Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:51 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Sport
09 Tetor 2017 - 21:15 | përditesuar në 21:27
Lorik Cana i jep lamtumirën futbollit
shkelmon topin e fundit me Italinë
Ish-kapitani legjendar kuqezi, Lorik Cana i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur sonte në stadiumin e Shkodrës, kur pritej të luhej ndeshja Shqipëri-Itali. Cana shkelmoi për herë të fundit topin përpara fishkëllimës së arbitrit. Lorik Cana luajti me kombëtaren shqiptare 93 ndeshje, më shumë se çdo lojtar tjetër në historinë e kombëtares kuqezi. Mjaft i emocionuar, Cana rrëmbeu duatrokitjet e 16 mijë tifozëve në shkallët e "Loro Boriçit" dhe miliona të tjerëve nga ekrani. 

shkoder
(Bluza gjigande me emrin e  Canës në shkallët e stadiumit)

Ishte vetë Lorik Cana ai i cili vendosi t'i japë lamtumirën kombëtares dhe futbollit të luajtur në këtë ndeshje jubilare, për të mbetur përgjithmonë në memorien sportive. Edhe pse stadiumi i ishte i tejmbushur për këtë moment emocionues, në shkallët e tij mungoi grupimi "Tifozët Kuqezi", të cilët vijojnë bojkotin e nisur që nga ndeshja me Izraelin në Elbasan.

Tifozët janë të indinjuar për trajtimin që u bëri policia për ndeshjen me izraelitët, por edhe me FSHF. Pavarësisht thirrjeve nga lojtarët, ata i kanë qëndruar vendimit të tyre, ndërsa përpara takimit i kanë kërkuar ndjesë kapitenit kuqezi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

0 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
I pandehuri Atehere nderroni emrin: jo TKZ por vetem TZ!!!!!! Idiota! Kesaj i thone: “nga inati i sime vjehrre do te flej me mullixhiun!”
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Ish ushtarakët, çfarë do ndodhë me llogaritjen e pensioneve
Mirgeni, rockeri që beson tek  ​shijet muzikore të shqiptarëve
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 19/10/2017, Viti VII - NR.246