-
Edhe 5 ditë afat për mbi 73 mijë persona që të dorëzojnë DIVA-n! Tatimet për Report TV: Vjet ishin mbi 49 mijë individë në më shumë se 1 punë
Mbi 73 mijë persona kanë afat edhe 5 ditë për të dorëzuar Deklaratën Individuale të të Ardhurave. Drejtoria e Tatimeve thotë për Report TV, se detyrimin për të dorëzuar DIVA-n e kanë mbi 24 mijë persona që marrin mbi 2 milionë lekë në vit, dhe 49 mijë të tjerë që janë të dypunësuar. Kush nuk dorëzon DIVA-n, gjobitet dhe paguan interes e kamatëvonesën
25 Prill, 15:57 -
Në 3 muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €
Në tre muajit e parë të vitit janë mbledhur më shumë se 1.6 miliardë euro të ardhura, duke u rritur me afro 76 milionë euro krahasuar me vjet. Ministria e Financave thotë se ndikim kryesor në këtë rritje kanë dhënë tatimet mbi pagat e kontributet. Në këtë periudhë ka rënë aktiviteti i bizneseve dhe nuk u realizuan parashikimet për të ardhurat doganore.
23 Prill, 17:01 -
Janar-nëntor, të ardhurat u rritën me mbi 63 miliardë lekë! Euro preku importin, 3.6 mld lekë më pak të ardhura doganore
Përmirësimi i aktivitetit të bizneseve dhe rritja e rrogave të administratës, ndikuan në shtimin e të ardhurave në buxhetin e shtetit. Në 11 muaj janë mbledhur mbi 586 miliardë lekë, ose 63 miliardë më shumë se vjet. Por në rënie janë të ardhurat doganore, kryesisht prej zhvlerësimit të euros dhe dollarit.
19 Dhjetor 2023, 17:22 -
Pr.buxheti 2024/ Të ardhurat pritet të arrijnë në 6.5 mld euro, turizmi e pagat peshën kryesore
Rritja e pagave, ecuria pozitive e turizmit si dhe taksimi i profesionistëve të lirë, do të mbajnë peshën më të madhe në rritjen e të ardhurave në vitin që vjen. Në projektbuxhet është planifikuar rritje e të ardhurave me 240 milionë euro në krahasim me këtë vit.
19 Nëntor 2023, 16:56 -
Rriten me 51 mld lekë të ardhurat, arrijnë në 477 mld lekë! Ulen me 4.9 mld lekë shpenzimet për investimet publike
Të ardhurat e mbledhura përgjatë nëntë muajve të këtij viti janë rritur me 51 miliardë lekë në krahasim me vjet. Ndikim pozitiv kanë dhënë thuajse të gjithë treguesit fiskal, përveç TVSH-së e cila është rënie, duke dhënë sinjale për një reduktim të konsumit. As pushteti vendor nuk e ka realizuar objektivin.
19 Tetor 2023, 19:19 -
8 muaj të artë për buxhetin e shtetit, merr 425 mld lekë të ardhura! Efekt rritja e pagave, nga sigurimet 13.7 mld lekë më shumë
8 muajt e parë të vitit ishin të artë për buxhetin e shtetit duke mbledhur 425 mld lekë. Krahasuar me 8 muajt e vitit të kaluar, shtetit ka marrë 48.5 mld lekë më shumë. Efekt direkt ka dhënë rritja e pagave, ku më shumë para në shtet janë derdhur nga kontributet shoqërore me një rritje 13.7 miliardë lekë më shumë se janar gushti i vitit të kaluar.
28 Shtator 2023, 16:18 -
Të ardhurat në buxhet rriten me 9.7% për 4-mujorin e 2023, rekord nga fitimet dhe tatimi mbi individët
Të ardhurat në buxhet arritën në 206.5 miliardë lekë në katër muajt e parë të vitit, me rritje prej 9.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave të Ministrisë së Financave.
19 Maj 2023, 07:19 -
Superliga pikiadë për të ardhura, ia kalojmë vetëm amatorëve të Andorës dhe San Marinos! Prodani për 'Report TV': Arsyeja? Futbolli ynë pa integritet
Vetëm 2 kampionate që janë amatore, e Andorës dhe San Marinos, ka lënë pas Superliga shqiptare sa u takon parave të gjeneruara në sezonin 2021-2022. Për Report TV ish-sekretari i FSHF-së Eduard Prodani thotë se futbolli shqiptar është në rënie të lirë për shkak të integritetit që sjell edhe largimin e sponsorëve.
