-
Presidenti i heq 'spaletat' gjeneral Sandër Lleshajt, një hap pranë dekretit si ministër
Presidenit Ilir Meta ka dekretuar sot lirimin e Sandër Lleshajt si Gjeneral. Lirimi i Lleshajt me firmë të presidentit njofton "tymin e bardhë" nga Presidenca që pritet të dalë orët në vijim, për të dekretuar edhe propozimin e kryeministrit Edi Rama për emërimin e Lleshajt si ministër të Brendshëm.
16 Nëntor 2018, 12:34 -
'Lleshaj'/ Sot afati i fundit kushtetues i Metës për të dekretuar ministrin e Brendshëm
Pas ripropozimit të Ramës, presidenti Meta rinisi konsultimet me institucionet, ndërsa në një letër drejtuar kryeministrit, ministres së Mbrojtjes dhe kryetarit të Kuvendit, rendiste 14 pyetje për Sandër Lleshajn, duke këmbëngulur te statusi dhe karriera prej ushtaraku.
16 Nëntor 2018, 09:04 -
Dekretimi i Lleshaj/ Presidenti Meta: S'ka presion tek unë, e di shumë mirë procedurën
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qënë i pranishëm ditën e sotme në konferencën ndërkombëtare të gazetarëve të Europës Juglindore “South East Europe Medi Forum” ku edhe ka folur mbi çështjen e dekretimit të “Lleshaj” dhe kalimin e Gruevskit për të Hungari nga toka shqiptare.Meta ka thënë se së shpejti do të ketë një përgjigjie institucionale lidhur me cështjen e Lleshajt, ndërsa për arratisjen e Nikola Gruevskit, presidenti ka thënë se politikanët nuk duhet t'i shmangen drejtësisë.
15 Nëntor 2018, 19:16 -
Përse Ilir Meta, do të shkarkojë presidentin Meta?
Fakti që presidenti Meta e pranoi ridërgimin e kërkesës nga kryeministri, hedh poshtë betejën e tij të pare, për shkak të bindjeve, dhe bën qesharake gjithë arsyet e dyta të paraqitura prej tij. Por krye-arsyeja që ka paraqitur, është totalisht e papranueshme dhe shkarkon vetë Ilir Metën nga detyra e presidentit.
13 Nëntor 2018, 23:26 -
Vrasjet kriminale në vend, Rama: Hënkshin kokat e njëri-tjetrit, janë të lutur ta bëjnë
Kreu i qeverisë theksoi se vrasjet e fundit janë produkt i përplasjeve mes grupeve kriminale, për të cilët preferoi të përdorë një zhargon popullor kur u shpreh: "le të hanë kokat e njëri-tjetrit".
13 Nëntor 2018, 21:46 -
Tahiri i pafajshëm në Itali, Rama: Prova pse vendimi i PS ishte i drejtë, donin ta arrestonin në bazë të llafeve të kriminelëve
Rama tha se sfidë për Tahirin është që ta çojë procesin deri në fund, ndërsa theksoi se në Shqipëri tentuan ta arresojnë kur nuk kishte një akuzë ndaj tij.
13 Nëntor 2018, 21:35 -
Rama në 'Repolitix': Lleshaj do dekretohet, Meta të mos bëhet viktimë e opozitës
Kreu i qeverisë Edi Rama komentoi në "Repolitix" përballë gazetarëve Artan Hoxha, Nikollë Lesi dhe Muhamed Veliu, mosdekretimi nga presidenti Ilir Meta të propozimit të tij për të emëruar Gjeneral Sandër Lleshajn ministër të Brendshëm. Rama u shpreh i bindur se Meta do ta dekretojë ministrin e ri pas ridërgimit të propozimit. Rama foli edhe për ngjarjen e Bularatit, shpalljen non-grata të 52 ekstremistëve grekë, por edhe të tjera cështje që mbajnë aktualisht ndezur debatin politik në vend.
