Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 03:00 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Sport
09 Janar 2018 - 07:45 | përditesuar në 11:11
Tetė shoqata fantazmė votojnė
pėr Presidentin e FSHF-sė
Dyshime pėr manipulim nė zgjedhje
Pa filluar mirė gara pėr zgjedhjen e Presidentit tė Fedetarės Shqiptare tė Futbollit, ku deri mė tani kandidat i vetėm ėshtė kreu aktual Armand Duka, bien hije dyshimi pėr njė garė jo tė drejtė e tė ndershme.

Nga 66 anėtarė tė Asamblesė sė FSHF-sė qė janė me tė drejtė vote, 8 janė shoqata rajonale tė futbollit amator qė nuk figurojnė tė regjistruara nė gjykatė. Pra janė shoqata fantazmė, tė cilat njihen vetėm nga FSHF-ja por jo nga organet e shtetit shqiptar. Lajmi bėhet i ditur nga portal sportiv “VipSport.al”. 

“Iu drejtuam Gjykatės sė Tiranės, nėpėrmjet njė avokati, duke qenė se sipas legjislacionit shqiptar, shoqatat duhet tė regjistrohen patjetėr nė Gjykatė. Pėrgjigja e marrė zyrtarisht nga Gjykata ishte se: Kėto SHOQATA NUK EKZISTOJNĖ. Pra ato nuk janė tė regjistruara pranė gjykatės, ashtu siē e kėrkon ligji”, shkruan “VipSport.al”. Po kėshtu ėshtė e pamundur qė tė gjendet njė seli apo strukturė e kėtyre shoqatave. Askush nuk di tė thotė se kush i emėron personat qė i drejton ato dhe se mbi ēfarė kriteresh do tė zgjidhet delegate qė do tė pėrfaqėsojė kėto shoqata nė Asambledhėn e Zakonshme Zgjedhore.

Nga lista e personave qė kanė votuar nė vitin 2016 gjatė Asamblesė sė Zakonshme vihen re disa emra qė ndėr kėto vite kanė punuar, madje disa prej tyre ende janė tė angazhuar nė strukturat e FSHF-sė. Disa prej tyre, tė kontaktuar nga burimi i sipėrpėmendur shfaqin padije pėr ēėshtjen e mosregjistrimit nė Gjykatė tė shoqatės qė pėrfaqėsojnė, apo madje, e shohin regjistrimin si ēėshtje tė Federatės. Siē mund tė kuptohet, tė gjitha kėto probleme me statusin e paverifikueshėm juridik tė shoqatave, ashtu siē i dėshmon vėrtetimi i Gjykatės, lidhen me procesin e katėr viteve mė parė, ku Armand Duka dhe Komiteti i tanishėm janė zgjedhur.

Zgjedhjet
Komiteti Ekzekutiv i Federatės Shqiptare tė Futbollit vendosi mė datė 6 janar tė thėrrasė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Zakonshme Zgjedhore, e cila do tė mblidhet mė 7 shkurt nė Durrės. Interesimi mė i madh pėr kėtė Asamble ėshtė zgjedhja e Presidentit tė FSHF-sė dhe 11 anėtarėve tė Komitetit Ekzekutiv.

Sipas Statusit tė FSHF-sė Asambleja e Pėrgjithshme ėshtė organi mė i lartė legjislativ i Federatės Shqiptare tė Futbolli dhe pėrbėhet nga 66 anėtarė me tė drejtė vote. Nė faqen zyrtare tė FSHF renditen nominalisht se kush janė kėta anėtarė, prej tė cilėve 54 janė klube sportive tė gjithė kategorive tė futbollit dhe 12 janė shoqata, prej tė cilave 8 janė shoqata rajonale:

Shoqata Rajonale Tiranė, Shoqata Rajonale Shkodėr, Shoqata Rajonale Lezhė, Shoqata Rajonale Durrės, Shoqata Rajonale Elbasan, Shoqata Rajonale Fier, Shoqata Rajonale Korēė, Shoqata Rajonale Gjirokastėr. 3 janė shoqata qė kanė lidhje direkte me aktivitetin si: Shoqata e Arbitrave, Shoqata e Trajnerėve dhe Shoqata e mjekeve sportive, ndėrsa 1 ėshtė Shoqata e Futsallit.

