-
'Babalja', Alizoti pyetet pas videos së dytë, i qëndron dëshmisë së parë: Agron Xhafajn e imitova pasi ma kërkoi Albert Veliu
Prokuroria administron dëshminë e Fredi Alizotit personit të arrestuar si imituesi i Agron Xhafës në audipërgjimin “Babalja”. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Alizoti i ka qënduar versionit se zërin e Agron Xhafës e imitoi pas kërkesës së Albert Veliut kundrejt premtimit se do merrte 200 mijë euro nga një deputet.
11 Tetor 2018, 10:09 -
'Videoja' e dytë e 'Babales', tregon më shumë se e para!
Partia Demokratike po zhytet përditë e më shumë në spiralen e një historie të sajuar keq dhe dhe sot heronjtë e saj, janë dy kunetër ordinerë nga Vlora, të cilët vetëm një gjë nuk përgënjeshtrojnë në çdo histori, që duan lekë për atë që thonë.
11 Tetor 2018, 08:44 -
Debat me tone të forta në Repolitix, Çlirim Gjata replikon me Artan Hoxhën: Do të fusësh Jetmir Olldashin në burg
Debat me tone të forta në studion e Repolitix në Report Tv. Avokati Çlirim Gjata që mbron gazetarin Jetmir Olldashi ka akuzuar gazetarin investigativ të Report Tv, Artan Hoxha se kërkon që të fusë në burg Olldashin.
10 Tetor 2018, 21:04 -
Salianji në hetim nga Prokuroria, deputeti i PD sulmon Donika Prelën: U emërua për të mbrojtur Xhafajn
Akuzat e Bylykbashit erdhën pas deklaratës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku në një deklaratë për mediat thuhej se zyrtarisht se deputeti i PD, Ervin Salianji është në hetim për çështjen “Babale-Xhafaj”.
10 Tetor 2018, 21:46 -
Gazetari Artan Hoxha publikon foton ekskluzive: Fredi Alizoti në lokal me Sali Lushajn,eksponent i PD
Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha ka publikuar një foto gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin Repolitix, se kunati i Babales, Albert Veliut është fotografuar nën shoqërinë e Sali Lushit, i njohur si eksponent i afërt brenda Partisë Demokratike.
10 Tetor 2018, 21:22 -
‘Ky është ‘Babalja’', avokati i Jetmir Olldashit, Çlirim Gjata: Agron Xhafaj ra me këmbët e veta në Prokurori
Çlirim Gjata thotë se Agron Xhafaj ka deklaruar përpara prokurorëve se persioni që e ka denoncuar është 'Babalja' i cili sipas tij ishte ende 'Dëshmitari X''dhe i paidentifikuar.
10 Tetor 2018, 21:30 -
Zbulohet personi që intervistoi Fredi Alizotin, gazetari Artan Hoxha: Ishte Florenc Hoxha, ish-polici i PD
Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, në studion e Repolitix, ka zbuluar se personi që ka intervistuar ditën e djeshme, kunatin e Albert Veliut, është Florenc Hoxha
10 Tetor 2018, 21:49 -
'Babalja' në Repolitix, gazetari Artan Hoxha publikon fotot: Albert Veliu dhe Fredi Alizoti në lokal me Sali Lushajn
Dalja e videos së re me personazh kryesor Fredi Alizotin, kunatin e Albert Veliut dhe dosja Babale janë diskutuar mbrëmjen e sotme në Repolitix. Gazetari Ylli Rakipi, Artan Hoxha, Clirim Gjata, dhe Xhemal Qefalia kanë qenë të ftuarit e gazetarit Denis Minga.
10 Tetor 2018, 20:56 -
Ke frikë Lul pas kësaj deklarate të Prokurorisë?
Po ta pranoj që këtë Alizotin e shpiku Rama, Xhafa, Veliu, Marku, edhe Balla, patjetër Balla, po nga përgjimet del se Ky dhe Babalja yt, komunikonin para se ky të dorëzohej ne polici. Madje-madje, kur ky fliste për 200 mijë evrot me Babalen.
