-
1 mld euro për bizneset/ Shqipëria pjesë e programit për tregun e përbashkët me BE-në, Tabaku: Duhet asistencë për aplikimet! Yzeiraj: Po punojmë
Shqipëria do të bëhet pjesë e programit të tregut të përbashkët të Bashkimit Europian për periudhën 2021-2027, prej së cilës do të përfitojë 1 mld euro si formë mbështetëse ndaj bizneseve të vogla e të mesme. Projektligji u miratua në komisionin e Ekonomisë dhe pritet t’i përcillet seancës plenare, ndërsa zv/ministri i Ekonomisë sqaroi se bizneseve do t’u ofrohet asistencë teknike dhe këshillim për të kryer aplikimet.
9 Prill, 20:37 -
Edhe 3 vite më shumë letra me vlerë? Propozimi socialist shqyrtohet pas përgjigjeve nga ‘Ekonomia’! Braçe: Proces i dështuar
Afati për përdorimin e letrave me vlerë për të paguar një pjesë të faturës së legalizimit të banesës, apo për të privatizuar prona pritet të shtyhet deri në 2027-ën. Propozimi i diskutuar në Komisionin e Ekonomisë ngre shumë pikëpyetje. Socialisti Erion Braçe thotë se përdorimi i bonove qenë instrument korruptiv, kurse Tabaku kërkoi të dhëna sa pronarë kanë përfituar.
8 Prill, 16:22 -
Evazioni në turizëm/ Hotelet deklaruan xhiro 9 herë më të ulët se realiteti! Financat: Referencat do ulin informaliteti! Braçe kundër
Hotelet kanë deklaruar xhiro 9 herë më të ulëta nga ato që kishin bërë. Këtë e thotë Ministria e Financave në Komisionin e Ekonomisë ku deputeti Erion Braçe kërkoi analizë të humbjeve që ka buxheti nga evazioni. Drejtori i Financave Niko Lera tha se për të ulur evazionin do të caktohet referenca për shfrytëzimin e kapaciteteve të hoteleve.
12 Mars, 15:51 -
Evazioni në turizëm, Braçe në komisionin e Ekonomisë: 1200 euro apartamentet e luksit me qira, e pronari s’paguan taksa
Strukturat akomoduese vjet kanë deklaruar xhiro 9 herë më të ulët sesa realiteti. Kështu thotë Ministria e Financave në Komisionin e Ekonomisë tek diskutohej rishikimi i buxhetit, ku Erion Braçe kërkoj një analizë për humbjet që ka buxheti nga evazioni.
12 Mars, 13:01 -
Ligji i investimeve strategjike, afati shtyhet deri në dhjetor 2024, Tabaku: S’keni lënë gjë pa dhënë me këtë ligj! Braçe: S'kishim ç’të jepnim, i kishit dhënë ju para 2013-ës
Komisionet parlamentare kanë rrëzuar propozimet e deputetit të PS-së Eduard Shalsi për të rritur vlerën e investimit për të fituar statusin strategjik dhe ndryshimet e disa kushteve e kritereve në ligjin e investimeve strategjike.
5 Mars, 15:28 -
‘Ekonomia’ miraton projektligjin për sigurinë kibernetike! Ngrihet qendra e monitorimit të sistemeve digjitale! Drejtori i AKCESK: Sulme masive nga Irani e Rusia
Sistemet elektronike të institucioneve kryesore me të dhëna sensitive të shqiptarëve, shtetërore apo private qofshin, do të monitorohem nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, me synim që të shmangen sulmet që mund të dëmtojnë sistemet e të marrin të dhënat. Projektligji kaloi në parim në Komisionin e Ekonomisë, ndërsa cilësohet si i domosdoshëm në një kohë kur Shqipëria po sulmohet nga hackera të financuar nga Irani e Rusia.