15 Shkurt 2023, 13:56 -
Zaloshnja: 45% e banorëve të rritur, me të ardhura personale 0 deri në 7 euro në ditë
Në një vrojtim statistikor rigoroz kombëtar që drejtova javët e fundit, 45% e të anketuarve deklaruan se i kanë të ardhurat personale nga 0 deri në 25 mijë lekë të reja në muaj. Që përkthehen nga 0 deri në 7 euro në ditë! Ndër këta të anketuar, pothuaj gjysma i kishin të ardhurat personale nga 0 deri në 3.5 euro në ditë
7 Tetor 2022, 13:04 -
Raporti i ‘Financave’: Në 7 muajt e parë të vitit u rritën me 40 mld lekë të ardhurat në arkën e shtetit
Qeveria ka tejkaluar planin e të ardhurave me 104% për 7 mujorin e parë të vitit 2022, duke realizuar 326.7 miliard lekë nga 313.5 miliard lekë që ishin parashikuar. Ndërkohë që janë rritur të ardhurat në arkën e shtetit, gjatë të njëjtës periudhë rezulton se qeveria ka ulur shpenzimet duke harxhuar rreth 311 miliard lekë nga 359 miliard lekë që ishin parashikuar.
17 Gusht 2022, 11:18 -
Eduard Zaloshnja: Rritja galopante e diferencës mes Mesatares dhe Mesores së të ardhurave gjatë qeverisjeve të Berishës e të Ramës
Kur gjysmën e trupit e ke në frigorifer dhe gjysmën tjetër në furrën e sobës, tempratura MESATARE e trupit është 36.5 gradë Celsius. Normale si tempraturë, por gjendja e trupit është tejet anormale. Kjo është një metaforë, enkas e ekzagjeruar në ekstrem, që përdoret nga ekonomistët për të stigmatizuar shoqëri me kontraste të forta mes të pasurve e të varfërve.
20 Qershor 2022, 10:10 -
Çmimet e larta ulin tregtinë e mallrave në 4 mujor, INSTAT: Eksport-importi në porte e hekurudha u ul me mbi 21%! Të ardhurat në buxhet janë rritur mbi 18%
Tregtia e mallrave në katër-mujorin e parë të këtij viti ka pësuar rënie dyshifrore dhe shkaku kryesor janë çmimet e larta në tregjet ndërkombëtare. INSTAT thotë se importet dhe eksportet deri në prill u ulën me mbi 21%, ndërkohë që Banka e Shqipërisë thotë se bizneset kanë rritur kërkesën për kredi me qëllim që të përballojnë importin e mallrave pavarësisht çmimeve të larta.
29 Maj 2022, 17:28 -
Raporti 3-mujor, Ministria e Financave: 139 miliardë Lekë të ardhura në janar-mars 2022, rritje me 30 miliard krahasuar me një vit më parë
139 miliardë Lekë kanë qenë të ardhurat që janë mbledhur nga Qeveria në periudhën janar-mars 2022, duke shënuar një rritje me 30 miliard krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në raportin për 3–mujorin e vitit 2022 Ministria e Financave bën me dije se të ardhurat u realizuan në masën 104.4 % të planit të 3 – mujorit.
15 Prill 2022, 11:17 -
Raporti i 'Financave'/ Çmimet rrisin të ardhurat me 18 miliard lekë në 2 mujorin e parë të 2022! Shpenzimet realizohen në masë rreth 87%
Çmimet e larta kanë shkaktuar rritje të të ardhurave në vend. Në raportin e fundit të Ministrisë së Financave bëhet e ditur se të ardhurat totale për 2-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 87.6 miliardë ose 108 % të planit të 2-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 18 miliard lekë.
16 Mars 2022, 16:41 -
Në 2023 do të ndryshojë akciza për birrën dhe verën! Hiqen diferencimet në taksim, të ardhurat do të rriten
Ministria e Financave ka hartuar Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2022-2026 që synon të rrisë të ardhurat tatimore, dhe të heqë favorizimet e bëra ndër vite me taksat. Në vitin e ardhshëm do të rritet taksimi i birrës dhe i verës, propozim ky i bërë nga deputeti Erion Braçe në tetor të vitit të kaluar.
