Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 20:04 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Sociale rashela shehu
10 Tetor 2017 - 22:32 | përditesuar në 22:56
Reportazh nė Muzeun e Shkencave
tė Natyrės,i vetmi i llojit tė tij nė vend
Sa shpesh na ka ndodhur tė mrekullohemi me pasuritė e botės sė gjallė teksa vizitojmė muzetė jashtė Shqipėrisė? Po mjafton tė zhvendosesh pak kilomentra nga qendra e Tiranės pėr t’u njohur me thesaret qė ruan Muzeu i Shkencave Natyrore. Ky muze i ngritur nė 1948, tashmė nė njė godinė tė re, pėrfaqėson njė pasuri tė rrallė kombėtare dhe me vlera shkencore dhe kulturore.

Vetėm duke vizituar pavionėt e tij tė larmishėm, mund tė njihesh nė njė kohė tė shkurtėr me historinė e pasur tė florės dhe faunės. Report Tv ju sjell ekskluzivisht morinė e ekzemplarėve tė koleksionuara nga viti 1900, nė tė vetmin muze tė kėtij lloji nė vendin tonė. Nėpėr muzeun 2 katėsh tė Shkencave tė Natyrės na shoqėron Anila Kule, biologia qė mirėpret ēdo ditė studentė, vizitorė e turistė tė huaj.

"Muzeu me tė vėrtetė ėshtė njė pasqyrim i gjallė i botės shtazore dhe bimore i pasurisė qė ndodhet nė vendin tonė. Nė radhė tė parė ka vlera shkencore sepse tė gjitha kafshėt qė do tė shihni janė kapur nė terren dhe mė pas i janė nėnshtruar procesit tė balsamimit. Ka vlera njohėse sepse ēdo brez njihet me pasurinė qė ka vendi ynė. Njohje qė nuk ėshtė edhe aq e lehtė sepse siē do ta shikoni ju vetė muzeu ka specie tė cilat datojnė qė nga viti 1900.", thotė Anila.

Njė larmi nga fauna tokėsore, detare, e lumenjve dhe ujėrave te mjelmėta, kafshė qė nga koralet mahnitės e deri guaskat e Oqeanit Indian janė tė ekspozuara nė Muzeun e Natyrės.

"Do ta konsideroja si njė mikrografi e tė gjithė muzeve qoftė nė rang evropian apo botėrorė, por kjo nuk do tė thotė qė ėshtė e njė rėndėsi e tė vogėl. Pasqyron njė punė kolosale tė vetė botanistėve dhe zoologėve tė vendit tonė, njė mirėmbajtje nga specialistė tė ndryshėm dhe pėr mė tepėr ėshtė njė pėrfaqėsim tė pasurisė qė kemi nė vendin tonė.", thotė Anila.

1. Pavioni i parė
Pavionet janė vendosur nė mėnyrė tė tillė qė tregojnė drejtimin e evolucionit tė botės sė gjallė. Po ajo qė tėrheq vėmendjen tonė sapo futemi nė hollin e Muzeut tė Natyrės ėshtė skeleti gjigant i njė balene mesdhetare.

"Thuhet qė balena rastėsisht ėshtė goditur nga forcat kufitare sepse u mendua si nėndetėse e huaj, ishte nė periudhėn e prishjes sė marrėdhėnieve diplomatike me Bashkimin Sovjetik. Ajo rastėsisht u fut nė ujėrat tona, mė pas mendohet se ngeci nė Patok kėshtu qė ju nėnshtruar procesit tė fosilizimit falė tė cilit kemi kėtė skelet qė ju shikoni.", tregon Anila.

Cili ėshtė impresioni qė kanė vizitorėt nė momentin qė e shikojnė kėtė skelet gjigant?

Impresioni i vizitorėve ėshtė i madh.  Edhe pėr vetė faktin se gjithmonė balena nga vizitorėt e vegjėl mė sė shumti, ky skelet ėshtė ngatėrruar me dinozaur sepse nuk ėshtė dėgjuar asnjėherė qė balena tė jetė pėrfaqėsuese e ujėrave tona detare.

Kjo dėshmi tragjikomike e Luftės sė Ftohtė do ta rendiste pavionin shqiptar ndėr 5 mė tė mirėt e edicionit tė 56 tė Bienales sė Venecias. Po ky pavion i kafshėve ujorė ėshtė vetėm njėri nga 7 tė tillė qė ndodhen nė 2 katet e Muzeut tė Natyrės.
 