10 Tetor 2018, 20:22 -
Komardarja ‘Babale 2’ dhe faktet që e shfryjnë atë
Çështja e Babales ka marrë përmasat e një skandali jo vetëm për faktin se e gjitha ishte një inskenim i paguar shtrenjtë nga opozita për të rrëzuar qeverinë, por edhe sepse deputeti Salianji e vazhdon si histori me një tjetër video, po aq qesharake sa e para.
10 Tetor 2018, 19:27 -
Basha: Rama ka krijuar grup të posaçëm për të mbrojtur familjen Xhafaj! Kryeministri: E di, në hall je!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish në Facebook. Basha ka postuar një video në Facebook, ku kryeministri Edi Rama, thotë se do të krijojë një grup të posaçëm, për të hetuar çështjen Babale
10 Tetor 2018, 14:26 -
'Babalja' dhe videoja e Alizotit, Basha: Ja kush e bëri komplotin. Rama: S'do rrijë mbuluar ajo pjesa që dimë të dy
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me videon që publikoi deputeti demokrat, Ervin Salianji. Kryeministri Edi Rama, iu përgjigj pak orë më vonë ku thotë se pjesa e cila dihet shumë mirë nga të dy, nuk do të rrijë pa u zbuluar.
10 Tetor 2018, 13:33 -
Kunatit të Babales i zbulohet e kaluara, Alizoti i dënuar për vjedhjen e dy televizorëve (Vendimi)
Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno siguroi vendimin e plotë të Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier, 26.06.2015, ku rezulton se Alizoti është dënuar për vjedhjen e dy televizorëve në një karburant në datë 5 dhjetor të vitit 2014.
10 Tetor 2018, 12:41 -
Pretendimet e kunatit të Babales, Balla: S’e kam takuar, Salianji ia futi vrapit
Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka mohuar deklaratat e kunatit të Babales, Fredi Alizoti në videon e publikuar nga deputeti i PD, Salianji. Balla shprehet se nuk e ka takuar kurrë Alizotin, ndërsa shton se Salianji iu fsheh prokurorisë.
10 Tetor 2018, 12:09 -
Pretendimet e kunatit të Babales, Policia: Ardi Veliu nuk e ka takuar kurrë
Policia e Shtetit ka reaguar pas videos së publikuar nga deputeti i PD, Ervin Salianji, ku shfaqet kunati i Babales, Fredi Alizoti, që pretendon se është marrë me makinë nga drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu.
10 Tetor 2018, 12:01 -
‘Maratonomakët’ te emisioni Opinion, ikin më shpejt se Luiza Gega
Sapo ka mbaruar emisioni i të martës në mbrëmje në televizionin Klan, ku u paraqit nga PD një intervistë e re e Fredi Alizotit për çështjen "Babale", Fevziu ka dhënë alarmin ndërsa të ftuarit po hiqnin ende mikrofonat: "Po vjen prokuroria!
10 Tetor 2018, 11:42 -
‘Babalja’/ Përgjimi me Erzen Breçanin rrëzon videon e Ervin Salianjit (Detajet)
Dëshmia e ish-zv.drejtorit të policisë së Tiranës Erzen Breçani dhe përgjimi në datë 29 maj me Fredi Alizotin mund të rrëzojnë videon e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ nga deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji
10 Tetor 2018, 11:13 -
Dosja ‘Babale’/ Salianji telefonoi Olldashin në 01:30 të natës ‘Eja se të kërkon Albert Veliu’
Ky përgjim i stisur nga një njeri që mban nofkën “Babale” dhe një person tjetër nga Novosela e Fierit, ka nxjerrë zbuluar deputetin e PD Ervin Salianji, i cili ka montuar në mënyrë dashakeqëse dhe e ka shitur këtë provë tek kryetari i PD Lulzim Basha
10 Tetor 2018, 07:34 -
Kunati i 'Babales' në Prokurori: Imitova Agron Xhafajn, do na jepte 200 mijë € deputeti Salianji
Në dosjen hetimore të Prokurorisë të siguruar ekskluzivisht nga Report Tv, thuhet se Fredi Alizoti ka pranuar se është zëri i tij dhe jo i Agron Xhafajt. Ai thotë se deputeti i PD, Ervin Salianji iu kishte premtuar 200 mijë € atij dhe Babales.
8 Tetor 2018, 19:56