28 Shkurt 2022, 08:40 -
Porti i Durrësit 'kapërcen' pandeminë, volumet u rritën gjatë vitit 2021! 12% më shumë të ardhura se në vitin 2020
Rritja e volumeve tregtare është pasqyruar dhe në rritjen e të ardhurave të APD-së, që për vitin kalendarik 2021 kanë arritur në 2,794,828,618 lekë ose 48 % më shumë se 2019 dhe 12 % më shumë se në 2020.
4 Shkurt 2022, 11:00 -
Në 2021 kostoja e jetësës për qytetarët u rrit! Shtrenjtimi i energjisë, karburantit dhe ushqimeve shtuan me 117 mln USD të ardhurat doganore
Shtrenjtimi i ushqimeve, energjisë elektrike dhe karburantit ka ndikuar pozitivisht në rritjen e të ardhurave doganore. Sipas të dhënave këto tre produkte kanë pasur peshën kryesore në rritjen e të ardhurave, me rreth 117 milionë dollarë. Këto shifra tregojnë se qytetarët kanë konsumuar por me një kosto shumë më të lartë se në 2020.
24 Janar 2022, 09:23 -
Emigrantët për festat e fundvitit në atdhe! Operatorët turistikë: Hyrje-daljet të papërfillshme krahasuar me para pandemisë! Ekspertët: Të ardhurat të kënaqshme
Fluksi i emigrantëve apo turistëve që kanë hyrë në Shqipëri për fundvit ndihmoi në shtimin e qarkullimit të monedhave të huaja. Kjo ndikoi në shpenzimin e më shumë parave në vendin tonë duke dhënë ndikim pozitiv në ekonominë e brendshme. Por për operatorët turistikë fluksi i hyrje-daljeve nga Shqipëria është i papërfillshëm, krahasuar me periudhën para pandemisë.
9 Janar 2022, 10:32 -
Në 9 muaj turistët shpenzuan në Shqipëri mbi 1.4 mld euro! Në pikun e sezonit turistik, tejkalohet 2019
Kushtet e lehtësuara kundër COVID-19, kanë favorizuar turizmin që të rimëkëmbet gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë deri në shtator turistët shpenzuan në vend mbi 1.4 miliardë euro. Ndërsa nga ana tjetër shqiptarët kanë harxhuar jashtë Shqipërisë 801 milionë euro.
13 Dhjetor 2021, 08:31 -
Ekonomi
Performanca financiare, Ministria publikon shifrat për 10 muaj: Tejkaluam planin për mbledhjen e të ardhurave, 66 miliardë lekë më shumë! 5 produktet kryesore
Në 10 muajt e parë të vitit 2021 Ministria e Financave deklaron se ka tejkaluar planin për mbledhjen e të ardhurave, me 104.2%, ose 66 miliardë lekë. Ministria thotë se nga janari deri në tetor shpenzimet e përgjithshme publike, për 10 – mujorin e vitit 2021, u realizuan në masën 91.8 % të planit të periudhës, teksa niveli i deficiti trezultoi në rreth 35.9 miliardë lekë.
15 Nëntor 2021, 16:06 - Ekonomi
-
Ekonomi
Vrojtimi për gjendjen financiare, BSH: 19% e familjeve shqiptare blejnë ushqime me listë, 9% janë me të ardhura 17 mijë lekë në muaj
Rreth 19 për qind e familjeve shqiptare marrin ushqime me lista, ndërsa 34 për qind të tjera, u kërkojnë të afërmeve borxh për bukën e përditshme. Vrojtimi më i fundit i Bankës së Shqipërisë nxjerr në pah edhe një tjetër element që lidhet me të ardhurat mujore deri në 17 mijë lekë në muaj, për 9% të familjeve.