14 Shkurt, 19:48 -
Komisionet miratojnë projektligjin për prokurimin publik! Tenderat dhe vlerësimi do bëhet online, ofertat fiktive skualifikohen nga gara
Në komisionet parlamentare është miratuar projektligji për prokurimet publike që ka si synim kryesor përdorimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në zhvillimin e tenderave. Me propozim të Braçes komisioni i Ekonomisë vendosi që në ligj të specifikohet se kompanitë që bëjnë oferta 25% më të ulta se fondi limit të përjashtohen direkt nga gara
5 Shkurt, 15:36 -
Lojërat e Fatit/ Braçe: Licensën për organizatorët ta japë SPAK-u! Për taksimin duhet sistem shtrëngues siç aplikohet për të ardhurat e deputetëve
Hapja e basteve online shkaktoi sërish debate në Komisionin e Ekonomisë, kur deputeti Erion Braçe kërkoi filtra më të fortë kontrolli për ata që do të marrin licencat. Braçe tha se bastet mbeten në duart e krimit ndërsa propozoi edhe mundësinë që fjalën e fundit për miratimin ta japë Prokuroria e Posaçme.
1 Shkurt, 11:52 -
‘Ekonomia’ i jep dritë jeshile pr.ligjit të katërt të paketës fiskale! Prej 2024, nuk do paguhet TVSH për importin e kafshëve të gjalla
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin e katër që ishte pjesë e paketës fiskale për vitin 2024 që ndryshonte ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
13 Dhjetor 2023, 13:25 -
Lojërat e fatit, Braçe kundër: Po i legalizojmë pa kontroll! Bastet të jenë monopol dhe në duar të shtetit! Shalsi: Ministria e Financave të hartojë ligj të ri
Hapja e basteve online shkaktoi debate në Komisionin e Ekonomisë mes deputetit Erion Braçe dhe kryetarit Eduard Shalsi. Braçe tha se bastet mbeten në duart e krimit, dhe nëse do t’i legalizojmë kontrolli duhet të jetë në duart e shtetit. Për Shalsin, ministria e Financave duhet të hartojë një ligj të ri për këtë industri
7 Dhjetor 2023, 16:44 -
Shtohet me 1.3 mld lekë buxheti për 19 institucione! Më shumë fonde për SPAK, burgjet dhe sigurinë kibernetike
Komisioni i Ekonomisë miratoi sot pr/buxhetin për vitin 2024, duke pranuar dhe shtesën e fondeve për 19 institucione. Ndërsa janë rrëzuar të gjitha amendimet e PD, buxheti parashikon një rritje me 1.3 mld lekë, çka do të thotë me shumë fonde për drejtësinë dhe sigurinë kibernetike. Rritet buxheti i pushtetit vendor për trajtimin e mbetjeve.
1 Dhjetor 2023, 13:53 -
Miratohen 3 projektligje të paketës fiskale për vitin 2024! Shtyhet rritja e taksës së karbonit për në korrik 2026! Braçe kundër: Kompanitë e çimentos po ndotin 2-fish mjedisin
Tre projektligje të paketës fiskale morën dritën jeshile nga Komisioni i Ekonomisë, ndërsa u shty miratimi i projektligjit për ndryshimin e TVSH-së. Komisioni vendosi që të shtyrë me më shumë se 2 vite afatin për të rritur taksën e karbonit për qymyrin, ndërsa kundër këtij ndryshimi ishte vetëm deputeti i PS-së Erion Braçe
1 Dhjetor 2023, 13:06 -
Nuk miratohet propozimi i Braçes për heqjen TVSH-së për produktet higjienike të grave për ciklin menstrual, Mete: E shqyrtojmë në një moment të dytë
Propozimi i Erion Braçes për heqjen e TVSH-së për produktet higjienike të grave për ciklin menstrual është rrëzuar në komisionin e Ekonomisë. Sipas ministrit të Ekonomisë Ervin Mete, këtë mund ta shqyrtojm&am
1 Dhjetor 2023, 12:52 -
Shtyhet afati për rritjen e taksës së karbonit për qymyrin, hyn në fuqi në 1 korrik 2026 jo në 1 janar 2024! Braçe kundër: Po u lihet shumë kohë, këto kompani ndotin dyfish mjedisin
Komisioni i Ekonomisë ka pranuar kërkesën e kompanive të sektorit të industrisë së prodhimit të çimentos, çelikut dhe ferro-kromit, për të shtyrë në kohë afatin për të rritur taksën e karbonit për qymyrin. Rritja e taksës së karbonit do të hyj në fuqi më 1 korrik të vitit 2026 dhe jo në 1 janar 2024
1 Dhjetor 2023, 11:53 -
Propozimi për rritjen e taksës së karbonit për qymyrin, Komisioni i Ekonomisë kërkon të shtyhet: Nuk sjell ulje të ndotjes, rrit kostot për bizneset
Propozimi për rritjen e taksës së karbonit për qymyrin, nuk sjell ulje të ndotjes por rrit kostot për sipërmarrjet. Me këtë arsyetim Komisioni i Ekonomisë ka kërkuar nga Ministria e Financave të shtyhet ky ndryshim ligjor që është pjesë e paketës fiskale për vitin 2024.
