Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:09 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Sociale
14 Nentor 2017 - 11:46 | përditesuar në 07:50
Enti Rregullator zyrtarizon
rritjen 44% tė tarifave tė ujit
Tabela/Si ndryshon ēmimi i ujit
Ish-nėnkryetari i bashkisė: ERRU i bėn fresk politikės
Nga 1 janari 2018, banorėt e kryeqytetit do tė paguajnė tarifa tė reja tė furnizimit me ujė, qė janė 44 pėr qind mė tė larta se ato aktualet. Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ka miratuar tarifat e reja tė furnizimit me ujė dhe largimit tė ujėrave tė ndotura pėr Bashkinė e Tiranės.

Sipas ERRU-it, tarifa e ujit pėr klientėt familjarė bėhet 65 lekė/m3, nga 45 lekė/m3 qė ėshtė aktualisht. Pėr klientėt publikė 140 lekė/m3, pėr klientėt privatė tarifa shėnon 155 lekė/m3 dhe pėr prodhim pijesh dhe pishina, tarifa e ujit bėhet 170 lekė/m3. Ndėrsa pėr kategoritė furra buke, shitje uji me shumicė dhe HEC-in e Lanabregasit, qė furnizom Tiranėn me energji elektrike, tarifat bėhen pėrkatėsisht 95 lekė/m3, 12 lekė/m3 dhe 5 lekė/m3.

Politika
Kjo pason shqyrtimin 3-mujor nga ana e Entit, tė vendimit tė marrė nė korrik tė kėtij viti nga Kėshilli Bashkiak i kryeqytetit pėr ndryshimin e tarifimit tė ujit tė pijshėm nė Tiranė. Kėshilli Bashkiak i Tiranės ka miratuar me 31 vota, nga 61 anėtarė, propozimin e Bashkisė pėr rritjen e ēmimit tė ujit tė pijshėm me 44%, nga 45 lek/ m3 nė 65 lekė/m3. Ky vendim i Kėshillit Bashkiak, autorizoi Bashkinė e Tiranės pėr tė kėrkuar nga Enti Rregullator i Ujit (ERU) rritjen e ēmimit tė ujit. Ishin 25 votat e PS, dy tė LSI: Genta Mezini dhe Agim Kraja; tre tė PDIU dhe njė votė e FRD, qė bėnė tė mundur arritjen e kuorumit dhe miratimin e projektvendimit, pas rreth dy orė diskutimesh.

Nga ana tjetėr, kėshilltarėt e PD bojkotuan mbledhjen, ndėrsa akuzuan LSI-nė pėr pabesi ndaj qytetarėve dhe si pjesė tė pazarit me Veliajn.
LSI kėrkoi fillimisht pėrjashtimin nga rritja e ēmimit tė familjeve me ndihmė ekonomike dhe pensionistėt, diferencimin e biznesit si dhe ndėrprerjen e lidhjeve tė paligjshme. Kryebashkiaku Veliaj shprehu dakordėsi pėr kushtet e LSI-sė, duke paralajmėruar edhe miratimin e rritjes sė ēmimit tė ujit, pasi, siē tha ai, votat ishin tė mjaftueshme. “Kemi votat pėr ta bėrė Tiranėn me ujė 24 orė nė ditė. Bashkia do t'i pėrcjellė ERRU-sė plan-biznesin me gjithė propozimet e LSI. PS-LSI, Tirana me ujė, mė e rėndėsishme se partitė”, ka thėnė kryebashkiaku Erion Veliaj nė korrik. 