13 Nëntor 2018, 20:46 -
Rasti Lleshi/ Si precedenti Demiraj rrëzon pretendimet e Presidentit Meta
Mosdekretimi i Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm nga Presidenti i Republikës me justifikimin se ai bëhet i pamundur nga statusi i tij i ushtarakut, rrëzohet nga një precedent i vendosur në vitin 2017 në një rast identik.
13 Nëntor 2018, 10:56 -
Dekreti i Lleshit, BE ripërsërit mesazhin për Metën: Ministria e Brendshme duhet plotësisht funksionale
Luigi Soreca është shprehur se për të luftuar krimin dhe korrupsionin duhet një ministri e Brendshme plotësisht efektive. Pas refuzimit për herë të parë, kryeministri e ridërgoi dekretin në Presidencë për Sandër Lleshin, ndërsa tashmë pritet përgjigja e kreut të shtetit.
13 Nëntor 2018, 09:27 -
Largimi i Xhafës, prapaskenat e dekretit të Lleshit, marrëdhëniet me Greqinë dhe bojkoti i opozitës/ Rama sonte në Report Tv në 20:30
Shefi i qeverisë do të jetë përballë një paneli analistësh të përbërë nga Artan Hoxha, Nikoll Lesi dhe Muhamed Veliu për temat më të nxehta të aktualitetit politik.
13 Nëntor 2018, 08:34 -
‘Dekreti i Lleshit’/ Manjani: Statusi i ushtarakut ishte pengesë, Rama arrogant, ja përse iku Xhafaj
Ylli Manjani vlerësoi aktin e Presidentit, ndërsa u shpreh se pas komunikimit mes institucioneve dhe heqjes së statusit të ushtarakut për gjeneralin situata do të zgjidhet duke nënkuptuar se Meta do ta dekretojë Lleshin.
12 Nëntor 2018, 22:28 -
"Më çdekreto President, prej vitit 2013 nuk jam ushtarak aktiv", deputeti i PS: Lleshaj s'ka të drejtë të heqë gradën
Pas deklaratave të njëpasnjëshme të Presidencës dhe Kryeministrisë në kuadër të dekretimit të gjeneralit Sandër Lleshaj në postin e ministrit të Brendshëm, ka reaguar deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu.
12 Nëntor 2018, 16:14 -
Meta 14 pyetje për Lleshin: Një ushtarak aktiv s'mund të jetë ministër! Rama: Ja zgjidhja
Meta rinis konsultimet me Kryemininistrinë, Kuvendin dhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe kërkon informacion shtetërues për gjeneralin Sandër Lleshi i ripropozuar nga Rama për ministër të Brendshëm. Shkresës së Metës i është përgjigjur kryeministri Edi Rama përmes një letre, duke i kujtuar edhe zgjidhjen e këtij ngërçi duke çdekretuar Lleshin si ushtarak dhe miratuar më pas dekretin si ministër i Brendshëm.
12 Nëntor 2018, 11:56 -
Tërheqja për Lleshin/ Meta nisi konsultimet, Rama: Presidenti të hënën do marrë përgjigjet që kërkon
Presidenca ka bërë sot me dije se Presidenti Ilir Meta ka nisur tashmë procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse dhe kryetarin e Kuvendit, përsa i takon propozimit për emërim të Sandër Lleshajt si Ministër i Brendshëm. Përgjigjien presidencës ia kthen Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, i cili në një reagim për mediat thotë se pas sqarimeve që do dërgohen në Presidencë ditën e hënë, Meta nuk do të ketë asnjë arsye të lëkundet për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër.
10 Nëntor 2018, 14:19 -
Dekreti i Lleshit, ambasadorja franceze: Rama e Meta t’i japin zgjidhje, duhet urgjent Kushtetuesja
Christine Vasak shprehet se autoritetet shqiptare duhet të gjejnë një zgjidhje urgjente, pasi Gjykata Kushtetuese është e nevojshme si në këndvështrimin e politikës së brendshme ashtu edhe për politikën e jashtme, referuar marrëveshjes me Greqinë.
