Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 10:59 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Speciale NGA ADMIRINA PECI
05 Dhjetor 2014 - 07:20
Ekskluzive/Hapet dosja, ja harta
e bunkereve e tuneleve sekrete
TIRANE- Njė hartė sekrete e ekspozuar pėr herė tė parė nė Bunk’Art dhe njė vendim i Kėshillit tė Mbrojtjes i datės 4 dhjetor 1984 zbulon pėr herė tė parė vendndodhjen dhe shifrat reale tė bunkerėve dhe tė mjeteve tė tjera fortifikuese qė u ndėrtuan gjatė regjimit komunist nė gjithė territorin shqiptar.

Harta ėshtė ekspozuar nė nivelin e pestė tė bunkerit antibėrthamor tė Enver Hoxhės, nė dhomėn ngjitur me dhomėn e diktatorit. Edhe me njė sy tė shpejtė, kjo hartė tė ofron njė ide tė qartė se nė cilat zona strategjike ishte pėrqendruar vėmendja pėr fortifikimin e vendit
.Nė hartė kėto zona nxijnė prej shėnimeve tė topografėve, tė cilėt pėrmes shenjave tė caktuara kanė shėnuar tė gjithė fortifikimet si: rajone mbrojtje batalioni, qendra zjarri, qendra zjarri kundėrtanke, pika drejtimi batalioni, vendkomanda brigade, vendkomanda divizioni, pika drejtimi brigade, pika drejtimi divizioni.

Ndėrsa dokumenti qė sjellim sot zbulon pėr herė tė parė pėr lexuesit se regjimi kishte planifikuar tė ndėrtonte nė tė gjithė territorin shqiptar 221 143 fortifikime pėrmes tė cilave do t’i bėnte ballė ēdo sulmi tė mundshėm armik dhe se deri nė vitin 1983 regjimi ia kishte dalė tė ndėrtonte vetėm 173 371 fortifikime.

Shifra e saktė del pikėrisht nga ky dokument  qė paraqet projektidenė e punimeve fortifikuese miratuar me vendim tė Kėshillit tė Mbrojtjes me numėr 13, tė datės 4 dhjetor 1984.
Kjo hedh poshtė shifrėn e pėrmendur gjithmonė pas vitit 1991 se Shqipėria kishte ndėrtuar gjatė regjimit komunist rreth 800 mijė bunkerė nė tė gjithė vendin, kur nė realitet shifra ėshtė shumė herė mė e ulėt.   
 
Sistemi i fortifikimit
Pėr tė kuptuar mė mirė sistemin e fortifikimit qė kishte ngritur Shqipėria gjatė viteve tė komunizmit, pyesim nėnkolonelin nė rezervė Asllan Zemani, i cili thotė pėr “Shqiptarja.com” se: “Ishte parashikuar qė objektet fortifikuese tė ndėrtoheshin nė tre breza, nė tė katėr anėt e vendit, lindje, perėndim, jug dhe veri dhe ēdo brez do tė paisej me objektet e veta specifike, si nė sasi dhe nė cilėsi, dhe se ndėrtimet filluan me intesitet sipas njė radhe tė paracaktuar”.

Sipas tij, brezi i parė pėr gjatė gjithė vijės kufitare dhe asaj bregdetare do tė paisej me tė gjitha llojet e objekteve, sipas armėve dhe shėrbimeve, karakteristikė pėr kėtė brez ishte sasia dhe cilėsia e objekteve, ēdo armė apo mjet do kishte pozicionin luftarak, atė rezervė dhe atė tė manovrės. Nė tė kishte Qėndrat e Zjarrit, Pozicione Zjarri Artilerie, Pozicione Zjarri Artilerie Kundėrajrore(PZAKA), strehime, Vend Komanda, Pika Drejtimi Operativ, Pika Furnizimi, Vend Mjekimi pėr repartet, Vend Servisi pėr mjetet, Pozicione Kundėr Tank, Pozicin Zjarri Tankesh, transhe, hendeklidhje.

Pas kėtij brezi fortifikimi, sipas nėnkolonelit nė rezervė Asllan Zemani, nisi ndėrtimi i brezit tė dytė. Ai ishte menduar qė do zihej nga repartet e skalionit tė II dhe u kompletua me tė gjitha kėto objekte por nė njė sasi mė tė vogėl. 

Ndėrsa brezi i tretė u pajis kryesisht me objekte fortifikuese dhe rajone pėrqėndrimi pėr njėsitė, tė cilat qėndronin nė rezervė. Nė kėtė brez kishte objekte kryesisht tė tipit tunel pėr strehim teknike, shėrbimi dhe rezervat luftarake.
 