2 Tetor 2021, 22:12 -
Ekonomi
Rekord/ Në 6 muaj vendi eksportoi 1.4 mld euro mallra, ringrihet fasoneria, rriti eksportet me 65 mln euro
Tregtia e mallrave po njeh një rritje të shpejtë këtë vit, duke kapërcyer edhe shifrat e vitit 2019. Në 6-muajit e parë të këtij viti eksportet arritën në 1.4 miliardë euro, dhe importet në 2.8 miliardë euro, me rritje deri 40% krahasuar me vitin e kaluar. Ndikim pozitiv në këtë rritje ka dhënë energjia elektrike dhe rimëkëmbja e sektorit të fasonerisë.
19 Korrik 2021, 12:22 -
Ekonomi
Pushteti vendor kapërcen pasojat e pandemisë, të ardhurat e bashkive më të lartat që nga viti 2010
Bashkitë në gjashtëmujorin e parë të këtij vitit kanë arritur të mbledhin 13.9 miliardë lekë me një rritje prej 3.7 miliardë lekësh krahasuar me vitin e kaluar. Ndikimin më të madh në këtë rritje e kanë dhënë taksat lokale.
17 Korrik 2021, 18:57 -
Ekonomi
Të ardhurat në 6-mujor kalojnë shifrat e para krizës! Janar-qershor të ardhurat u rritën me 39 mld lekë! Denaj: Ekonomia po performon pozitivisht
Të ardhurat e mbledhura në 6-mujorin e parë të këtij viti kanë kaluar edhe shifrat e vitit 2019. Të dhënat e ministrisë së financave tregojnë se nga janari në qershor të këtij viti janë mbledhur 234,2 miliardë lekë, duke u rritur me më shumë se 39 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë. ndikim ka dhënë turizmi, ndërtimi dhe rritja e pagave
15 Korrik 2021, 11:33 -
Kronikë
E pazakontë/ Fatos Tushe që u prangos nga SPAK dha 70 mijë euro para me fajde me 18 % në vit nga kredia që kishte marrë në bankë me interes 5%
Ish-ryetari i Baskisë së Lushnjes Fatos Tushe mori kredi 185 mijë euro me interes 5 %. 70 mijë euro nga kjo kredi i dha hua me interes 18 % në vit. Mister burimi i të ardhurave për të mbuluar këstet e kredisë me vlerë 14 700 euro në vit.
10 Korrik 2021, 09:54 -
Ekonomi
S’ka më afat për qytetarët për dorëzimin e DIVA-s, kush s’dorëzoi deklaratën e të ardhurave do gjobitet! Deri më 29 qershor u dorëzuan 43.800 deklarata
Mbi 43 mijë qytetarë kanë dorëzuar deri më 29 qershor deklaratën e të ardhurave individuale që kishin fituar nga puna në 2020. Një detyrim ligjor që për herë të parë e kishin të gjithë personat që kishin bërë më shumë se një punë. Ndërkohë janë 15 mijë individë që rrezikojnë të gjobiten, pasi afati i dorëzimit përfundoi sot.
30 Qershor 2021, 17:03 -
Ekonomi
Të ardhurat kapërcejnë shifrat e parakrizës! Ministria e Financave: Janar-Maj u mblodhën 253 mln € më shumë se në 2020
Në 5 mujorin e parë të këtij viti të ardhurat e mbledhura nga administrata tatimore e doganore janë edhe më të larta se vitet parapandemisë. Ministria e Financave njofton se janë mbledhur mbi 253 milionë euro më shumë se në 2020 dhe ndikimin më të madh në rritjen e të ardhurave ka TVSH-ja.
18 Qershor 2021, 16:31 -
Ekonomi
Shenja rimëkëmbjeje, rriten me 31 mld lekë të ardhurat në 5 muajit e parë të 2021
Sipas treguesve fiskal, nga të ardhurat tatimore ku përfshihen TVSH-ja, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për 5 mujorin 2021 u mblodhën 98.8 miliardë lekë, ose 12 miliardë lekë më shumë se 5 mujori i vitit të kaluar.
15 Qershor 2021, 16:59 -
Ekonomi
Shtyhet me 2 muaj deklarimit i të ardhurave nga të dy-punësuarit, Ministria e Financave: Kishim ankesa nga qytetarët! Eksperti: Vendimi nuk ishte konsultuar
Të gjithë të dy-punësuarit kanë afat deri në fund të muajit qershor për të plotësuar deklaratën individuale për të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet. Proces ky që do sjellë edhe rritje kostosh për ta, pasi do u rivlerësohet tatimi që kanë paguar për pagat e ndara. Shtyrja e afatit është vendosur një ditë më parë nga Këshilli i Ministrave.
