-
Komiteti i Përbashkët i Mbikëqyrjes Shqipëri-Britani e Madhe, Mbi 3300 shtetas shqiptarë u riatdhesuan në 2 vite! Balla: Luftë emigracionit të paligjshëm
Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha gjatë takimit të Komitetit të Përbashkët Mbikëqyrës me Britaninë e Madhe për luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe fenomeneve të tjera kriminale, ku ishte pjesëmarrëse dhe Kosova se shkëmbimi i informacionit në kohë reale midis strukturave policore dhe bashkëpunimi i ngushtë me SPAK i shërben parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në të dy vendet tona.
28 Mars, 15:16 -
‘The Sun’: Përplasjet e përgjakshme mes bandave shqiptare në Britani! Prokurori Kreshnik Ajazi: Hakmarrjet ndodhin në Shqipëri
Media britanike ‘The Sun’ i ka kushtuar një artikull përplasjeve mes bandave shqiptare. Media britanike ka ‘zbritur’ në Elbasan dhe ka marrë në intervistë kreun e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazin, i cili ka folur për krimin e organizuar në Shqipëri.
27 Mars, 13:09 -
Britani/ Vranë rivalin e drogës më pas festuan me kokainë dhe prostituta, dy shqiptarët dënohen me nga 27 vite burg
Dy shqiptarë janë dënuar me nga 27 vite burgim nga drejtësia britanike pasi akuzohen se kanë vrarë një trafikant droge me të cilin kishin rivalitet në veprimtarinë kriminale.
23 Mars, 23:07 -
U vetëvra në ‘anijen hotel’, familja e emigrantit Leonard Farruku: Qeveria britanike duhet të mbajë përgjegjësi
Familja e Leonard Farrukut, shqiptarit që u vetëvra në anijen hotel për emigrantët në Angli, kërkon që qeveria e Britanisë së Madhe të mbajë përgjegjësi për vdekjen e djalit të tyre.
20 Mars, 12:55 -
Andrew Tate dhe i vëllai mund të ekstradohen në Britani pas akuzave për përdhunim dhe trafik njerëzor
Personazhi kontravers Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan mund të ekstradohen në Britani, pas vendimit të gjykatës rumune. Andrew dhe i vëllai akuzohen për trafikim të qënieve njerëzore dhe për agresion seksual.
13 Mars, 11:20 -
Britani/ Shkuan për të prerë dritat, punonjësit e kompanisë zbulojnë ‘shtëpi bari’ me vlerë 1.5 mln paund! 3 shqiptarë të arrestuar (EMRAT)
Tre shqiptarë dolën sot para gjykatës së Reading të akuzuar për kultivimin e bimëve të kanabisit me vlerë 1.5 milionë paund. Dritan Meta, 43 vjeç, Refik Skepi, 45 vjeç dhe Visar Elazaj, 38 vjeç, u arrestuan në gusht të vitit 2022 për fermat e kanabisit të zbuluar në Oxfordshire dhe Essex.
8 Mars, 18:36 -
Britania u heq nënshtetësinë ‘lordëve’ të krimit, mes tyre edhe 2 shqiptarë! Njëri i lidhur me Berishën, në 2022-in shkelmoi zyrat e PD-së
‘Lordëve’ të huaj të krimit të organizuar në Britani të Madhe do t’u hiqet nënshtetësia britanike sapo ata të dalin nga vendi. Mediat e huaja kanë shkruar për rastin e 2 shqiptarëve, njëri prej të cilëve, 38 vjeçari Fatjon Dauti i cili në 8 janar të 2022-it u shfaq krah simpatizantëve të Berishës duke shkelmuar zyrat e selisë së PD.
3 Mars, 10:04 -
Tre emigrantë humbin jetën në La Mansh, tentuan të kalojnë në brigjet britanike
Tre emigrantë kanë humbur jetën teksa janë përpjekur të futen në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar përmes La Manshit. Siç bëjnë me dije mediat britanike një ekip kërkim-shpëtimi është në kanalin anglez me autoritete britanike dhe franceze.
