-
Edison Ypi: Kirovi
Kishin filluar të dukeshin televizionet private italiane. Njerëz që u ishte bërë shpirti zeher duke pritur me dhjetra vite të visheshin si jerëz dhe të hanin me lugë floriri por kishin përfunduar te rreckat dhe supa me këmbë derri, këmbenin ethshëm eksperienca mbi mjete dhe mënyra si mund të shihnin televizionet e huaja.
11 Prill, 13:07 -
Edison Ypi: Qeni Lekut
Entuziasti i papërmbajtur i pronës private dhe iciativave kapitalistike, “qeni lekut” dhe “gomari punës” që më pa nga larg, s’më la ta hapja gojën. Më sulmoi me një rrebesh fjalësh. Më hutoi krejt. Më bëri ta humb mendjen si Xhaferri simiten. J’u nënështrova me kënaqësi ligjëratës së tij të zjarrtë në mbrojtje të punës, pronës, kapitalizmit, biznesit. E lashë të vazhdojë.
1 Prill, 14:57 -
Edison Ypi: Jam i Kuq
Kur udhëtoj nëpër skutat e vendit tim, kudo ku vete me naftën time, makinën time, kohën time, pa kërkuar nga askush asnjë lek, iki sa më larg, sa më thellë. Kur kthehem nga udhëtimet, ata që më kritikojnë janë gjithmonë ca të kuq nga ata që më thonë se s'jam mjaftueshëm i ndjeshëm dhe i mëshirshëm me fukaranë.
29 Mars, 14:46 -
Edison Ypi: Çun Pagan
Mendja më vajti te shtëpia e çunit që ndoshta ishte njëra nga shtëpitë e shumta të reja ose në ndërtim e sipër përtej lumit ku gomën do ta digjte. Për shembull, për me shkri ziftin për terracën, a për ndonjë punë tjetër të ngjajshme, për të cilën përdorimi i gomës si lëndë djegëse me çmim zero është e leverdisëshme ndaj qymyrit me çmim kacafiu.
14 Mars, 10:58 -
Edison Ypi: Princat e Panjohur
Ai që duhej të ishte i shquar për besnikëri ndaj principeve themelore, respektues i traditave zakonore, familjar i devotshëm, qytetar shembullor, respektues rigoroz i Ligjit, doli që është e kundërta e të gjithave këtyre; një budalla me brirë, injorant i padurueshëm, hileqar i pandreqshëm, imoral në qelizë, zevzek, qesharak, rrenacak, aq sa zor se gjen në dynja një më të trashë, më të keq, më të fëlliq, se princi ynë
11 Mars, 14:21 -
Edison Ypi: Katibim
Kur ishte fëmijë, gjatë një vizite te Daja i tij, Seferi, ku shkonte për vizitë me Hasien, nënën e vet, mes një fizarmonike, një kallëpi këpucësh, një palë doreza boksi, dhe ca gjëra të tjera, i ra në sy një kuti metalike ngjyrë ergjëndi nja një pëllëmbë e lartë me një rreth të madh në pamjen ballore, ca shenja dhe dy shigjeta brenda rrethit.
1 Mars, 15:22 -
Edison Ypi: Mish dhe Ndryshk
Ushtria e dëshpërimit ishte ushtria e ngjarjeve kriminale të paimagjinueshme. Gjatë tre viteve të shërbimit ushtarak në një repart kundërajror, 4 fatzinj vranë veten. Të gjithë për të njëjtën arsye: nga pamundësia për të përballuar dëshpërimin e papërballueshëm që shkaktonte të qënët ushtar.