22 Nëntor 2023, 11:50 -
Rithemelimi flakë në Kuvend, Braçe: Krim, të ishte kallëzuar! Vërini fre sharlatanëve si Spaho që lëpijnë Berishën, pecetat higjieno-sanitare do ua japim falas
Deputeti socialist Erion Barçe është përfshirë në debat me deputetin e Rithemelimit, Edmond Spaho në Komisionin e Ekonomisë. Spaho tha se Kuvendi ka miratuar për 5 minuta buxhetin, ndërsa paralajmëroi sërish kaos në Kuvend.
22 Nëntor 2023, 11:23 -
Propozimi i Braçes për Ministrinë e Shëndetësisë: Ditët e ciklit për gratë e vajzat të paguhen nga buxheti i shtetit, t'u njihet raporti i pushimit
Deputeti i PS Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë ku u diskutua buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë ka propozuar që periudha e ciklit menstrual për gratë dhe vajzat të njihet si sëmundje dhe të paguhet nga buxheti i shtetit.
13 Nëntor 2023, 16:04 -
Braçe: Spitali i Lushnjës katastrofë, duhet rikonstruktuar! Pamjet nga sallat e operacionit lemerisin miletin! Skema e ndihmës ekonomike dhe e rimbursimit të ilaçeve jo efektive
“Skema e ndihmës ekonomike dhe ajo e rimbursimit të ilaçeve nuk janë efikase dhe me to po abuzohet”. Këtë shqetësim e ngriti në Komisionin e Ekonomisë deputeti i PS-së Erion Braçe, i cili me tone të ashpra ka kërkuar të investohet edhe në spitalin e Lushnjës pasi situata është katastrofike.
13 Nëntor 2023, 15:53 -
Bllokimi i komisioneve parlamentare nga Rithemelimi, Flutura Açka: Puç fashist! Ishte skenar i parapërgatitur
Kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Medias, Flutura Açka ka bërë një koment për bllokimin e mbledhjeve në komisionet parlamentare nga deputetët e Rithemelimit."Unë nuk jam Notere e “Marrëveshje
7 Nëntor 2023, 21:06 -
VIDEO/ Rithemelimi bllokoi hyrjen e Komisionit të Sigurisë, Gjylameti përplaset me deputetët, shtyn Isuf Çelajn dhe hap derën
Deputetët e PS janë përplasur me ata të Rithemelimit pasi këta të fundit kishin bllokuar derën e sallës së komisionit për Sigurinë Kombëtare. Siç shihet edhe në videon e siguruar, deputetja e PS, Blerina Gjylameti ka shtyrë deputetin e PD, Isuf Çelaj dhe më pas ka hyrë në sallë
7 Nëntor 2023, 13:26 -
VIDEO/ 'Pse jeni online o plehra', deputetët e Rithemelimit protestë, shtyhen Komisionet e Ligjeve dhe Veprimtarisë Prodhuese
Deputetët e grupit të Rithemelimit kanë protestuar në Komisionet Parlamentare për zhvillimin e mbledhjeve online duke argumentuar se një gjë e tillë është e pakuptimtë pasi ata janë prezentë në Kuvend.Debatet janë zhvilluar në Komisionin e Ligjeve, ku deputetët kanë k&
7 Nëntor 2023, 11:42 -
Pr/buxheti 2024 në Zoom! Vijon kaosi në kryesinë e Kuvendit, deputetët e Berishës bllokojnë dyert e komisioneve
Deputetët e Berishës dhe Bardhit kërkojnë me çdo kusht të zbatojnë skenarin e kaosit të punimeve të Kuvendit. Pas kapërcimit nga dritaret të një ditë më parë, këtë të martë deputetët pa masa disiplinore kanë bllokuar me karrige dyert e sallave të komisioneve duke penguar mbledhjet të cilat po spostohen online.