28 Shkurt, 18:24 -
Ministri britanik i Drejtësisë: Ka nisur transferimi i të burgosurve shqiptarë
Ministri i Drejtësisë në Britaninë e Madhe, Alex Chalk deklaron se ka pranuar nisjen e transferimit të të burgosurve shqiptarë nga burgjet angleze drejt atyre shqiptare. Sipas tij janë 200 kriminelë shqiptarë, por i pasi që do të transferohet është një trafikant kokaine i dënuar me 17 vjet burg.
26 Shkurt, 11:26 -
Ktheu zyrat e punës në ‘fermë kanabisi’ me vlerë 2 milionë paund, dënohet me 25 muaj burg shqiptari në Angli (EMRI)
Shqiptari, Ylber Dajci është dënuar ditën e djeshme nga një gjykatë në Angli me 25 muaj burg, pra dy vite e një muaj heqje lirie nën akuzën se kishte kthyer ish-zyrat e punës në ‘fabrikë kanabisi’ që kapte vlerën e 2 milionë paundëve.
23 Shkurt, 22:03 -
Kapet sasi rekord droge në Britaninë e Madhe, u gjet e fshehur në paleta bananesh
Policia britanike zbulon sasinë më të madhe të drogës të kapur ndonjëherë prej 5.7 tonësh kokainë. Sasia e ardhur nga Amerika e Jugut, u gjet e fshehur në paleta bananesh dhe kishte destinacion Portin e Hamburgut.
23 Shkurt, 13:37 -
Drejtonin grupin e kokainës në Angli, pranga 3 shqiptarëve! Mesazhet nxorën zbuluar 2 vëllezërit dhe mikun e tyre, dënohen me 16 vite burg
Një grup kriminal shqiptarësh që drejtonin trafikun e drogës në Eastbourne u arrestuan në Britani të Madhe. Vëllezërit Jonid e Julian Cufaj dhe Urim Peraj, u vunë në pranga gjatë një aksioni të policisë, pas një hetimi të gjatë ku u zbulua se si grupi furnizonte me drogë Eastbourne-in, një qytet bregdetar në skajin jugor britanik, për më shumë se një vit.
19 Shkurt, 21:45 -
Angli/ Vdekja e azilkërkuesit shqiptar Leonard Farruku mund të ishte parandaluar! Punonjësi i shërbimit social: U injoruan problemet e tij
Vdekja e Leonard Farrukut, të riut shqiptar i cili i dha fund jetës në mënyrë tragjike në anijen hotel në jug të Anglisë mund të ishte parandaluar
18 Shkurt, 17:34 -
'Ekspozon muskujt nga burgu', Gazeta britanike 'Daily Mail' nuk i ndahet shqiptarit: Gangsteri mburret me jetën pas hekurave
Është rikthyer përsëri në vëmendjen e mediave britanike shqiptari Selamet Mehmetaj, i cili ndodhet pas hekurave të burgut. Sipas tabloidit britanik 30-vjeçari i dënuar me 4 vite e 6 muaj burg për pjesëmarrje në një bandë kriminale, ka postuar foto në rrjetet sociale nga qelia e burgut
7 Shkurt, 12:17 -
Pas takimit me Mbretin Charles III, Princ Harry kalon natën e parë në një hotel luksoz
Princ Harry takoi babanë e tij Mbretin Charles III për 45 minuta pasi mbërriti në shtëpi. Ai nuk e kaloi natën në asnjë rezidencë mbretërore por në një hotel luksoz, për shkak se vitin e kaluar ai u dëbua nga Frogmore Cottage
7 Shkurt, 11:53 -
Shkatërrohet 'perandoria' pronave të patundshme në Angli, dënohet 63-vjeçari: U linte me qira shtëpitë shqiptarëve të cilët i shndërronin në ferma kanabisi
Policia në Britaninë e Madhe ka zbuluar një skemë të kultivimit masiv të kanabisit, të maskuar si një agjenci shit-blerje pronash
6 Shkurt, 21:50 -