6 Maj 2021, 17:11 -
Ekonomi
Shtyhet afati për dorëzimin e deklaratës vjetore individuale të të ardhurave për vitin 2020
Janë 88.590 persona të dypunësuar që duhet ta dorëzonin deklaratën deri në 30 prill. Tani afati shkon në 30 qershor 2021. Po ashtu falen dhe gjobat nëse deklarata dorëzohet dhe paguhet tatimi i rivlerësuar deri në këtë datë, 30 qershor
5 Maj 2021, 23:11 -
Ekonomi
88.590 të dypunësuar duhet të dorëzojnë deklaratën e të ardhurave! Sot afati i fundit! Rriten kostot pas rivlerësimit të tatimit
Të gjithë të dy-punësuarit sot duhet të plotësojnë deklaratën individuale për të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet. Proces ky që nuk ka ndodhur më parë, e që do ju sjellë edhe rritje kostosh për të dypunësuarit, pasi do ju rivlerësohet tatimi që kanë paguar për pagat e ndara
30 Prill 2021, 09:13 -
Ekonomi
Afati i fundit 30 prilli, Tatimet njoftojnë: Kujdes, individët që duhet të bëjnë deklarimin e të ardhurave personale
Sot dhe nesër janë dy ditët e fundit kur mund të deklarohen të ardhurat nga nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në shumën 2,000,000 (dy milionë) lekë e më tepër. Ditën e djeshme Drejtoria e Tatimeve rikujtoi përmes një postimi këtë detyrim.
29 Prill 2021, 07:54 -
Ekonomi
Rishikohet për herë të tretë buxheti i shtetit! Shtohet optimizmi për të ardhurat, rriten pritshmëritë për 2 mld lekë
Ndryshon për herë të tretë buxheti i vitit 2021. Nëpërmjet një akti normativ qeveria ka vendosur të ndryshojë përsëei buxhetin më 14 prill të këtij viti duke rritur pritshmëritë për të ardhurat.
16 Prill 2021, 21:36 -
Vit pandemik, arka e shtetit 294.5 mln euro minus, goditja më e madhe nga TVSH, tatim-fitimi dhe të ardhurat personale
Në 10 muaj të ardhurat në arkën e shtetit janë 294.5 milionë euro më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rënia më e madhe e është reflektuar tek të ardhurat tatimore me mbi 21 miliardë lekë dhe sipas të dhënave të Ministrisë së Financave nga janari në tetor u mblodhën në total 347.1 miliardë lekë.
17 Nëntor 2020, 16:44 -
Nga janari në shtator të ardhurat bien me 10.5% ose 290 mln euro më pak! Ministria e Financave: U mblodhën në total 307,8 mld lekë
Për shkak të pandemisë gjatë 9 muajve të ardhurat kanë rënë 10.5%. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për periudhën Janar-Shtator buxhetit i munguan 290 milionë euro, krahasuar me viti 2019.
16 Tetor 2020, 21:09 -
Pandemia godet buxhetin e familjeve! Ministria e Ekonomisë: Të ardhurat vjetore të qytetarëve ulen me 267 euro
Çdo qytetar shqiptar këtë vit është parashikuar të marrë 267 euro më pak se në vitin e kaluar. Shkak për këtë është situata e vështirë ekonomike. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave këtë vit të ardhurat për frymë në total do të zbresin me 770 milionë euro.
5 Gusht 2020, 21:51 -
Rriten të ardhurat/ Janar-shkurt mblidhen 106.8 mld lekë, rënie nga pushteti vendor, reduktohen investimet
106.8 miliardë lekë janë mbledhur vetëm në dy muajit e parë të vitit, nga 103.5 miliardë lekë që janë mbledhur në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në janar dhe shkurt kanë pasur ecuri pozitive mbledhja e të ardhurave nga TVSH-ja, tatimi mbi të ardhurat dhe akciza. Ndërsa ecuri negative kanë pasur investimet dhe mbledhja e të ardhurave nga pushteti vendor.
31 Mars 2020, 15:34