Ēfarė tregojnė shifrat e dokumentit
Ndėrsa zbardhim shifrat  e tė gjithė objekteve fortifikuese, tė parashikuara pėr t’u ndėrtuar dhe ato qė kishin arritur tė ndėrtoheshinn deri nė vitin 1983, vėmė re se njė prioritet i madh i ishte dhėnė qendrave tė zjarrit.
Sipas vendimit tė Kėshillit tė Mbrojtjes ishte parashikuar se nė gjithė Shqipėrinė nevojiteshin pėr t’u ndėrtuar 201 175 qendra zjarri (bunkerėt e zakonshėm nė formė kupolash), por deri nė vitin 1983 ishin ndėrtuar vetėm 161 878 tė tilla.

Po ashtu rėndėsi e veēantė u ishte kushtuar edhe qendrave  tė zjarri kundėrtanke. Dokumenti i cituar mė lart dėshmon se ishte e parė e nevojshme tė ndėrtoheshin 17 177 qendra zjarri kundėrtanke dhe deri nė vitin 1983 ishin ndėrtuar vetėm 9 824 tė tilla.

Por njė  element i rėndėsishėm, siē shpjegon edhe nėnkoloneli nė rezervė  Asllan Zemani,  ishte ndėrtimi i Vend-Komandave pėr organizimin dhe drejtimin e luftimeve. Tė tilla kishte pėr ēdo repart e nėnrepart, ndėrsa nė brendėsi tė vendit ishin ndėrtuar edhe njė sėrė Vend-Komamdash tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė FA-sė qė u pėrkisnin drejtimeve Operative dhe Strategjike. Pėr tė gjitha llojet e objekteve u bėnė prova tė veēanta nė rajone tė pėrshtatėshme duke bėrė pėrmirėsime e ndryshimet e nevojshme si nė formė po ashtu edhe nė fortėsi.

harta

Shkrimi u botua nė Shqiptarja.com (print) nė 5 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

11 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Agimi Ne Greqi, disa turist ben nji fotografi afer nji reparti ushtarak dhe u be shum problem, u moren kamerat dhe i futen ne polici, kurse ketu shkerdhatat tona i ncjerin gjith sekretet qe i sherbejn mbrojtjes se vendit.
avatar
Anonim
Gazetari Nxjerrja e sekreteve? Bunkeret e Enverit jane akoma ne trute e disave
avatar
Anonim
sazani Ne vitin 1999 gjate luftes ne Kosove te gjithe bunkeret u pastruan!
avatar
Anonim
Veterani O burrani, I nxirni te gjitha ne shesh se u lavderojne shtet e jashteme! Bravo SHQIPERIA thobe te gjithe . Shtet pa flote luftarake,pa flote ajrore, pa sekrete shteterore. Tamam per inat te sime vjerre do shkoj te fle me mulixhiun,,,, shkoni e flini ,shkoni.... Per inat te EnverHoxhes prishni dhe hidrocengtralet ! Ja u mban t'i prishni ? Po beni 24 vjet e nuk keni nderuar nje . Po ngeleet ne cdo fushate : Banja,Banja, Bushati bushati,Skavica perdica,,,,
avatar
Anonim
astrit A mundet dikush te na japi shifren se sa km rruge mund te beheshin me keto pare te harxhuar per bunkeret.
avatar
Anonim
Optimus_Prime jeni ne vete lejoni te dalin sekrete ushtarake per hir te publicitetit .... Ne na interesojne dosjet e te korruptuarve qe kane qene dikur ne pushtet dhe jane akoma ..... Jo vendestrehimet ushtarake ..... Njerez pa dobi
avatar
Anonim
Shane Buda Po kush do e sulmante amerika e mbeshtetste
avatar
Anonim
anonim Dje ne nje ekran u dhe nje gardh ne Dajt, gardhi kufizues i Vilave te Luftes ne Dajt dhe shetitorja e Enverit (por edhe te tjerve mbas 1990) Ktheni edhe ato ne ambjente te hapura, te lira per publikun dhe shetitore [per popullin qe del ne dajt dhe nuk lejohen te bejne xhiro ne nje hapsire shume te madhe sepse ruhet me roje. Bravo Rama nese e zgjidh kete problem (brenda teritorit ska asnje gje qe eshte sekret apo objekte me te rendesishme se Bunk_Art
avatar
Anonim
qytetar Nxjerrja e kėtyre sekreteve ushtarake ėshtė njė akt kriminal qė duhet hetuar. Ato nuk mund tė bėhen publike pa njė VKM qė tė legjitimije formalisht nje veprim te tillė. Ka ngelur vetem tii ēojnė nga njė kopje tė vėndndodjes Athinės dhe Beogradit.
Rezultate tė tjera: 1
Këndi i Njoftimeve
Horoskopi 2016
Datë 28/08/2016, Viti VI - NR. 204