10 Nëntor 2018, 09:15 -
‘Lleshi’ në Repolitix, Hajdari: Presidenti dekreton në çdo rast, koston e ka Rama/ Batuta e Ndokës: Zgjidhja është Nar Koka
Juristi Kristaq Kume tha se Presidenti ka të drejtë ligjërisht që të refuzojë një kandidaturë për ministër, por në këtë rast, shton ai, duhet të shpjegojë motivet. Për deputetin opozitar Nard Ndoka, Presidenti nuk është noter, por filtër. E ndërsa nuk sheh në horizont ndryshim të qëndrimit të Metës, ai propozon një zgjidhje tjetër.
9 Nëntor 2018, 21:44 -
Kuvendi i Shqipërisë duhet të ushtroj detyrën e tij Kushtetuese
Po a mundet që kjo shkresë që njoftoi Kryeministri të konsiderohet dekret presidencial? Une them po! Po, sepse nëpërmjet asaj shkrese Presidenti i Republikës ka zbatuar drejtpërdrejt një prej kompetencave të tij kushtetuese, duke mos emëruar Ministrin e Brendshëm.
9 Nëntor 2018, 21:26 -
'Kaçifas', Knut Fleckenstein: S'duhen lejuar nacionalistët që të keqpërdorin situatën
Knut Fleckenstein komenton ngjarjen e Bularatit ku mbeti i vrarë ekstremisti minoritar Konstandin Kaçifa, ndërsa thekson se nuk duhet lejuar që nacionalistët ta keqpërdorin atë që ka ndodhur, ndërsa sipas tij duhet sqaruar nëse ishte e nevojshme të qëllohej për vdekje 35-vjeçari.
9 Nëntor 2018, 11:23 -
Fleckenstein kundër bojkotit të opozitës: Beteja bëhet në Kuvend, të ketë dakordësi për Reformën Zgjedhore
Eurodeputeti gjerman tha se beteja politike bëhet në Kuvend, ndërsa apeloi për dakordësi maxhorancë-opozitë sa i takon Reformës Zgjedhore, kur zgjedhjet vendore po afrojnë.
9 Nëntor 2018, 11:11 -
Dekretimi i Sandër Lleshit, Fleckenstein: Gjenerali figurë pozitive, duam Ministri të Brendshme funksionale
Në një takim me mediat në “Shtëpinë e Europës”, Raportuesi i Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein i është përgjigjur pyetjeve të gazetarve lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit nga ana e presidentit të Republikës, Ilir Meta.
9 Nëntor 2018, 10:44 -
Rama: I ridërgova presidentit kërkesën për dekretimin e Lleshit, Meta: Lexo Kushtetutën
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka folur për herë të parë përpara mediave lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit, ministër të Brendshëm. Para gazetarëve Meta u shpreh se të gjithë ata që e sulmojnë për firmën e tij, duhet të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e kreut të shtetit. Pak pas deklaratës së Metës, kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një statusi në Twitter shkruan se ka rifirmosur ridërgimin e kërkesës për dekretimin e Lleshit.
9 Nëntor 2018, 10:20 -
Mosdekretimi i Sandër Lleshit, flet për herë të parë Ilir Meta: Ftoj amatorët të lexojnë Kushtetutën
Presidenti i Republikës, Ilir Meta u shpreh se të gjithë ata që e atakojnë për mosdekretimin e ministrit të Brendshëm, duhet të lexojnë Kushtetutën. Reagimi i Metës vjen pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama i cili shpreh se sot maxhoranca do i dërgojë sërish për dekretim presidentit emrin e Sandër Lleshit.
9 Nëntor 2018, 09:53 -
Komandimi i Lleshit, SHBA si BE-ja, mesazh Metës: Ministria e Brendshme duhet plotësisht funksionale
Ashtu si ambasadori i BE-së një ditë më parë, edhe ambasada e SHBA thekson se një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e luftës kundër krimit dhe drogës.
8 Nëntor 2018, 12:04