-
Protesta e banorëve të 2 fshatrave në Fier për ujin e ndotur, reagon Agjencia Rajonale e Mjedisit
Nisur nga shqetësimi i fermerëve të Povelcës dhe Darëzezës për ndotjen e kolektorit te Levanit, Agjencia Rajonale e Mjedisit është duke vënë në dijeni Agjencinë Kombëtare për të kryer inspe
11 Prill, 20:00 -
Banorët e 2 fshatrave në Fier në protestë: Uji i ndotur po na kalb të mbjellat, na kanë ngordhur bagëtitë
Dhjetëra banorë të fshatrave Povelcë dhe Darëzezë në Fier janë ngritur në protestë për ndotjen e ujit të kolektorit. Sipas tyre uji i ndotur nuk po dëmton vetëm të mbjellat, por po u ngordhin edhe bagëtitë nga konsumimi i tij. Fermerët thonë se këtë shqetësim e kanë ngritur prej 20 vitesh, nuk kanë marrë zgjidhje.
11 Prill, 17:18 -
S’ka kontejnerë në fshatrat e Gjirokastrës, banorët: Prej 20 vitesh mbetjet i hedhim në përrua! Ndotje e rrugë të dëmtuara në Lezhë
Banorët e zonave periferike vuajnë mungesën e investimeve si në Gjirokastër ashtu dhe në Lezhe. Ato janë të mbushura me mbetje urbane pasi nuk ka kontejnerë, ndërsa rrugët janë të dëmtuara.
13 Mars, 16:33 -
Masa për subjektet që ndotin mjedisin, kush shkakton dëme të pakthyeshme në territor, përjashtohet për 50 vjet nga lejet mjedisore
Ndryshimet në ligjin 'për lejet e mjedisit', parashikojnë përjashtim me 50 vjeçar nga e drejta e marrjes së lejeve mjedisore për subjektet që shkaktojnë dëme të pakthyeshme në mjedis si pasojë e veprimtarisë së tyre.
8 Mars, 17:55 -
Ndotja e ajrit dhe mjedisit, drafti i ri rrit gjobat me 30%! Të gjitha masat që parashikohen për bizneset
Gjobat për bizneset që ndotin mjedisin dhe ajrin do të rriten me 30%. Ministria e Turizmit ka hedhur në konsultim publik dy projektligje për rritjen e gjobave me qëllim që të ulet ndotja në vend. Referuar drafteve gjobat për ndotësit do të fillojnë nga 690 mijë lekë deri në 2.6 milionë lekë në varësi të shkeljes. Ndërsa në ligjet aktuale gjoba maksimale është 2 milionë lekë.
23 Shkurt, 16:25 -
Një grup qytetarësh protestë për ndotjen në Elbasan: Institucionet të marrin masa, fëmijëve u rrezikohet jeta nga çlirimi i gazrave
Elbasani është një ndër qytetet më të ndotura në Shqipëri nga industria e rëndë. Para dy javësh zjarri i rënë në ish-kombinatin Metalurgjik la pas një ndotje të frikshme.
20 Nëntor 2023, 14:57 -
Zjarri në ‘Kurum’, pasoja në shëndet dhe mjedis! Guri: Ndotja në Elbasan 365 ditë të vitit, fabrika u fshihet kontrolleve
Pika e grumbullimit të skrapit në fabrikën “Kurum”, e cila u përfshi nga flakët tre ditë më parë (6 nëntor) për tu shuar pas 20 orësh nga zjarrfikëset, vijon në qetësi dhe në normalitet punën e saj duke shkaktuar ndotje të ajrit në gjithë zonën e Bradasheshit në Elbasan.
9 Nëntor 2023, 15:17 -
Zjarri te "Kurum", eksperti ngre alarmin: Janë djegur lëndë kancerogjene, ndotja katastrofike
Pas rreth 20 orësh, është shuar zjarri në pikën e grumbullimit të skrapit në fabrikën “Kurum”. Report Tv solli pamjet teksa tymi përhapej në ajër, duke shkaktuar ndotje për të dytën ditë radhazi në Elbasan
7 Nëntor 2023, 22:02 -
Djegia e torfës, Sheqerasi i Maliqit mbulohet nga smogu, banorët në protestë: Ndotja alarmante, po helmohemi! Topçiu: Veç shiu na shpëton
Në Maliq po digjet zona torfike, ose ndryshe ish-tokat kënetore. Është një sipërfaqe e madhe që digjet në brendësi duke shkaktuar ndotje masive të fshatit Sheqeras e zonave përreth. Banorët kërkojnë të merren masa pasi smogu u ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.