26 Shkurt, 12:48 -
Edison Ypi: Ara e Vdekur
Po shetisja në perferi të Tiranës. Fllad. Ngjyra. Tinguj. Aroma. Kur befas më del para një kodër e butë, e bukur. Mbi kodër, ara të mbjella me ngjyra të zjarrta si të Kubit të Rubikut.Njëra nga arat ishte arë djerrë, arë e shkretë, arë e vdekur.Më afrohet nga pas dikush si hiz&eu
29 Janar, 10:38 -
Për një garuzhde groshë
Kishte kaluar mesnata. Ushtarin e zgjoi uria. U ngrit me përtesë. U shtriq. Mallkoi Fatin e zi që e kishte plasur në atë kapanon qensh. Vajti në mencë duke u lëkundur si i dehur. Shtyu sportelin prej druri që ndante mencën me kuzhinën. Hodhi një garuzhde groshë në tas. Hëngri i babëzitur. Piu ujë. Gromësiu. Iku. Fjeti
15 Janar, 14:35 -
Puna
Në vendin ku të shurdhonin planet, afatet, zotimet, premtimet, dhe të qorronin pankartat gjigande me puntorë pararojë, heronjtë e punës socialiste, kronikat, kooperativat, fushat, plugjet, traktorat, po të punoje të cilësonin "qen i punës", po të mos punoje të burgosnin "për parazitizëm".
15 Janar, 12:23 -
Edison Ypi: Gjerdan
Shqipëria ka plot perla të shpërndara, por vetëm 1 gjerdan. I vetmi Gjerdan me perla varur në gushën e Shqipërisë është një shkurtesë nga Gramshi në Mokër duke kaluar nga Kodovjati në Slabinjë, ose viceversa, nja 30 kilometra posht e përpjetë nëpër një terren me rrudha si tru njeriu
27 Dhjetor 2023, 15:31 -
Edison Ypi: Peshkatari i Perlave
Fundi i oqeaneve të bibliotekave dhe arkivave është plot me perla. Perlat presin peshkatarët të mbajnë frymën, të zhyten, ta gjejnë e ta rrëmbejë guackën me perlë brenda. Perla ka. Po a ka Peshkatarë të zhyten në fund të oqeanit për t'i peshkuar Perlat
3 Dhjetor 2023, 18:50 -
I love 4x4
Le të vozisë kush të dojë me makinë të vogël si buburrec, të qetë si peshk, të ulët si zvarranik, të ngrohtë, me kolltuqe të rehatëshme, me marsha automatikë, navigatorë që tregojnë edhe shtigjet e nëndheshëm të milingonave, GPS që gjurmojnë edhe brimat ku hyn e del miu. Janë të mrekullueshme të gjitha. Hiç mos iu ndani diabolerive kaurreske. Por unë s'kam punë me 'to. Un jam tjetër gjë. Un jam 4x4
21 Nëntor 2023, 19:07 -
Edison Ypi: Katër dromca nga Kosova
Fill pas bombardimeve. Në hymje të Shtimjes. Mëngjez herët. Mjegull. Gërmadha shtëpish gjithandej. Te një lavazh, ulur, mbështetur pas muri, pronari dhe njëkohësisht puntori i lavazhit, ndjen zhurmën e makinës që afrohet. Çohet. Hedh një vështrim mua dhe makinës. Nis punën me la makinën. I dridhen duart. Jo pak. Duart i dridhen shumë. Po ta vëresh mirë, edhe trupi i dridhet. Nuk është më tepër se 40
16 Nëntor 2023, 10:11 -
Edison Ypi: Për Murgun
Gdhendësi gjenial i perlave poetike të pavdekshme, perfeksionisti që pranonte të vdiste para se të bënte gabimin më të papërfillshëm, mjeshtri që nuk gaboi kurrë asnjë gërmë e asnjë tingull, Murgu që, si e kam dëgjuar me veshët e mi, u mendua "deri në tetë vite për 1 varg"
12 Nëntor 2023, 20:53 -
'I thonë peqe-lepe njëri-tjetrit', Edison Ypi: Çim Peka e nxori Berishën para publikut në pozitën më të turpshme
Kështu si veproi sonte Çim Peka e nxori Doktorin para publikut në pozitën më të vështirë dhe më të turpshme. Sikur Doktori ka hequr nja katër a pesë brinjë dhe po aq rruaza kurrizore që të përkulet thellë për të bërë seks oral me veten e vet.
8 Shtator 2023, 10:47