Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 10:45 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Sociale
07 Tetor 2017 - 14:45 | përditesuar në 17:05
Rikonstruktohet rruga Shirt – Pezė
Helmės,Veliaj: Vazhdojmė investimet
Nga njė zonė e mbuluar nga balta, banorėt e Pezė Helmėsit tani kanė njė rrugė tė re, e cila lidh lagjet pėrreth me rrugėn kryesore duke lehtėsuar qarkullimin e automjeteve dhe tregtimin e produkteve bujqėsore e blegtorale.

Bashkia e Tiranės pėrfundoi nė kohė rekord rikonstruksionin e rrugės Shirt – Pezė Helmės me gjithė infrastrukturėn e nevojshme, njė tjetėr premtim ky i mbajtur qė tregon vėmendjen jo vetėm pėr qendrėn e qytetit, por edhe pėr zonat rurale.

Nė pėrurimin e rrugės, Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Erion Veliaj, u shpreh se fokusi nė gjysmėn e dytė tė mandatit do tė jetė investimi te fshati pėr tė rritur cilėsinė e jetės pėr banorėt. “Jam shumė i impresionuar nga puna pėr kėtė rrugė cilėsore. E gjithė zona e Shirt – Pezė Helmėsit tani ka njė unazė qė depėrton fshatrat dhe lagjet kryesore tė zonės, pėr t’i lidhur me rrugėn kryesore. Nė kėto kohė ku kemi njė debat shumė tė rėndėsishėm pėr fshatin, Bashkia e Tiranės tashmė e ka marrė vendimin. Nė gjysmėn e dytė tė mandatit jemi fokusuar tek fshati. Ishim pėr tė hapur njė thertore nė Vaqarr, sot njė rrugė nė Pezė, po vazhdojmė me lagjet nė Ndroq dhe besoj se pėrtej recitimit “Bagėti e bujqėsi” ėshtė realisht e rėndėsishme tė bėjmė gjėra konkrete”, tha Veliaj.

Bashkia e Tiranės ka nisur njė plan ambicioz pėr sistemin e qendrave tė fshatrave duke i transformuar kėto zona qė deri pak kohė mė parė nuk kishin njohur asnjė ndėrhyrje nga ana e shtetit. “Plani ėshtė qė tė vazhdojmė siē kemi filluar kėtė vit me buqeta investimesh, pra nė grupe rrugėsh dhe me qendrat e fshatrave. Eksperimentet qė kemi bėrė deri tani na kanė rezultuar tė suksesshme. Me tė njėjtėn mėnyrė siē investuam nė Zall-Herr, ku u bė njė buqetė rrugėsh apo siē u investua nė Krrabė, siē u investua nė Petrelė dhe nė Qeha, tė vazhdojmė dhe me fshatrat jugorė tė Tiranės, aty ku e gjithė lugina e Erzenit ėshtė ndoshta njė nga vendet mė pjellore, me njerėzit mė punėtorė qė njeh sot Tirana”, u shpreh ai.

Investime tė tilla synojnė qė tė rikthejnė jetėn nė fshat edhe nė ato zona tė cilat ndodhen larg qendrės sė qytetit, duke afruar edhe mė shumė tregjet dhe shėrbimet.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se kėto projekte konkrete janė mėnyra mė e mirė pėr tė bindur qytetarėt qė tė jetojnė dhe tė punojnė nė fshat. “Kjo rrugė ėshtė njė gjė konkrete, tregjet janė gjėra konkrete dhe besoj ėshtė mėnyra mė e mirė se si dikujt nuk i predikojmė se pse duhet tė qėndrojė nė fshat dhe pse duhet tė furnizojė qytetin me ushqime, me blegtori, por i japim edhe njė incentivė, duke bėrė rrugėt, si kryesoret, si kėto lidhėset qė e bėjnė mė tė afėrt tregun, e bėjnė mė tė afėrt shkollėn, spitalin. Do tė thotė qė me njė kosto mė tė ulėt dhe cilėsi mė tė lartė, jeta nė fshat ėshtė e mundur, tė paktėn aty ku po punojmė nė Tiranė”, deklaroi kreu i Bashkisė.

Duke vlerėsuar ndarjen e re administrative, Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se kėto investime do tė ishin tė pamundura me tė ardhurat qė kanė pasur vetė ish-komunat, ndėrsa falėnderoi qytetarėt pėr bashkėpunimin qė kanė treguar pėr tėrheqjen e mureve rrethues duke i hapur rrugė realizimit tė projekteve me rėndėsi pėr tė gjithė komunitetin. “Me paratė dhe tė ardhurat e komunės sė vjetėr investime tė tilla do tė ishin tė pamundura. Falė bashkimit me Tiranėn, kemi njė mundėsi qė me nikoqirllėk tė menaxhojmė dhe punėt e Tiranės urbane, por tė sigurohemi qė fshati tė pėrballojė investime qė vetėm nuk do t’ia dilte dot. Dua tė falėnderoj shumė qytetarėt qė kanė bashkėpunuar. Puna ka shkuar fjollė nė pak muaj aty ku qytetarėt pranojnė vetė tė tėrheqin avllitė, tė jenė bashkėpunues me investimet qė bėn Bashkia e Tiranės”, deklaroi Veliaj.

Rruga e re Shirt – Pezė Helmės ėshtė e pajisur me bankinė nė tė dyja krahėt, ndėrsa janė kryer punime edhe pėr ndėrtimin e rrjetit tė kanalizimeve pėr ujėrat e shiut. Rruga ėshtė e pajisur me sinjalistikė vertikale dhe horizontale, si dhe me elementė tė cilėt rrisin sigurinė e banorėve tė kėsaj zone.

10 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Shqipėria si Finlanda, modeli i ri i arsimit nga zv.ministrja Shahini
Bashkėshorti i Esmeralda Uruēit: Ja si fitova ndaj shpifjes sė RD-sė
Mediu: Pyetja ime pėr Bashėn pse opozita s'ėshtė nė sheshe?
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 24/11/2017, VITI VII- NR.278