11 Tetor 2023, 16:39 -
'Fshati nuk ka kazanë!' Banorët e Ormanit në Maliq hedhin plehrat në shtratin e lumit Devoll! Report Tv tregon ndotjen alarmante
Banorët e fshatit Orman në Maliq i hedhin mbetjet urbane në lumin Devoll, duke krijuar ndotje alarmante. Ata shprehen se në fshatin e tyre nuk ka kazanë për plehrat dhe bashkia nuk i pastron asnjëherë pirgjet që gjenden kudo e për më tepër në brigjet e lumit.
27 Shtator 2023, 17:29 -
Laguna e Godullës në Kurbin 'e pushtuar' nga mbetjet! Peshkatari: Dikur këtu pija ujë, tani nuk gjuaj dot as peshk
Edhe pse një ndër pasuritë e rralla te natyrës shqiptare zona e mbrojtur e Godullës në Kurbin prej vitesh ka mbetur e harruar nga pushteti vendor. Mungesa e infrastrukturës dhe pushtimi nga mbetjet që depozitohen në brigjet e tij, në lagunën e Godullës në fshatin Adriatik të Kurbin po rrezikojnë çdo ditë ekzistencën dhe biodiversitetin e kësaj zone turistike
1 Gusht 2023, 15:51 -
Braktiset plazhi Kune Vain në Shëngjin për shkak të ndotjes, çadrat e mbyllura! Pushuesit: Është mbushur me alga dhe leshterikë, të pastrohet
Pushuesit në plazhin e Kunes në Shëngjin po bëhet çdo vit e më të pakët. Për shkak të ndotjes së vazhdueshme dhe pushtimit nga algat dhe leshterikët, ata që zgjedhin të pushojnë në këtë vijë bregdetare numërohen me gishtat e dorës.
1 Korrik 2023, 12:46 -
Ndotje në mes të sezonit turistik në Kavajë, ujërat e zeza derdhen në det! Pushuesit plazh mes fekaleve
Në mes të sezonit turistik në vijën bregdetare të Kavajës vijon ende ndotja e plazheve publike, ndonëse të mbushura me pushues që po kalojnë pushimet. Report Tv, me gazetarin Aldo Mustafa bëri një vëzhgim në vijën bregdetare ndërsa sjell problematikën e ndotjes në mes të plazhit të Golemit, ku ujërat e zeza derdhen në det.
1 Korrik 2023, 11:27 -
Dështimi i laboratorit shtetëror, prokuroria e Durrësit thërret ekspertë privatë për ndotjen me naftë në impiantin e ujërave të zeza
Hetimet për të zbuluar kompaninë që shkaktoi ndotjen mjedisore dhe nxori jashtë funksionit impiantin e ujërave të zeza në Durrës do të vazhdojnë me ekspertë private.
22 Qershor 2023, 16:20 -
Moti i keq, shtrati i lumit Drin shndërrohet në landfill mbeturinash! Ndotje alarmante në sezon turistik (VIDEO)
Pas reshjeve të shiut te pasdites se kësaj te diele, Shtrati i lumit Drin ngjan me një landfill mbeturinash, në të cilin lundrojnë qelqe, plastikë e materiale të tjera.
11 Qershor 2023, 22:23 -
G7-a zotohet për t’i dhënë fund ndotjes plastike deri më 2040! Për herë të parë Italia, Japonia dhe SHBA i bashkohen nismës
Ministrat për Ambient dhe Klimë të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7) janë zotuar për t’i dhënë fund ndotjes me plastikë në shtetet e tyre, deri më 2040
16 Prill 2023, 11:16 -
Ndotje masive në lumin Drin, shishe e materiale plastike! Prurjet mbushin hapësirën me plehra që derdhen në det
Mjaftoi një ditë me reshje, për ta shndërruar panoramën e lumit Drin në një landfill mbetjesh. Prurjet e vazhdueshme të shirave mbushin shtratin e Drinit me mbeturina plastike që më pas përfundojnë në det. Kjo problematikë është kthyer në shqetësim që deri më sot institucionet përgjegjëse nuk i kanë dhënë asnjë zgjidhje.
