Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 08:30 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Sociale
05 Tetor 2017 - 14:08 | përditesuar në 14:52
Pa çati mbi kokë, familja Kreka në
Korçë kërkon ndihmë nga shteti
Varfëria ekstreme dhe kushtet e vështira të jetesës janë ulur këmbëkryq në familjen Kreka, vetëm pak kilometra larg qendrës së qytetit të Korçës. me dy fëmijë të mitur, një 3 vjeç dhe tjetrin 16 muaj, Suela Kreka tregon se e ka të pamundur për ti bërë ballë dhimbjeve që i ka rezervuar jeta.

Në këtë banesë thuajse të rrënuar, ku çfarë bie jashtë hyn brenda jetojnë të rrethuar nga varfëria dhe skamja. 
 
“Prej 4 vitesh jetoj këtu, jetojmë 4 veta. Eshtë e vështirë të jetosh këtu pa ujë pa drita, pa ushqim. Nuk kemi të ardhura.Na ndihmojnë vajzat e Bashkisë një herë në muaj më sjellin një paketë ushqimore” shprehet Suela Kreka

Suela bën apel për ndihmë, në një kohë kur periudha e dimrit po afrohet dhe temperaturat e ftohta mund të jenë fatale për dy fëmijet e vegjël.

Ajo që është ngushëllim për Suelën është fakti se fëmijet pjesën më të madhe të ditës janë në çerdhe, shpenzimet e së cilës janë falas për dy muaj. 
 
‘Kam shkuar për të bërë asistencën më thonë jo tani, shko gjej punë. Unë jam e gatshme të punoj, dua të siguroj fëmijët sepse nesër vjen dimri cfarë bie jashtë hyn brenda. Nuk kemi asgjë, nga dhoma futet uji të gjitha shtresat janë të hapura. I lutemi familjes të na ndihmojë’ shton Suela Kreka.

Edhe pse po largohemi nga banesa e familjes Kreka, shpresa mbetet e madhe që dikush do të ndihmoj dy vogëlushët që tashmë jetojnë mes jetës dhe vdekjes, në një banesë tërësisht të rrënuar.



Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 

8 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
'45 minuta', ngėrēi pėr Plotfuqinė Milo:Rama-Meta tė takohen si burra
Maks Velo:Ja kurthi qė mund tė mė ēonte nė pushkatim
Studenti shqiptar nė Holandė, Leka: Pėrgjigjen e pranimit e mora nė Skype
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/02/2018, VITI VIII- NR.41