Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:08 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Sport NGA DYLBER BALLA
08 Mars 2013 - 08:10
Norvegjia shpall listën
Olsen i trembet Shqipërisë
OSLO - Në kuadër të ndeshjeve eleminatore të kamponatit botëror Brazil 2014 Shqipëria ka nisur përgatitjet prej disa muajsh me ndeshje miqësore, por edhe me emrat e rinj që ka tentuar të afrojë, por kundërshtari i radhës, Norvegjia është treguar më konkrete duke publikuar edhe listën me emrat e futbollistëve.

Trajneri Egil Olsen ka zbardhur listën anti Shqipërisë për ndeshjen që do të zhvillohet në vendin nordik më datë 22 mars. Duke qenë se ndeshja preceptohet e vështirë për ekipin e Olsen, ky i fundit ka thirrur në ekipin kombëtar të gjithë futbollistët me ekesperiecë për të shmagur ndonjë surprizë të mundshme me kuqezinjtë të cilëve norvegjezi i trembet.

“Për ndeshjen me Shqipërinë ashtu suikur e shikoni edhe në listën që kam zbardhur me futbollistët që kam grumbulluar, pjesa më e madhe e tyre është me eksperiecë maksimale në arenën ndërkombëtare.

“Kjo më bën që të ndihem i qetë disi, pasi dua të shmang suprizat negative. hqipëria ka një ekip të fortë, madje për fatin tonë të keq ndeshjet e fundit kanë treguar një formë shumë të mirë dhe është shumë e vështirë që ti mundësh lehtë. Shqipëria për fat të keq është pak më mirë se duhet” shprehet Olsen. Norvegjezi vazhdon më tej duke analizuar kombëtaren e De Biasit.

“Ata kanë futbollistë që luajnë në kampionatet më të forta të Evropës duke filluar me Serinë A, Bundesligën, La Ligën, por edhe në Poloni, Greqi dhe shumë shtete të tjera me nivel në arenën futbollistike. De Biasi ka sjellë një frymë tjetër dhe ekipi ka ndryshuar shumë, duhet të kemi kujdes në zbritjet e shpejta, por edhe goditjet standarde.

Nuk doja të përballesha me ta, sepse luajnë një lloj futbolli që mua më pëlqen” deklaron trajneri Olsen. Në listën e shpallur nga Olsen ka edhe elementë të rinj. Në listën e Olsen është edhe Valon Berisha, një shqiptar nga Kosova, pjesë e ekipit norvegjez. Aktualisht grupi E udhëhiqet nga Zvicra me 10 pikë, Norvegjia me 7 dhe Shqipëria me 6 pikë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.03.2013

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/07/2017, Viti VII - NR.170