Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 10:03 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Sociale
06 Janar 2018 - 07:40 | përditesuar në 12:56
Pronarėt,ja dokumentet qė duhen
pėr tė marrė dėmshpėrblimin
Agjencia e Trajtimit tė Pronės ka njoftuar fillimin e procesit tė pranimit tė kėrkesave pėr kompensimin e pronarėve tė pasurive tė paluajtshme, qė preken nga ndėrtimet informale, gjeneralitetet dhe tė dhėnat e tė cilėve janė sipas tre Vendimeve tė Kėshillit tė Ministrave. Konkretisht, fjala ėshtė pėr ata pronarė, emrat e tė cilėve kanė dalė nė listėn pėrkatėse tė Vendimit tė qeverisė nr. 711, datė 1 dhjetor 2017; Vendimit nr. 712, datė 1 dhjetor 2017 dhe VKM nr. 714 tė sė njejtės datė. 

ATP njofton se procedura aktuale e shpalljes bėhet nė zbatim tė VKM Nr.383, datė 19.05.2010 “Pėr pėrcaktimin e procedurave tė shpėrndarjes sė fondit tė kompensimit nė vlerė pėr pronarėt e pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga ndėrtimet informale”, tė ndryshuar.

Procesi i pranimit tė kėrkesave tė subjekteve pėrfituesve do tė fillojė mė datė 11 janar tė kėtij viti dhe nuk do tė jetė i kushtėzuar dhe i kufizuar nė kohė. Pra, e drejta pėr tė aplikuar mund tė ushtrohet edhe mė vonė dhe ajo nuk mund tė humbet si pasojė e njė afati tė caktuar, tė paktėn bazuar nė aktet ligjore dhe nėnligjore qė janė nė fuqi aktualisht.

ATP fton tė gjithė subjektet e interesuara tė paraqiten pranė zyrave tė saj, nė adresėn Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranė, ēdo ditė nga e hėna nė tė premte, pėr plotėsimin e kėrkesės pėr kompensim dhe dorėzimin e dokumentave pėrkatės.

Dokumentacioni
Subjekti kėrkues ose subjekti pėrfitues ose trashėgimtari ligjor ose pėrfaqėsuesi i tyre me prokurė, nė momentin e plotėsimit tė kėrkesės pėr kompensim, duhet tė paraqesė dokumentacionin e mėposhtėm. Sė pari, kėrkohet tė paraqitet me shkrim njė kėrkesė pėr kompensimin e pronės, sipas formatit tip, qė i vihet nė dispozicion nga Agjencia e Trajtimit tė Pronės.

Gjithashtu, personi duhet tė paraqesė edhe dėshminė e trashėgimisė pėr tė gjithė trashėgimtarėt e ligjshėm tė subjektit pėrfitues, sipas radhės sė trashėgimtarėve, nė pėrputhje me pėrcaktimet e Kodit Civil, nė ato raste kur kemi tė bėjmė me trashėgimtarė tė pronarėve qė nuk jetojnė mė.

Ndėrkohė, ėshtė e dosdoshme njė prokurė e posaēme, e nėnshkruar nga tė gjithė subjektet qė pėrfitojnė kompensim, ku si tagėr i nevojshėm tė jetė edhe e drejta pėr tė tėrhequr vlerėn financiare, nė emėr tė tyre. Kjo prokurė duhet t’i lėshohet personit qė kryen aplikimin pranė zyrave tė ATP-sė. Nė rastet kur nuk ėshtė e mundur tė dorėzohet prokura e posaēme, secili bashkėpronar apo njė pjesė e tyre, paraqesin kėrkesė individuale apo tė pėrbashkėt, pėr pjesėn takuese nė pronėn qė kompensohet. Nė rastin e kėrkesave individuale tė secilit bashkėpronar apo tė njė pjese tė tyre, pėr ēdo kėrkesė tė kryer, paguhet tarifė shėrbimi nė vlerėn 2 mijė lekė, pavarėsisht se i pėrket tė njėjtės pasuri tė paluajtshme).

Pėrveē sa mė sipėr, ATP, pėr tė plotėsuar procedurat qė ēojnė nė shpėrblimin e pronarėve, pronat e tė cilėve janė zėnė nga objekte pa leje, por tė legalizuara, kėrkon edhe vėrtetimin origjinal, tė lėshuar nga njė bankė e nivelit tė dytė, pėr hapjen e llogarisė bankare nė emėr dhe pėr llogari tė subjektit pėrfitues, ku pėrcaktohet edhe numri i llogarisė bankare (IBAN), ku do tė transferohet vlera financiare e pėrfituar.

Po kėshtu, kėrkohet njė fotokopje e dokumentit tė identifikimit dhe mandat pagesa, qė vėrteton pagimin e tarifės sė shėrbimit nė vlerėn 2.000 lekė. Subjektet pėrfituese, kėrkesa e tė cilėve nuk ėshtė pranuar pėr mungesė dokumentacioni gjatė procedurave tė mėparshme, kanė tė drejtė tė riaplikojnė. Kėto subjekte nuk paguajnė tarifė shėrbimi, nėse provojnė pagimin e saj gjatė aplikimit tė mėparshėm.

d.c./shqiptarja.com

10 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Arbėri Na i ktheni pronat e konfiskuara nga Diktatura o katovicare, boll i rropet e i legalizuat. Nuk duam lemoshat tuaja
avatar
Anonim
Populli Eee a ka me turp kompesohen ish pronaret qe pronare te tjere nuk ka qe preken nga ndertimet informale. Komplet jashte ligjit, ashtu sic eshte dhe aluizmi edhe shume gjera te tjera. Po nuk shkoi prona tek I zoti harroeni Europen.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Albano nė Repolitix: Presioni i  Sigurimit nė koncertin e 1989-ės
Shqiptarja nė Fast&Furious: Me pagėn e 1 muaji jetova pėr 1 vit
Lufta ndaj korrupsionit, Cantone: Ndėrhyni nė administratė/ VD
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 21/01/2018, VITI VIII- NR.15