2. Pavioni i shpendėve
Kemi lenė pas pavionin e parė, dhe jemi zhvendosur nė pavionin e shpendėve.

Anila sa lloje ndodhen nė kėtė pavion?

Siē e shikoni dhe ju vetė ėshtė njė ndėr pavionėt mė tė pasur do tė thosha. Nė Shqipėri ndėr vite qė kur ėshtė hapur muzeu i Shkencave tė Natyrės, nė vitin 1948 e deri nė ditė e sotme janė zbuluar mesatarisht 280 lloje shpendėsh, nga kėta rreth 220 me 230 janė tė pasqyruar nė muze.

Si ėshtė bėrė e mundur qė tė koleksionohen kaq shumė shpend dhe tė jenė pjesė e Muzeut tė Shkencave tė Natyrės?

Kjo ėshtė realizuar falė punės kolosale qė ėshtė bėrė nga stafi akademik i Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės dhe studentė me ekspeditat e ndryshme qė kanė realizuar ndėr vite. Veē kėsaj sidomos tek zogjtė e zonave tropikale ėshtė njė pasuri e dhuruar nga shkolla e jezuitėve sepse edhe ata ishin tė pasionuar pas botės sė gjallė. Me ēfarė do shikoni gjatė vizitės nė muze nuk do tė keni njė pėrfaqėsim vetėm tė botės shtazore qė kemi. 90% ėshtė pėrfaqėsim i asaj qė kemi dhe 10% kryesisht nė pavionin e shpendėve janė njė pasuri qė ekzistonte nė shkollėn e jezuitėve dhe ju fal Muzeut tė Shkencave.

Po nėse e pyet Anilėn se cilin shpend do tė veēonte pėr karakteristikat tipike, tė pėrgjigjet menjėherė se pelikani kaēurel mbetet unik.

Sapo jemi afruar tek pelikani kaēurrel. Anila pse ka kėtė emėr ėshtė njė kuriozitet qė shpeshherė njerėzit e pyesin?

Pelikani kaēurrel quhet kėshtu sepse nė pjesėn e kokės pendėt e tij i ka nė trajtėn e njė floku kaēurrel. Nėpėr tabelat pėrkatėse veē emrit shkencorė ata kanė edhe emrin nė gjuhėn popullore. Ku fakt pėr emėrtimin janė karakteristikat e jashtme qė ka ēdo specie apo mėnyra se si sillen nė habitat, dhe pėr kėto kanė marrė edhe emėrtimet popullore

Sa i rrezikuar ėshtė pelikani kaēurrel nė momentin qė ne flasim?

Ka qenė njė ndėr speciet mė tė rrezikuara nė vendin tonė deri sa kishin mbetur vetėm rreth 10 apo 12 ēifte pelikanėsh kaēurrel. Falė luftės qė ėshtė bėrė pėr ta mbrojtur rrezikshmėria e kėtij pelikani ishte kaq e lartė dhe mbrohet nė mėnyrė tė posaēme nga legjislacioni ynė. Ėshtė njė lloj shpendi gjuetia e tė cilit ėshtė e ndaluar gjatė tė gjithė vitit.

3. Pavioni i gjitarėve
Gjitarėt janė njė tjetėr pavion qė me 52 individė nė 44 lloje, pėrfaqėsojnė individėt mė tė spikatur tė kėsaj klase.

Kėtu jemi nė pavionin e gjitarėve dhe kryesish tė kafshėve tė egra tė pyllit. Duke veēuar derrin e egėr, dhinė e egėr, kaprollin, ēakallin dhelprėn dhe riqebullin. Kėto do tė veēoja dy specie sepse janė nė  zhdukje e sipėr dh legjislacioni ynė i mbron nė mėnyrė tė posaēme duke ndaluar gjuetinė  e tyre gjatė tė gjithė vitit. Bėhet fjalė pėr dhinė  e egėr dhe riqebullin”, na shpjegon Anila.

Teksa lėvizim brenda muzeut takojmė edhe vizitorė, ndėr ta Emėn qė vjen pėr herė tė parė.

Ēfarė ju bėri mė shumė pėrshtypje?

“Tė gjitha na bėnė pėrshtypje. Unė e kam parė qė kur kam qenė nė moshėn e vajzės sime dhe ndaj e solla. Shumė bukur ēdo gjė e ruajtur”, thotė babi i Emės.

Ema ēfarė tė pėlqeu mė shumė?
“ Mė pėlqyen kafshėt e egra mė shumė pastaj tė gjitha ishin tė bukura”, thotė Ema.

Lėmė pas katin e parė tė Muzeut tė Shkencave tė natyrės pėr t’u njohur me tė tjera gjallesa e kuriozitete tė botės sė gjallė.

