Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 14:56 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Sociale
13 Shtator 2017 - 13:30 | përditesuar në 17:11
Pėrurohet 'Shkolla e Baletit', Veliaj:
Pėrreth godinės s'lejohet tregtia
Shkolla e Baletit nė Tiranė ka tashmė mjedise tė rikonstruktuara me kushte moderne.

Nė ceremoninė e pėrurimit tė mjediseve tė reja mori pjesė kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Erion Veliaj dhe Ministrja e Kulturės, Mirela Kumbaro, si dhe pedagogė e nxėnės qė kanė frekuentuar shkollėn ndėr vite, tė cilėt me punėn e tyre kanė ngritur lart emrin e shkollės shqiptare tė baletit.

Veliaj deklaroi se  rikonstrukturimi i Shkollės sė Baletit ėshtė njė tjetėr premtim i mbajtur ku brenda dy viteve ka pėrfunduar rikonstruksioni i Shkollės sė Liceut Artistik dhe i Shkollės sė Baletit, qė janė fidanishte pėr artistėt e rinj.
 
“Kjo ka qenė njė javė fantastike pėr Tiranėn nė fakt. Kemi hapur disa shkolla tė reja. Unė besoj se shkollat ku kemi gjasat mė tė mėdha qė tė kemi produkt tė mirėfilltė ‘Made in Albania’ janė dy: Shkolla e Liceut dhe Shkolla e Baletit. Ndaj edhe mė vjen mirė qė nė tė dyja kėto shkolla qė janė shkolla kombėtare kemi mė nė fund njė arritje tė jashtėzakonshme. Pra nė gjysmėn e parė tė mandatit, nė dy vitet e para zgjidhen dy shkolla kombėtare qė mirėpresin tė rinj nga e gjithė Shqipėria”, u shpreh ai.
 
Kreu i Bashkisė u shpreh se nė ambientin pėrreth shkollės nuk do tė lejohet tregtia, ndėrsa ftoi tė gjithė shitėsit qė tė shfrytėzojnė hapėsirat e ngritura nga Bashkia e Tiranės pėr kėtė qėllim.

“50 metra nga kėtu ėshtė tregu ku mund tė shiten rroba, mund tė shitet sallatė, por pėr sa kohė qė bashkia e ka njė hapėsirė ku kjo mund tė bėhet me dinjitet, jo nė rrugė, jo nė shkollė, jo te vendi ku vijnė ata ku nesėr do u themi, ‘O sa mirė me qenė shqiptar’. Pėr sa kohė qė ėshtė ky opsion, atėherė le tė pėrdorim atė vend pėr tė shitur dhe kėtė vend pėr tė mėsuar, pėr tė praktikuar, pėr tė bėrė gjėra tė bukura, pėr tė bėrė art”, tha ai, duke shtuar se koha ka treguar se gjėrat e bukura kėrkojnė edhe vendime tė vėshtira.
 
Vendimet e vėshtira ndonjėherė prodhojnė histeri, por pėr sa kohė qė ky qytet, pavarėsisht se ėshtė i mbingarkuar me 1 milionė njerėz, por edhe me 1 milion probleme, secili ka hapėsirėn e vet ku mund tė jetojė jetėn me dinjitet, pa prishur, pa cenuar dinjitetin e dikujt tjetėr, qė gjithashtu do tė realizojė aspiratėn e jetės sė tij
”, tha Veliaj, ndėrsa kėrkoi nga pėrfaqėsuesit e komunitetit dhe anėtarėt e kėshillit bashkiak qė tė tregohen tė kujdesshėm pėr mbrojtjen e hapėsirave publike qė i shėrbejnė tė gjithėve.
 
Veliaj u bėri thirrje pedagogėve dhe tė artistėve tė cilėt tashmė kanė dalė nė pension, qė tė bashkėpunojnė dhe tė kontribuojnė sėrish pėr brezin e ri.
 
Nė fund tė koncertit festiv, kryetari i Bashkisė Veliaj shpėrndau medalje mirėnjohje pėr disa nga emrat mė tė njohur tė kėsaj shkolle qė kanė lėnė gjurmė nė artin shqiptar.

Nė Shkollėn e Baletit ėshtė bėrė rikonstruksioni i fasadės, hidroizolimi i tarracės, rikonstruksioni total i nyjeve sanitare, rrjetit hidraulik dhe i dhomave tė zhveshjeve. Gjithashtu, ėshtė shtruar parketi i ri i pėrshtatshėm pėr sallat e kėrcimit, si dhe ėshtė instaluar sistemi i ngrohjes dhe i ftohjes.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

14 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan tė hynim nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 19/09/2017, Viti VII - NR.221