Mbreti Charles III u diagnostifikua me kancer, Princ William do të marrë përsipër disa nga detyrat e monarkut
Trashëgimtari i fronit britanik, Princi William i Uellsit, do të marrë përsipër disa nga detyrat publike të mbretit Charles III pasi babai i tij është diagnostikuar me kancer, raporton The London Times
6 Shkurt, 17:28 -
Sërish tensione, ushtria amerikane kryen sulm për t’u vetëmbrojtur ndaj dronëve të rebelëve Houthi
Ushtria amerikane njoftoi se të hënën forcat e saj kryen një sulm për t’u vetëmbrojtur kundër dy dronëve të rebelëve Huthi në Jemen. Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara tha se dronët paraqisnin kërcënim për anijet e marinës amerikane dhe anijet tregtare në rajon. Ndërkohë këtë të martë, u njoftua se dy anije që lundronin në ujërat e Lindjes së Mesme janë sulmuar nga rebelët Houthi
6 Shkurt, 15:53 -
Mbreti Charles III u diagnostifikua me kancer, reagon Osmani: Populli i Kosovës i uron shërim të shpejtë dhe të plotë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas lajmit se mbreti i Britanisë së Madhe, Charles III është diagnostikuar me kancer. Në platformën X (ish-Twitter) Osmani shkroi se populli i Kosovës i uron madhërisë së tij shërim të shpejtë dhe të plotë
6 Shkurt, 13:13 -
Ministri britanik takime me ligjvënësit amerikanë për rivendosjen e qeverisë së Irlandës së Veriut
Ministri i Britanisë së Madhe për Irlandën e Veriut, Chris Heaton-Harris, do të udhëtojë në Uashington për të diskutuar me ligjvënësit amerikanë rivendosjen e qeverisë së deleguar të provincës dhe për të tregtuar potencialin e saj ekonomik
6 Shkurt, 13:01 -
Sunak i tronditur për kancerin e Mbretit Charles III: I tronditur, por fatmirësisht u diagnostikua në kohë
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, në një intervistë për BBC sot, është shprehur i tronditur nga lajmi se mbreti Karl u diagnostikua me kancer dhe shpreson që monarku britanik të shërohet sa më shpejt, pasi sëmundja u zbulua në një fazë të hershme
6 Shkurt, 11:31 -
'Kontrabandist cinik', Gjykata britanike dënon 50-vjeçarin shqiptar: U kap duke trafikuar 12 emigrantë, jahti me motor të dëmtuar dhe pa jelekë shpëtimi
Një shqiptar është dënuar me 32 muaj burg pasi tentoi të trafikonte 12 emigrantë në Britania e Madhe , në një jaht të tejmbushur, me motor të dëmtuar
5 Shkurt, 19:49 -
FOTO/ The Guardian i kushton artikull Leonardit: Tragjedia e muzikantit shqiptar, ëndrra e të cilit u pre në anijen e azil-kërkuesve në Angli
Gjashtë muaj para se ai të gjendej i vdekur në banesën lundruese të refugjatëve Bibby Stockholm, Leonard Farruku shpresonte për krijimin e një jete të re në Angli
5 Shkurt, 18:29 -
Britania mund ta njohë shtetin palestinez përpara arritjes së një marrëveshjeje paqeje me Izraelin
Kryediplomati britanik tha të enjten se vendi i tij mund të njohë zyrtarisht një shtet palestinez, pas një armëpushimi në Gaza, pa pritur për rezultatin e bisedimeve shumëvjeçare midis Izraelit dhe palestinezëve për një zgjidhje me dy shtete.
2 Shkurt, 19:02