndėrhyrja e bashkisė ėshtė me shumė vend. Ajo qė konsideroj me mė shumė vend ėshtė edhe fakti qė bashkia nuk do ta humbasė ndjenjėn e dialogut qė ka filluar dhe po vazhdon tė ketė me tė gjithė komunitetin e zonės, pėr tė parė ēfarė ndryshimesh mund tė bėjmė nė vazhdim. Kjo ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme sepse do ketė ndryshim qoftė me cilėsinė me marrėdhėnien me komunitetin, por edhe tė njė tregu i cili nuk i shėrben vetėm njė zone tė ngushtė, por edhe mė gjerė”, tha Majko.

Projekti pėr rehabilitimin e tregut nė lulishten “1 Maji”, parashikon riparimin e tė gjitha tezgave, zėvendėsimin e mbulesės e cila do tė garantojė mbrojtjen e tregtarėve dhe tė qytetarėve gjatė reshjeve tė shiut dhe gjithashtu do tė ndihmojė nė mbrojtjen nga temperaturat e larta gjatė stinės sė verės.

Tregu ka sipėrfaqe 335 m2, ku nė pjesėn veriore tė tij ėshtė parashikuar shtrimi me asfalt i hyrjes qė do tė shfrytėzohet si ambient parkimi nė shėrbim tė tregut. Gjithashtu, ėshtė pėrcaktuar edhe zėvendėsimi i sistemi elektrik aktual, i cili ėshtė tėrėsisht i amortizuar, me njė rrjet tė ri bashkėkohor.



Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

20 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
'Qumėshti', kreu i AFI: Qytetarėt tė mos blejnė produkte nė rrugė
Orlando: 12 tė dėnuar nė Itali nuk arrestohen nė Shqipėri
Zef Brozi:Berisha pranoi se lejoi  drogėn,duhej tė ndiqej penalisht
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 17/12/2017, VITI VII- NR.298