“Mbreti Duka”
Aktualisht Armand Duka ėshtė kandidati i vetėm pėr postin e kreut tė FSHF-sė. Presidenti aktual sapo mbyll mandatin e tij tė katėrt nė krye tė institucionit drejtues tė futbollit shqiptar. Duka ka 16 vjet si president i FSHF-sė dhe duket se kėrkon ta ēojė nė 20 vite periudhėn e “mbretėrimit” tė tij nė krye tė futbollit kuqezi.

Ėshtė pėrfolur se deputeti Bashkim Fino do tė kandidojė pėr tė sfiduar Dukėn, por deri mė tani ish-kryeministri as e ka pohuar e as e ka mohuar garimin e tij. Fino njihet si njė mik i ngushtė i presidentit tė Partizanit, Gaz Demi dhe pėr mė tepėr nėse futet nė garė do tė ketė mbėshtetjen e partisė socialiste qė ėshtė nė pushtet.

Si zgjidhet Presidenti
Pėr zgjedhjen e presidentit tė FSHF-sė kandidatėt duhet tė marrin 2/3 e votave. Nėse asnjė nuk e arrin kėtė numėr, dy kandidatėt me mė shume vota, zhvillojnė raund tjetėr. Fiton ai qė merr mė shume vota. Nėse edhe nė kėtė rast nuk fiton askush, 24 orė mė vonė mbahet njė tjetėr asamble, me votim tjetėr. Ndėrsa pėr anėtarėt e Komitetit Ekzekutiv, fitojnė ata qė kanė 50 pėr qind plus 1 votė nė raundin e parė. 

Nėse nė raundin e parė nuk fitohet, zhvillohet i dyti dhe fitohet me shumicė tė thjeshtė votash. Nėse sėrish votat janė barabar, bėhet njė raund i tretė dhe, nėse as ky nuk mjafton, anėtarėt zgjidhen nė bazė tė shortit. Neni 13, Pika 2: Ēdo kandidat propozohet nga tė paktėn njė anėtar i FSHF-sė, jo mė vonė se 20 ditė para datės sė asamblesė.

sporti

sporti

 


Anėtarėt e Asamblesė me tė drejtė vote
1. Ada
2. Beselidhja
3. Bilisht Sport
4. Bylis
5. FC Besa
6. FC Gramozi
7. FC Lushnja
8. FK Apollonia
9. FK Dinamo
10. FK Elbasani
11. FK Kamza
12. FK Kelcyra
13. FK Kukesi
14. FK Memaliaj
15. FK Skrapari 2006
16. FK Sukthi
17. FK Terbuni
18. FK Tomori 1923
19. Flamurtari FC
20. Iliria
21. KF Adriatiku Mamurras
22. KF Burreli
23. KF Butrinti
24. KF Delvina
25. KF Domosdova
26. KF Egnatia
27. KF Erzeni
28. KF Gramshi
29. KF Laci
30. KF Maliqi
31. Fieri
32. KF Naftetari
33. KF Pogradeci
34. KF Pojani
35. KF Policani
36. KF Shkumbini
37. KF Skenderbeu
38. KF Tepelena
39. KF Teuta
40. KF Tirana
41. KF Turbina
42. KF Vllaznia
43. KS Kastrioti
44. KS Korabi
45. KS Luftetari
46. KS Sopoti
47. KS Vlora
48. KSSH Veleciku
49. Luz i Vogel 2008
50. Olimpik FC
51. Partizani
52. Permeti
53. SHS Albpetrol Patos
54. SK Himara
55. Shoqata e Trajnereve
56. Shoqata e mjekeve sportive
57. Shoqata e Arbitrave te Futbollit
58. Shoqata e Futsallit
59. Shoqata Rajonale Tirane
60. Shoqata Rajonale Durres
61. Shoqata Rajonale Shkoder
62. Shoqata Rajonale Elbasan
63. Shoqata Rajonale Fier
64. Shoqata Rajonale Korēe
65. Shoqata Rajonale Gjirokaster
66. Shoqata Rajonale Lezhe

