Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:09 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Speciale
10 Tetor 2017 - 19:57 | përditesuar në 20:37
Avniu, gazeta shpėrndarėsi
prej 50 vitesh rrugėve tė Elbasanit
Avniu, ėshtė njė burrė i thyer nė moshė, i lindur ne fshatin Hajdaran tė Elbasanit. Njė ish-oficer ushtrie i kohės sė regjimit komunist i cili u shkarkua nga detyra dhe menjėherė pas kėsaj mori goditje tė rėndė shpirtėrore dhe psikologjike. E pėrditshmja e Avniut ėshtė e lidhur me shtypin e shkruar.

Shpėrndarjen dhe shitjen e shtypit tė ditės nė  rrugėt e Elbasanit pa harruar tė dėrgojė gazetat nė spitalin e kėtij qyteti. Paēka se shpeshherė mungon mirėnjohja dhe njė falėnderim pėr atė qė ai bėn, Avniu nuk heq dorė nga kjo rutinė e cila e shoqėron prej shumė vitesh.

Del nė qendėr tė qytetit, pret shtypin e ditės qė mbėrrin nga Tirana dhe fillon shpėrndarjen. Ndonėse “i pashpėrblyer”,  ashtu siē duhet ai nuk  ndalet tė vazhdojė ta bėjė atė punė, ose siē e quan ai “detyrimin e tij moral dhe shoqėror”.

Nuk kemi orar pėr nisjen e ditės. Gjumin bėjmė copa-copa sepse flemė nė terren. Kam mbi 50 vite qė e ēoj gazetėn atje. Pavarėsisht qė nuk mė paguan askush e ēoj gazetėn me vullnetin tim”, thotė Avniu.

Kur e pyet pėr familjen, Avniu flet shumė pak dhe ato pak gjėra qė thotė,janė  tė mjegullta. Njeriu tashmė I kthyer nė simbol tė shpėrndarjes sė shtypit nė Elbasan rrėfen pėrse jeta e tij rrokulliset rrugėve tė kėtij qyteti.

Jetėn nė fėmijėri e kam bėrė shuam tė vuajtur. Jam rritur nė mėshirė tė fatit, prandaj bėra punė objektivisht, punova e kurseva 50 vite pėr tė pasur njė shtėpi, por nuk mė lan. Mbeta i dyshimtė gjithė jetėn duke qen njeriu i vėrtetė, punėtorė kursimtarė nikoqir, qė dhe shtetit ti jap punėn time dhe unė tė marr atė qė meritoj”, thotė Avniu

Nga bashkėbiseda me Avniun mėsojmė se ishte koha e Regjimit Komunist, kur Avniu u mor nga “rruga” dhe u dėrgua nė Spitalin Psikiatrik tė Elbasanit. Kundėr dėshirės sė tij, ai u shtrua atje si i sėmurė mendor. Si pėr tė vėrtetuar qė ishte diagnostikuar gabimisht dhe gabimisht u shtrua nė atė spital, Avniu nuk u nda nga puna, ndonėse vullnetare.

Kjo ishte zgjidhja e vetme pėr tė dalė jashtė atyre mureve qė si duket, ja zinin frymėn. Nė njėfarė mėnyre ai u vetėpunėsua dhe doli nga Spitali. Mungesa e njė strehe e detyroi tė jetonte nė “rrugė”. Si banesė, zgjodhi ambientet para Drejtorisė sė Policisė sė Elbasanit, sepse vetėm aty ndihet i mbrojtur.

Nuk e kam emrin siē thonė gazetarėt endacak. Endacak quhet ai qė shėtit fshat mė fshat, apo qytet mė qytet nė tė gjithė Republikėn e Shqipėrisė. Unė jam nė njė qytet nė mesin e Shqipėrisė, nuk kam pse quhem endacak. Unė njeri jam si gjithė tė tjerėt. Nga jeta mė kanė ngelur shumė pengje. Qė nuk u martova nuk u gėzova, nuk lash trashėgimtarė. Kush ma bėri kėtė? Shoqėria e Qeveria e atėhershme. Pse tė jem i dyshimtė unė kur jam punėtorė e kursimtarė. Nga shteti kėrkoj tė mė kthejė parat mua, e mos tu japė burgaxhinjėve para nga fondi i shtetit e shoqėrisė, por tė mė kthejė mua paratė qė i kam me djersėn e ballit”, Tregon Avniu.

Njė njeri me perspektivė, i informuar, i ditur, njeri punėtor, njeri i tė gjithėve. Nuk e quan veten tė pafat, por fajėson veten qė nuk ėshtė i zoti tė vetėmbrohet. E do jetėn, do jetėn e  drejtė, jetėn qė ngrihet me sakrifica. Edhe Avniu ka ėndrra, ndonėse nė kėtė moshė tė thyer.

Ka pengje qė kanė lėnė gjurmė  nė jetėn e tij…


Redaksia Online 
J.Sh Shqiptarja.com

 

21 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Proka Me dhimbset si person qe ka pasur nje jete koti, njeri i zgjuar,vizionare qe edhe vete politikajte do i kishin lakmi,ky person meriton nje ndihme te veqante nga shteti.
avatar
Anonim
Albani Londer Te paft zoti dhe ishalla ve doren ne zemer na i rob zoti rrugve te Elbasonit e te nimo,po te pash vet ta garantoj qe nuk te lej pa ta dhon i gjo se nga shteti ske per te mor na i her lek,po sa ka ai ven si puna jot thuj.............
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Mirgeni, rockeri që beson tek  ​shijet muzikore të shqiptarëve
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Deputetja 23 vjeēare Floida Kėrpaēi:S'​pres asgjė nga kjo qeveri
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 18/10/2017, Viti VII - NR.245