Problematika
Furnizimi me ujė ėshtė njė nga “thembrat e Akilit” tė shtetit shqiptar. Kuvendi i Shqipėrisė ka konstatuar nė vitin e fundit qė ka marrė nė shqyrtim se treguesit kryesorė tė performancės nė sektorin Ujėsjellės Kanalizime nuk kanė shėnuar progres dhe shoqėritė e krijuara pėr furnizimin me ujė tė qytetarėve nuk kanė bėrė pėrpjekjet e duhura pėr tė arritur objektivat. Kuvendi ka vėnė nė dukje se as shoqėritė, tė cilave u ėshtė miratuar ndryshimi i tarifave, pėrgjithėsisht nuk kanė arritur objektivat e pėrcaktuara pėr Treguesit Kryesorė tė Performancės. Shlyerja e detyrimeve tė operatorėve UK ndaj ERRU-sė ėshtė pėrkeqėsuar, ndėrsa niveli i mbulimit tė kostove dhe tendenca e kėtij treguesi nuk ėshtė pozitive. Mė tej konstatohet se, mbulimi i kostove vetėm pėrmes rritjes sė tarifave dhe pa njė pėrmirėsim tė performances, ka sjellė efekte negative, me ndikim tė drejtpėrdrejtė tek konsumatorėt.

Mungesa e furnizimit tė vazhdueshėm vijon tė mbetet problem shqetėsues, duke ndikuar edhe nė cilėsinė e ujit. Nė Tiranė, ēmimi i ujit pėr familjarė deri tani ishte 45 lekė/metėr kub, ose 0.045 lekė/litėr. Ēmimi mesatar nė tė gjithė vendin ėshtė rreth 0.04 lekė/litėr. Nga tė dhėnat zyrtare rezulton se konsumi mesatar mujor pėr njė familje me katėr anėtarė ėshtė 12 mijė litra nė muaj dhe fatura arrin nė rreth 480 lekė nė muaj, pa tarifat e tjera dhe taksat. Por faktikisht njė familje bėn shpenzime tė tjera pėr ujin qė pėrdor pėr tė pirė, tė paktėn 1.500 lekė nė muaj, duke konsumuar 150 litra ujė tė ambalazhuar.

Specialistė tė ndryshėm tė sektorit pretendojnė qė, para se tė kėrkojė rritje tė tarifave, pushteti vendor – pronari i ujėsjellėsve – nė radhė tė parė duhet tė normalizojė financat e kompanive nė fjalė, duke filluar nga eliminimi i vjedhjeve nė rrjet e deri tek pagesa e tė gjitha faturave tė konsumit. Ky ėshtė njė aksion, i shpallur tashmė nga kryeministri Edi Rama pėr mandatin e dytė qeveritar tė tij, pas lėvizjes qė u bė nė pėrballimin e vjedhjeve tė energjisė elektrike.

Por shifrat janė ende shumė larg njė performance normale. Sipas planifikimeve tė shtetit, vetėm nė vitin 2019 niveli i ujit pa tė ardhura do tė ulet nė 60%, kundrejt vitit 2018, kur parashikohet tė jetė 65%, pėr t’u reduktuar mė tej nė 40% nė vitin 2022.

rritja e cmimit te ujit

rritja e cmimit te ujit
(Tarifat e reja tė miratuara nga ERRU)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
GONI Nuk eshte se eshte gje e veshtire kjo qe bene,por une kam edhe nje sygjerim tjeter qe te kolaudohen sahatet sipas standarteve te BE-se dhe jo sipas deshires se kompanive qe operojne kjo eshte jo vetem per ujin por edhe energjine dhe populli e han sa krahu.I bie qe nese un shes,peshoren e kualidoj vete kjo ska kuptim.Un them ne keto raste shtet vjedh pra komapnite UKT apo OSHE sepse i bejne vete kolaudimet.
avatar
Anonim
Fiku ..ku eshte mileti..fle gjume...Nuk e justifikon cmimin,..sh shtrenjte...E ha prape Ai qe e ka Paguar gjithemone ..+ tvsh tatimi 20
avatar
Anonim
Hasan Pordha Ku jane sindikatat pse nuk dalin
avatar
Anonim
Populli Ne djalle vafshi me gjithe kete Qeveri rruga cesh
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Bashkėshorti i Esmeralda Uruēit: Ja si fitova ndaj shpifjes sė RD-sė
Mediu: Pyetja ime pėr Bashėn pse opozita s'ėshtė nė sheshe?
Hyrja e Shqipėrisė nė BE mund tė shpėtojė Italinė nga dominimi gjerman
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 23/11/2017, VITI VII -NR.277