4. Pavioni i peshqeve
Anila ne po zhvendosemi nė pavionin e peshqve, ēfarė surprize na rezervon ky pavion?

Siē shikoni dhe ju vetė ky pavion ėshtė aq i pasur si edhe pavionėt e tjerė. Kemi peshq nga ujėrat tona tė ėmbla dhe tė kripura.  Ajo ēfarė do tė veēoja ėshtė njė specie e cila si dhe tė tjerat mbrohet nė mėnyrė tė posaēme qė mbrohet nga ligjet. Ky ėshtė korani. Mbrohet nė mėnyrė tė posaēme ndalohet gjuetia e tij jo gjithė vitit por nė periudhėn e shumimit.

Ndėrkohė jemi afruar nė njė peshq i cili menjėherė tė merr vėmendjen nė kėtė pavion.

Ēfarė mund tė thuhet pėr kėtė peshk?

Nė radhė tė parė ajo qė duhet nėnvizuar ėshtė qė ky peshq ėshtė siē e shikoni nuk ėshtė bėrė asnjė ndėrhyrje artistike. Ėshtė njė peshq shumė i rrallė. Nė gjuhėn popullore quhet “peshku mbret”. Ėshtė kapur rastėsisht nga peshkatarėt vlonjat dhe u desh ndėrhyrja  e pedagogėve tė shkencave tė natyrės nė mėnyrė qė tė bėnin emėrtimin.

Pse ky emėrtim?

Ėshtė emėrtimi popullorė dhėnė falė mėnyrės se si ky peshk noton nė habitatin e tij ujorė. Noton i vetėm i rrethuar nga peshq tė tjerė tė ndryshėm nė mėnyrė ciklike duke i dhėnė pėrshtypjen  e njė mbreti tė vėrtetė

5. Pavioni i molusqeve
Pak mė tutje  sfungjerė tė mėdhenj, guaska gjigante dhe tė tjera lloje ekzotike qė vijnė qė nga Oqeani Indian i largėt dhe detrat tropikalė tėrheqin vėmendjen tonė.

Anila tek pavioni i molusqeve ajo qė bie nė sy ėshtė qė guaskat janė nga tė gjithė oqeanet, si kanė pėrfunduar nė kėtė muze nė Shqipėri?

 Guskat janė tė pėrmasave tė ndryshme, nga mikroskopike nė ato gjigante tė oqeanit Paqėsorė e Atlantik. Na japin njėfarė ikone se sa e pasur ėshtė bentosi ujorė. Njė ndėr faktorėt qė ka ndikuar nė pasurimin e muzeut janė dhurimet qė janė bėrė nga shkolla e jezuitėve apo individė tė ndryshėm

Te guaskat shikojmė disa vija, tregojnė diēka ato nė lidhje me vjetėrsinė  e tyre apo mund tė na shpjegojnė se sa i vjetėr mund tė jetė habitati ku ato zhvillohen?

Ēdo gjė ka shpjegimin e vet. Ju me tė drejtė konstatuat faktin se dh guaskat kanė shenjat e tyre qė na informojnė nė lidhje me moshėn e tyre, habitatin ku kanė jetuar, simbioza tė ndryshme.

6. Pavioni i kandrrave dhe insekteve
Tek pavioni i kandrrave dhe insekteve fluturat e formave dhe ngjyrave tė shumėllojshme tė tėrheqin ti kundrosh nga afėr.

Kemi flutura tė vendeve tė nxehta tė sistemuara nė varėsi tė rendeve tė ndryshme. Do tė shikojmė flutura qė janė tė ditės apo tė natės, flutura qė janė dhe tė dėmshme pėr produktet bujqėsore. Muzeu donė tė nxjerrė nė pah njohjen e publikut me llojet e ndryshme, por edhe edukimin mjedisorė tė gjithė secilit njė edukim i cili duke parė mėnyrėn e ekzistencės, faktorėt qė ndikojnė nė jetėgjatėsinė e gjallesave tė ndryshme i jepet primare kėtij ndėrgjegjėsimi.”, thotė Anila.

Po surpriza ėshtė ky ēift karkalecėsh i zbuluar nė vitin 2014.

“E thamė qė muzeu ka histori shumėvjeēare. Theksuam qė muzeu ėshtė pasuruar me lloje tė ndryshme. Treguesi mė i qartė i kėtij pasurimi ėshtė ky ēift i karkalecash. Ka tė veēantė faktin qė ėshtė njė lloj i ri pėr shkencėn. Nuk ėshtė zbuluar deri mė sot. U zbulua nė vitin 2014 nga njė ēift biologėsh  francez nė malin e Lofizit.", shpjegon Anila.