7 Nëntor 2023, 08:35 -
Deputetët e Rithemelimit bllokuan Komisionin e Ekonomisë, socialistët presin mbledhjen online me bakllava (VIDEO)
Komisioni i Ekonomisë do të zhvillojë mbledhje online pasi grupi i Berishës bllokoi socialistët duke mos i lënë të futeshin në sallën ku do të zhvillohej mbledhja për miratimin e buxhetit të vitit 2024 dhe paketës fiskale.Ndërkohë, deputeti Erion Braçe ka postuar një video n&
1 Nëntor 2023, 16:49 -
Grupi i Berishës bllokoi deputetët e PS, Komisioni i Ekonomisë do mblidhet online në orën 16:00
Komisioni i Ekonomisë do të mblidhet online në orën 16:00. Kjo është zgjidhja e gjetur pasi grupi i Berishës bllokoi socialistët, duke mos i lënë të hynin në sallën ku do të zhvillohej mbledhja për miratimin e bu
1 Nëntor 2023, 15:38 -
Nga rindërtimi tek bujqësia sektorët që marrin më shumë fonde me rishikimin e buxhetit 2023! Mete: Rishpërndajmë 45.8 mld lekë
Komisioni i Ekonomisë ka diskutuar sot rishikimin e buxhetit të shtetit të këtij viti, i cili parashikon rritjen e të ardhurave me 7.5 miliardë lekë, si dhe planifikon të rishpërndahen 45.8 miliardë lekëve me fokus përshpejtimin e projekteve me ecuri pozitive.
31 Tetor 2023, 13:36 -
VIDEO/ ‘Nuk jam Frroku, jam Gjini’! Ngatërroi mbiemrin e deputetit, gafa e Shalsit shkakton të qeshura te ‘Ekonomia’
Mbledhja e sotme e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, është shoqëruar me të qeshura, pasi kryetari i komisionit Eduard Shalsi ngatërroi mbiemrin e deputeti të PS, Frrok Gjinit, duke i thënë “Z.Frroku”.