d.c./shqiptarja.com

4 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
arina enveri paska qene lule...ai te pakten e kishte te sanksionuar ne kushtetute 1 parti, po sot jemi ne demokraci dhe ky na u be si papet ne vaktit se edhe keta tani kane filluar te dorehiqen. HAJDUT ME CIZME!!!
avatar
Anonim
Ardit88 i gjith sistemi politik tani kundra Dukes,kur kombtarja udhtonte neper Paris te gjith pro, tani kunder duke perdor sistemin e votave
avatar
Anonim
Pu l a Vezet I bej UNE e I ha DUKA .ZOGJTE JANE TE MITE E I DHE I THER DUKA PA U RRITUR , TE VEGJEL .KJO ESHTE LUKUNI ZHDUKENI KETE VOZE. QE VETEM VJEDH LEKE DHE JO TALENTE NE FOOTBOLL.KY NUK NGOPET , ME KEQ NGA TAHIRI DHE META .NUK U JAPIN ASNJE MUNDESI TALENTEVE TE SHFAQEN .VARINI BIDONAT KETIJ MANJAKU PARASH .
avatar
Anonim
Sajmir Une se kuptoj pse kujtohen tani per keto shoqatat qe gjasme nuk jane te rregullta? Ku gjykata, ku tė tjeret? Flini kater vjet ose merreni me llogje, tani sulmoni kot Duken. "Duka Mbret"? Puna te bo jo mbret po ca te dush. Shifni punen!
avatar
Anonim
Shqipe Mesa kuptohet Duka e ka bere statututin e FSHF si ka dashur vete, me qellim qe te jete mbreti i perhershem ne krye te FSHF. Po si mundet qe nuk ka nje kufizim ne mandate, te pakten ligji duhet te kete nje kufizim, jo me shume se 3 mandate, apo nje zgjidhje tjeter. Ky Duka sikur mrekulline te kete bere, nuk ka cfare ti japi me teper futbollit shqiptar, vetem se shton arrogancen e pushtetit personal dhe korrupsionin. Detyrimisht duhet ndryshuar Duka dhe vendosur kufizime ne mandat.
avatar
Anonim
Avni Se kuptoj si mund te jeni kaq mosmirnjohes...me kaq arritje sa ka rritur futbolli shqipetare Duka e meriton te ri edhe me shum se cka ndejtur.
avatar
Anonim
Fredi Duka nuk mund te qendroje gjithe jetet President i FSHF, por nese ka rival vetem Bashkim Finon me mire te rrije Duka.
avatar
Anonim
Dionis Duka eshte ai qe do te coje perpara futbollin shqiptar! Keto jane mashtrime ne kuader te fushates. Duka nuk ka nevoje per shoqata fanstazem per tu perzgjedhur presidenti I FSHF-se!
avatar
Anonim
Selimi Dionis partimorri nuk meriton asigjo, keta te fitojne ne fushe pastaj te kerkojne llogari. Sula eshte i paafte dhe te tirona nje m*t beri, tani po i merr ne qaf morrat e kuq me teorite e tij se gjithmone e ka fajin arbitri dhe me futbollistet ndan paret...
avatar
Anonim
AJAX Po ato EUROT do ja jepni PARTIZONIT per titullin Kampion 2015-2016
avatar
Anonim
Tani Me kte federat shkuam ne europian e u bem nje vend prezent ne merkaten e futbollit. Patjeter ka pun per tu be se kemi ardh nga mesjeta ne futboll po duhet me i njoh dhe punen njerezve!!!!!!
avatar
Anonim
eri te nderhyje kryeministri,mjaft me kete armandon ,nuk mundet qe sporti i nje shteti te drejtohet perjetesisht nga nje njeri.per me teper arrogant dhe i paafte. te zhduket armando duka nga kreu ii federates,se e ka privatizuar.te gjithe e dine qe per te qendruar ne ate post paguan leke,,ne qeveri,ndaj..ndryshoheni kete mendesi ne popull me vepra... zoti kryeminister
avatar
Anonim
Denis jam kunder nderhyrjes se politikes, kryeministri ska pune ne futboll,mjafton si tifoz. ne dore ta ken profesionistet e futbollit.
avatar
Anonim
Naimi E kemi theksuar dhe po e theksojme se me Duken shkaterrimtarin e futbollit shqiptar nuk hahet jo Bashkim Fino qe kerkon ti zere vendin por sikur edhe figura te tjera nga futbolli te vijne nuk ja dalin dot.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
'45 minuta', ngėrēi pėr Plotfuqinė Milo:Rama-Meta tė takohen si burra
Maks Velo:Ja kurthi qė mund tė mė ēonte nė pushkatim
Studenti shqiptar nė Holandė, Leka: Pėrgjigjen e pranimit e mora nė Skype
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/02/2018, VITI VIII- NR.40