 
7. Pavioni i amfibėve dhe zvarranikėve
Po zhvendosemi tek pavioni i amfibėve dhe zvarranikėve. Nė kėtė pavion takojmė Enerit Saēdanakut, profesor nė Fakultetin e Shkencave Natyrore.

Anfibėt janė njė grup i rėndėsishėm qė si karakteristikė kanė jetesėn e dyfishtė edhe nė ujė edh enė tokė. Janė ata vertebrorė qė nuk u shkėputėn dot pėrfundimisht nga mjedisi ujorė, sepse uji ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr riprodhimin e tyre. Ndėrsa zvarranikėt janė ata vertebrorė qė ishin tė parėt qė u shkėputen nga uji dhe mund tė riprodhohen nė tokė. Ajo qė bie nė sy nė ėshtė prania e breshkave tė detit qė konsiderohet lloji mė i vjetėr i zvarranikėve. Ata datojnė thuajse nė tė njėjtėn kohė me dinozaurėt tė cilėt janė zhdukur, ndėrsa breshkat falė mburojės sė tyre qė njihet si guaska kanė mundur tė jetojnė deri nė ditėt e sotme. Ndaj janė shumė tė rėndėsishme dhe ruajtja  e tyre pėrbėn njė prioritet. Sidomos breshkat e detit tė cilat kėrcėnohen globalisht dhe mbrohen me ligj e tė posaēme. Disa prej tyre konsiderohen edhe nė rrezik zhdukje”, thotė Saēdanakut.

Cilat janė pėrmasat normale tė njė breshke deti?

Varet edhe nga lloji breshkės. Nė ujėrat tona lloji mė i zakonshėm ėshtė breshka e quajtur “breshka kokėmadhe” pėr shkak tė kokės goxha tė madhe dhe pėrmasta e saj nė gjatėsi mund tė shkojnė deri nė njė metėr dhe tė peshojnė deri nė 140 kilogramė. Ushqehen me kandil deti me gaforre. Ajo qė i rrezikon ata ėshtė ndotja ujit sidomos plastika sepse qeset plastike tė cilat pluskojnė nė ujė, breshkėt mund ti ngatėrrojnė me kandil dhe ti gėlltisin, dhe kjo i bllokon rrugėt e aparatit tretės qė ēon deri nė ngordhjen e tyre.

Kėto breshka uji nė cilat zona janė mė tė zakonshme nė Shqipėri?

Nė zonat bregdetare, laguna  e Patokut ka njė popullatė tė madhe me kėtė lloj. Mė pas kemi dhe nė veri duke filluar nė Velipojė, Durrės Divjakė, Seman, Vlorė dhe deri nė Sarandė por ne jug janė mė tė rralla.

Muzeu i Shkencave tė Natyrės qėndron i hapur ēdo ditė nga ora 9 deri 16, duke ftuar tė ndaje me kėdo tė tjera mistere, kuriozitete e histori unike pėr pasurinė e faunės e florės qė mbart Shqipėria. Ēdo vit 4000 deri 5000 vizitorė i drejtohen kėtij muzeu, njė numėr ky qė ka ardhur nė rritje vitet e fundit. Teksa largohemi, na vjen natyrshėm dėshira qė tė rikthehemi sėrish, e bashkė mė tė apeli pėr mė shumė vėmendje dhe strategji pėr kėtė thesar tė vendit tonė. 


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

20 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Mojkomi Puna e balenes se ngecur ne Lagunen e Patokut pasi u godit me zjarr nga marinaret shqiptare eshte rrene. Ne mesin e viteve 60-te nje grup balenash, nja 20 cope hyne ne Detin Adriatik. Thuajse te tera ngecen ne cektire te zona e batllave ne Durres. Pervec ketij skeleti derisa ishte gjalle arkeologu i famshem durrsak Vangjel Toci nja 2 skelete te tjera balenash ruheshin ne oborrin e muzeut te vjeter arkeologjik te Durresit. Mos u besoni perallave te ciceroneve tyryfycka, dava "geisha" Rilindjeje !
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
'Qumėshti', kreu i AFI: Qytetarėt tė mos blejnė produkte nė rrugė
Orlando: 12 tė dėnuar nė Itali nuk arrestohen nė Shqipėri
Zef Brozi:Berisha pranoi se lejoi  drogėn,duhej tė ndiqej penalisht
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 17/12/2017, VITI VII- NR.298