28 Shkurt 2023, 16:01 -
Fermerët në Dimal vadisin me ujë të ndotur: Fabrika e vajit të ullirit derdh mbetjet! Agjencia e Mjedisit: S’kemi konstatuar shkelje, s’e dimë shkakun
Fermerët e Kutallisë në Dimal ankohen për ndotjen e ujit që përdorin për vaditjen e prodhimeve bujqësore. Sipas tyre, uji ka përmbajte të lartë acidi që shkaktohet fabrikat e vajit të ullirit. Agjencia e Mjedisit thotë se fabrikat janë në rregull sepse përdorin gropat e dekantimit, por nuk ka një përgjigje për faktorët ndotës të kolektorit.
12 Janar 2023, 16:55 -
Propozimi/ Ndalohet me ligj ndezja e zjarreve, burg edhe kush djeg barishte dhe ferra! Nisma e propozuar nga deputeti Braçe për një Shqipëri pa tym
Projektligj në Kuvend për ndalimin dhe disiplinimin e zjarreve, synohet përmirësimi i imazhit të Shqipërisë në sytë e të huajve, ulja e ndotjes dhe mbrojtja e zjarreve.
21 Dhjetor 2022, 07:19 -
Ndotet deti në plazhin e Shpellës së Lukovës në Sarandë, dyshohet se janë derdhur vajra nga anijet (VIDEO)
Konkretisht ditën e sotme në plazhin Shpella në Lukovë deti është ndotur nga vajra, të cilat dyshohet se janë derdhur nga anije. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruar nga Report Tv në gjatësinë e plazhit uji është i ndotur.
5 Qershor 2022, 15:41 -
Vendgrumbullimi në Tepelenë emergjencë mjedisore, mbi 10 ton plehra depozitohen pranë shtratit të Vjosës
Fusha e mbetjeve në Tepelenë ndodhet 10 metra nga shtrati i lumit Vjosë duke krijuar një ndotje masive të ujit dhe tokës. Një tjetër problematikë është mungesa e rrethimit, ku lëvizin kafshët duke u bërë shkak për përhapjen e sëmundjeve. Bashkia e pret zgjidhjen nga Ministria e Mjedisit e cila prej vitesh ka premtuar ndërtimin e një landfilli rajonal.
23 Maj 2022, 21:57 -
Ndotet bregdeti i Shëngjinit, vihen në lëvizje IKMT dhe Agjensia e Mjedisit: Dyshohet se një lëndë e verdhë është hedhur nga anijet
Ndotja e krijuar në bregdetin e Shëngjinit ka shqetësuar pushuesit, të cilët kanë pushtuar këtë vijë bregdetare këtë të diel dhe institucionet janë vënë në lëvizje. Përgjegjësi i sektorit të Mjedisit dhe Ujërave IKMT Lezhë, Gjergj Elezi ka folur para medi
22 Maj 2022, 13:01 -
Bregdeti nga Velipoja në Shëngjin merr ngjyrë të verdhë, dyshohet se është shkaktuar nga poleni i pishave! Asnjë dëm për shëndetin
Bregdeti nga Velipoja në Shëngjin merr ngjyrë të verdhë që dyshohet se është shkaktuar nga poleni i pishave, një fenomen natyror i padëmshëm për shëndetin. Lajmi konfirmohet nga Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Shkodër.
22 Maj 2022, 11:42 -
Katastrofë ekologjike në Kune në Shëngjin! Bregdeti mbulohet nga mbetje te ndryshme, deri tek kafshët e ngordhura
Pamjet e bregdetit te Kunës në Shëngjin, tregojnë një katastrofë të vërtetë ekologjike. Brezi i rërës është mbuluar nga mbetje te ndryshme te sjella nga deti pas reshjeve te fundit te shiut. Plastika, mbetje drurësh e deri tek kafshët e ngordhura, kanë dalë në breg, duke sjell një ndotje mjaft te madhe.
13 Prill 2022, 13:13 -
Ndotje ekologjike, lumi Ishëm mbulohet nga shishet dhe mbetjet plastike, plehrat ‘nisen për plazh' (VIDEO)
Pas shirave që kanë rënë ditët e fundit, lumi Ishëm është mbuluar nga shishet dhe mbetjet plastike. Lumi i transporton drejt detit ku me pas depozitohen në brigjet e plazheve dhe bregdetit tonë, por edhe më tej duke përfunduar në Mal të Zi, Kroaci etj.