30 Tetor 2023, 13:16 -
Bastet/ Spaho te ‘Ekonomia’: Ky palo shtet si kontrollon dot lojërat e fatit! Në Shqipëri ky është aktivitet kriminal
Për deputetin e Partisë Demokratike, Edmond Spaho, qeveria shqiptare nuk mund të kontrollojë dot lojërat e fatit. Në komisionin e Ekonomisë, deputeti i PD-së tha se në Shqipëri ky aktivitet është aktivitet kriminal.‘Këtu nuk i kontrollon fare shteti. Këtu nuk është shtet
20 Shtator 2023, 11:08 -
Tabaku të ‘Ekonomia’: Ligji i qeverisë për lojërat e fatit është Marrëzia me rregullat e qeverisë
Në komisionin e Ekonomisë deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha se nuk shqetësohet për kompanitë që do të ofrojnë aktivitetin e lojërave të fatit por për të mirën publike dhe ky projektligj ul konkurrencën dhe përqendron aktivitetin në pak kompani siç ka ndodhur me kompanitë e karburanteve
20 Shtator 2023, 10:52 -
Braçe përplaset me Artan Shytin për bastet: E dini çfarë kemi hequr unë dhe kolegët?! Morëm kërcënime nga zgëqet e burgut, po mbroni krimin
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe duke iu drejtuar përfaqësuesve të Shoqatës së Basteve u tha se ata nuk duhet të përfaqësojnë krimin në komision. Sipas Braçes para 2018 bastet i ka pasur në dorë krimi dhe argumenti që ata sjellin se do të mbeten informale por t’u kthehen kompanive është perceptua
20 Shtator 2023, 10:34 -
Rikthimi i basteve, shoqatat te 'Ekonomia': Dështim nëse nuk rikthehen kompanitë që ishin! Braçe: Shantazh, i ka pasur në dorë krimi
Në komisionin e Ekonomisë grupet e interesit kanë diskutuar për projektligjin për rikthimin e basteve online! Përfaqësuesit e Shoqatës së Basteve kërkojnë rikthimin e kompanive që i kanë menaxhuar para 2018, por për deputetin Erion Braçen, kjo është shantazh dhe të përfaqësosh krimin në Komision
20 Shtator 2023, 09:39 -
Rikthimi i basteve online, Braçe: T’i marrë në menaxhim shteti dhe jo bandat! Opozita: Po pranoni dështimin
Ndryshimet ligjore që mundësojnë rikthimin e basteve online janë prezantuar sot në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend me debate mes palëve. Opozita e konsideron një pranim të dështimit nga ana e qeverisë. Ndërsa deputeti socialist Braçe është shprehur se sipas tij lojërat e fatit duhet t’i marrë në menaxhim shteti.
13 Shtator 2023, 15:26 -
‘Ekonomia’ kalon legalizimin e kanabisit mjekësor! Braçe: Limit sipërfaqes së tokës edhe për kanabisin industrial! Leskaj: Turp që po e kalojmë ligjin, duhet ta refuzojmë
Në Komisionin e Ekonomisë kaloi ligji i Qeverisë për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Ligji kaloi me një propozim për vendosjen e kufizimit të sipërfaqes së kultivimit në 200 hektarë edhe për kërpin industrial ashtu siç është parashikuar për kanabisin mjekësor
17 Korrik 2023, 13:48 -
Nisma për kanabisin mjekësor, Braçe te 'Ekonomia’: Fokusi vetëm eksporti, duhet të ketë partner të huaj që zotëron 51% të aksioneve! Nëse s’tregtohet jashtë dështon
Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur sot për nismën e re të qeverisë për kanabisin mjekësor. Braçe thotë se shoqëria që do të licencohet për prodhimin e kanabisit mjekësor duhet të ketë një partner të huaj që zotëron 51% të aksioneve.
11 Korrik 2023, 14:42 -
Propozimi për ndryshimet ligjore në Drejtorinë e Pastrimit te Parave shkakton debat te 'Ekonomia'! Spaho: E bëtë Shqipërinë lavatriçen e pastrimit të parave
Në Komisionin e Ekonomisë u diskutuan këtë të mërkurë propozimet për ndryshime ligjore që prekin Drejtorinë e Pergjithshme të Parandalimit të Pastrimit te Parave. Deputeti socialist Xhoxhi propozon krijimin e Agjencisë së Inteligjences Financiare, gjë e cila u konsiderua e pamjaftueshme nga deputetët.
21 Qershor 2023, 16:41 -
Komisioni i Ekonomisë viziton Iute! Shalsi: Digjitalizimi i iute, një histori suksesi
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave Z. Eduard Shalsi ka vazhduar turin e tij të vizitave në bizneset që ofrojnë zgjidhje digjitale në operacionet e tyre. Këtë herë, i shoqëruar edhe nga Zëvendëskryetarja e Komisionit të Ekonomisë Znj. Blerina Gjylameti vizituan zyrat qendrore të iute Shqipëri
20 Qershor 2023, 13:32