Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 10:03 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Style & Pune
08 Janar 2018 - 16:44
CES 2018,ēfarė do tė sjellė panairi
teknologjik mė i madh nė botė
Panairi teknologjik mė i madh nė botė, CES do tė hapė dyert e tij nga data 9 janar deri nė 12 janar nė Las Vegas. Nė datat 7 dhe 8 do tė ketė konferenca pėr shtyp. Ky takim ka 50 vite qė zhvillohet dhe tėrheq inovatorėt, liderėt dhe sipėrmarrjet e tė gjithė botės. Ėshtė vendi ku markat e mėdhaja prezantojnė produktet dhe njoftojnė tendencat qė do tė shihen gjatė gjithė vitit. Vitin e kaluar morėn pjesė 4 mijė kompani dhe kishte 184 mijė asistentė. Po ju prezantojmė disa nga risitė qė priten nė kėtė panair.

Realiteti virtual

Pėrsėri realiteti virtual do tė jetė prezent nė kėtė panair. Edhe pse nuk ėshtė njė teknologji plotėsisht e re, ende nuk ėshtė eksploruar plotėsisht. Do tė ketė disa sektorė dhe do tė mbėrrijnė nga duart e Google-it dhe nga Lenovo. Pritet qė kompanitė e mėdha tė sjellin syzet me VR dhe me propozime gjithnjė e mė pėrfshirėse. Realiteti virtual mund tė pėrdoret pėr qėllime edukative, pėr tė trajtuar fobi si edhe pėr tė dekoruar ambjente.

Automjete autonome
makina

 

Do tė ketė njė sallon tė tėrė kushtuar makinave. Autonomia dhe connection (lidhja) do tė jenė yjet e kėsaj hapsire, ku markat si Toyota, Kia, Honda, Hyundai, Nissan, Renault dhe Ford e shumė tė tjera do tė sjellin risitė e tyre. Nvidia dhe Qualcomm mund tė befasojnė me risitė e tyre pėr makinat e sė ardhmes. CEO i Fordit, Jim Hackett, do tė mbajė njė bisedė nė 9 janar dhe pritet qė tė parashtrojė disa tė reja interesante. Duke patur parasysh marrėveshjen e Aurorės me Volkswagen dhe Hyundai-n pėr tė krijuar njė sistem tė qarkullimit autonom ka tė ngjarė qė kjo risi tė jetė prezentė nė CES. Nga ana tjetėr kompania kineze Byton do tė shpėrfaqė mjetin e saj tė parė nė prodhim, njė SUV elektrik dhe autonom. Vitin e kaluar Faraday Future u prezantua nė Las Vegas me prezantimin e FF91 edhe pse nuk pati suksesin e pritur.

Televizorė dhe monitorė

televizore

Samsungu do tė prezantojė njė monitor tė lakuar CJ791 qė ka njė panel teknologjie QLED, njė raport 21:9 dhe rezolucion 3.440 x 1.440 pķxel. Gjithashtu ka porta Thunderbolt 3 qė lejojnė transferime deri nė 40Gbps. Besohet se koreano-jugorja mund tė sjellė disa prototipe me microLED, njė sistem panelesh qė e ka prezantuar nė njė ekran kinemaje, por qė tani mund tė transferohet nė televizorėt tradicionalė. Kjo teknologji lejon tė kihen ngjyra mė tė ndritshme, tė zeza tė pastra dhe njė definicion mė i madh. Ėshtė hapi tjetėr cilėsor qė pritet, kur flitet pėr tė konkuruar me OLED dhe LCD. Kompania gjithashtu do tė prezantojė njė saoundbar NW700 Sound+ me fshirje tė zhurmave.

kompjutera

Gjithashtu pėrfshin autoparlantė me njė shtrirje tė gjerė tė tingullit. LG Display do tė sjellė njė televizor OLED 8K me njė ekran 88 polėsh dhe me njė rezolucion7680 x 4320 qė do tė thotė 16 herė me mė shumė pixel se ajo e 1080p. LG do tė prezantojė modele tė pėrmirėsuara tė linjės sė monitorėve me teknologjinė  Nano IPS. Sipėrmarrje tė tjera si Sony, Panasonic, TCL dhe Sharp do tė sjellin risi pėr tė konkuruar nė kėtė linjė. Priten ekipe me HDR dhe Dolby Vision ashtu sikurse edhe ekrane shumė tė hollė.

Kompjutera

Lenovo do tė prezantojė kompjuterat e rinj mes tė cilėve do tė shquhen ThinkPad X280, ThinkPad X380 Yoga, ThinkPad T480, ThinkPad L380 Yoga dhe ThinkPad L580. Ka tė ngjarė qė Google tė tregojė modelet e reja tė Chromebooks, gjithashtu do tė ketė tė reja nga Dell, Acer, Asus dhe HP. Priten risi edhe nga Razer qė vitin e kaluar befasoi me Project Valerie njė notebook gamer me tri ekrane.

Robotė

robote

Kompania tajvaneze ITRI njoftoi se do tė sjellė nė CES njė robot qė do tė luajė scrabble (lojė me fjalė) me pjesėmarrėsit dhe do tė mundė tė shėrbejė kafe. Ky android inteligjent ka njė sistem viziv inteligjent qė i lejon tė interpretojė atė ēka sheh pėrreth tij dhe tė mėsojė duke nisur nga kjo pėrvojė. Dihet qė LG do tė prezantojė tre robotė, njėri nga ata do tė jetė projektuar pėr tė shėrbyer pije dhe ushqime nė aeroporte, tjetri pėr tė kryer check in-nin dhe check out nė hotele dhe i treti do tė kėshillojė klientėt nė supermarkatė.

Smartphones

Besohet se Sony do tė sjellė tre modele tė reja nė CES. Flitet qė Samsungu do tė zbulojė telefonin e tij tė palosshėm Galaxy X dhe Galaxy S9, por nuk ka ende njė njoftim zyrtar. Ajo qė dihet ėshtė se do tė prezantojė procesorin Exynos 9810, zemra e modeleve tė tij. Ky chip ėshtė i ndėrtuar mbi arkitekturėn FinFET me 10 nanometra tė gjeneratės sė dytė.

Folės inteligjentė

inteligjence artificiale

Nė panairin e IFA-s nė Barcelonė, nė shtator u hodhėn disa folės inteligjentė dhe ka tė ngjarė qė kjo tė ndodhė edhe kėtu. Google assistant do tė jetė present nė lloje tė ndryshme folėsish, (LG-ja do tė nxjerrė dy modele me kėtė ndihmės virtual), por edhe nė elektroshtėpiake. Pritet ēfarė do tė sjellė Bixby i Samsungut.(Marrė nga Bota.al)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

10 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Aja Aty thom una do ket grosh mish te thare qepe patate majdanoz atj atj
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Albano nė Repolitix: Presioni i  Sigurimit nė koncertin e 1989-ės
Shqiptarja nė Fast&Furious: Me pagėn e 1 muaji jetova pėr 1 vit
Lufta ndaj korrupsionit, Cantone: Ndėrhyni nė administratė/ VD
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 21/01/2018, VITI VIII- NR.15