12 Prill 2022, 09:05 -
Denoncimi në Report Tv: Në Hamallaj inertet e ndërtimeve hidhen në kanalin e hidrovorit që i çon në det (VIDEO)
Një denoncim i mbërritur në Report Tv, pretendon se në një zonë në Hamallaj, ku janë në ndërtim e sipër disa vila e ndërtesa, inertet e ndërtimeve po hidhen në kanalin e hidrovorit.
1 Prill 2022, 11:42 -
Sociale
12 fshatra të Novoselës hedhin plehrat në zonën e mbrojtur të lagunës Vjosë-Nartë, problematika prej 3 vitesh, banorët: Kanë ndotur edhe ujin, nuk e pimë dot
Një problematikë që vijon prej 3 vitesh por që ende nuk po gjen zgjidhje ajo e hedhjes së mbetjeve në zonën e mbrojtur të lagunës Vjosë-Nartë. Banorët e 12 fshatrave në njësinë administrative të Novoselës depozitojnë mbetjet në këtë vend, në mungesë të një vendepozitimi tjetër, duke shkaktuar ndotje të mëdha.
25 Tetor 2021, 13:16 - Bota
-
Bota
OBSH: Ndotja e ajrit vret shtatë milionë persona në vit
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka fuqizuar të mërkurën udhëzimet e reja për kualitet të ajrit, duke thënë se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha të ambientit për shëndetin e njerëzve, dhe për pasojë shkakton shtatë milionë vdekje të parakohshme në vit
22 Shtator 2021, 19:39 - Kronikë
-
Kronikë
Në prag të sezonit turistik, ndotet rruga e plazhit të Shëngjinit nga mbetjet e peshkut (VIDEO)
Mbetjet peshku janë hedhur nga persona ende të paidentifikuar në anë të rrugës së Shëngjinit duke sjellë ndotje për banorët e zonës por duke dhënë një imazh negativ, pasi Shëngjini po bëhet gati të çelë sezonin turistik.
4 Maj 2021, 17:08 -
Kronikë
‘Të dorëzuar’ përpara ndotjes së Fierzës, ende asnjë zgjidhje për pastrimin e liqenit në verilindje të vendit (VIDEO)
Asnjë zgjidhje nuk është gjetur për pastrimin e liqenit të Fierzës, në verilindje të vendit i cili shfaqet vazhdimisht i ndotur nga prurjet e lumenjve. Projektet ndërkufitare kanë mbetur në letër, ndërsa aksionet sporadike të pastrimit në bregliqen nuk kanë dhënë efekt
4 Maj 2021, 16:54 -
Shirat nxjerrin në sipërfaqe ndotjen, lumi Shkumbin i mbushur me mbeturina e ujëra të zeza
I konsideruar si një ndër zonat më të njohura të Elbasanit, lumi “Shkumbin” vijon të vuaj problemin e mbetjeve që hidhen në të. Shirat e fundit kanë ofruar një panoramë aspak dinjitoze për këtë lumë. Këto mbetje hidhen nga banorë të zonës dhe biznese në afërsi.
21 Shkurt 2021, 20:45 -
Ndotet uji i lumit Osum në Berat, qytetarët të shqetësuar: Brenda ka kafshë të ngordhura
Ndotje, kafshë të ngordhura dhe derdhje të ujërave të zeza, kjo është pamja që po ofron Lumi i Osumit në Berat në këtë periudhë. Qytetarët janë shfaqur të alarmuar për këtë situatë dhe shqetësimin e tyre nuk kanë nguruar ta shprehin për mikrofonin e Report TV duke thënë se brenda Lumit të Osumit ka edhe derdhje të ujërave të zeza dhe mbetjeve nga fabrikat e vajit.
22 Nëntor 2020, 15:01 -
Sterrë e zezë dhe erë e rëndë, Gjanica ndotet sërish, qytetarët: Shkarkohen mbetjet hidrokarbure, qeveria nuk merr masa
Lumi Gjanica vijon të jete i ndotur, duke u kthyer në shqetësim për banorët e Fierit. Asnjë masë nuk është marrë për të ndëshkuar kompanitë që punojnë përpunimin e naftës dhe që dyshohet se shkarkojnë mbetjet hidrokarbure në lumë.
16 Nëntor 2020, 15:23