-
Tiranë/ Arrestohen 4 persona për mbajtje armësh e shitje droge, 'koka' e grupit shpallet në kërkim
Gjatë operacionit në zonën e Selitës, nga kontrolli i ushtruar në banesën e të arratisurit i cili është dhe personi organizator i kësaj veprimtarie kriminale, policia gjeti dhe sekuestroi tri armë zjarri pistoletë, doza me lëndë narkotike kokainë, 19 aparate celular, 10 ora dore, 600 mijë lekë dhe 5mijë euro.
22 Shkurt 2020, 14:39 -
Arrestohet ish-punonjësja e postës në Levan, vodhi 2 mln lekë nga pagesat e dritave dhe ujit
Sipas policisë, 30-vjeçarja, "nga periudha janar 2019 deri në shtator 2019, duke qënë punonjëse në zyrën postare Levan, dyshohet se ka përvetësuar 2 milion lekë të reja nga mbledhja e pagesave të dritave dhe ujit nga qytetarët"
17 Shkurt 2020, 13:32 -
Elbasan/ Shpërndante kokainë dhe heroinë, arrestohet 41-vjeçari
I arrestuari është B.M banues në Elbasan. Atij gjatë kontrollin fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me heroinë dhe kokainë, si dhe automjetin me të cilin ai lëvizte.
14 Shkurt 2020, 09:16 -
Tiranë/ Arrestohen 11 persona, mes tyre dhe pronari i lokalit për veprimtari të lojërave të fatit (VIDEO)
10 personat do të akuzohen për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Moskallëzimi i krimit”, të kryera në bashkëpunim, kurse pronari i lokalit për veprën “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin”, kryer në bashkëpunim.
12 Shkurt 2020, 18:16 -
Itali/ Arrestohen 3 persona, shfrytëzonin me orë të zgjatura dhe kushte çnjerëzore punëtorët shqiptarë e afrikanë
Gjithashtu u gjet një shkrim që kërcënonte punëtorët: "Kur një punëtor largohet, ai nuk do të lejohet të qëndrojë, do të bëhet i paligjshëm dhe duhet të kthehet në Marok."
11 Shkurt 2020, 18:53 -
Pjesë e grupit të fajdeve në Shkodër, arrestohet i riu në tentativë për të hyrë në Shqipëri
24-vjeçari është ndaluar në lagjen "Qemal Stafa" teksa po tentone të hynte në Shqipëri, ndërsa ishte i shpallur në kërkim pasi pas më 12 mars të vitit që lamë pas gjykata e Shkodrës ka vendosur arrest me burg për veprën penale “Ushtrim pa licencë i veprimatrisë bankare me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.
10 Shkurt 2020, 14:19 -
Burgu i Lezhës së shpejti me spital për të dënuarit e sëmurë (VIDEO)
Në burgun e Shënkollit në Lezhë, vuajnë dënimin ose priten të dënohen 150 persona, pasi pjesa tjetër e të burgosurve janë zhvendosur në burgun e Reçit, për shkak të dëmeve që ka pësuar godina nga tërmeti i 26 nëntorit.
10 Shkurt 2020, 12:54 -
Shkatërrohet banda e rrezikshme shqiptaro-kolumbiane e trafikut të drogës, 25 persona në pranga
25 persona kanë rënë në prangat e Europol pas një mega-operacioni, te koduar "BACCARAT" duke shkatërruar kështu një grup kriminal shqiptaro-kolumbian me veprim në të gjithë Evropën me aktivitet në prodhimin e trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
6 Shkurt 2020, 22:05 -
Tiranë/ I dënuar me 11 vite burg për mashtrim, kapet tek 'Komuna e Parisit' 50-vjeçari (VIDEO)
Kovaci rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Tiranës me 11 vite burg për “Mashtrim të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”, dhe i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet, 10 muaj e 18 ditë burg.
5 Shkurt 2020, 13:24 -
Flet babai i Elton Hajrit: E kanë arrestuar prej mbiemrit! Atë ditë ishte tek tezja...Do kënaqesha sikur ai të dilte nga shtëpia, rri mbyllur! (VIDEO)
Babai i të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, Elton Hajrit, thotë se djali i tij nuk ka lidhje me ngjarjen, pasi atë ditë ka qenë në shtëpinë e tezes së tij në Shijak. Ndriçim Hajri i bën thirrje drejtësisë të hetojë drejt çështjen dhe të mos ndikohet nga mbiemri. Ai tha
31 Janar 2020, 12:19 -
'Hoteli ishte i mbyllur pas dëmeve nga tërmeti, nuk e dimë kush mund të ketë hyrë', çfarë deklaruan në gjykatë 5 të arrestuarit për rrëmbimin e Jan Prengës
Asnjëri nga 5 të arrestuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës nuk ka pranuar akuzat që rëndojnë mbi ta dhe përfshirjen në këtë ngjarje. Ata kanë thënë se hoteli ka qenë i mbyl
31 Janar 2020, 12:13 -
Prova që 'fundosi' të arrestuarit për rrëmbimin e Prengës...foto bardh e zi nga kamerat e sigurisë! (VIDEO)
Provat kryesore që prokuroria ka paraqitur sot në gjyqin kundër të arrestuarve për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës, janë disa foto bardh e zi të shkëputura nga kamerat e sigurisë që organi i akuzës pretendon se ka marrë në resortin "Golden" në Shijak ku u mbajt peng, dhe më tej dyshohet të jetë
31 Janar 2020, 12:08 -
Arrest me burg për 5 të arrestuarit e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës
Të 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Elton Hajrin dhe Olsi Turjan, akuzohen për mbajtje peng të personit dhe “armëmbajtje pa leje”, si dhe Festim Bexhdili, që u arrestua në Kavajë, akuzohet për fshehje dhe asgj&am
31 Janar 2020, 12:02 -
Vjedhje spektakolare...26-vjeçari hyn në dyqanin pa zot me derën hapur dhe merr portofolin, si të ishte i tiji! (VIDEO)
26-vjeçari hyn mjaft i qetë, me veprime të ngadalta, i pa shqetësuar se dikush mund të hyjë, ndoshta duke e ditur ku ndodhej pronari, ka shkuar deri në sirtarin ku mbaheshin lekët dhe ka marrë portofolin
31 Janar 2020, 11:04 -
Rrëmbyen dhe vranë Jan Prengën, 'arrest me burg' për 5 autorët! Ende asnjë gjurmë për trupin e viktimës (VIDEO)
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 personat e arrestuar për rrëmbimin e Jan Pengës në Kamëz. Deri më tani për këtë ngjarje të rëndë janë arrestuar 5 persona ndërsa 11 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë asnjë gjurmë nuk ka nga trupi i pajetë i Jan Prengës, i cili humbi jetën pas plagëve të marra nga dhuna e ushtruar më 17 janar.
31 Janar 2020, 10:35 -
Do kryenin vrasje, lihen në burg dy të rinjtë e kapur me pistoleta e celular për shpërthim të telekomanduar
Dy të arrestuarit u kapën më 29 janar në Fushë Krujë ndërsa fillimisht nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Ata janë larguar me shpejtësi më automjetin e tyre tip BMW duke hedhur në anë të rrugës një pistoletë me silenciator dhe një celular që dyshohet se do të përdorej për shpërthime ne distancë.
31 Janar 2020, 09:09 -
Aksion në Tiranë/ Arrestohen 7 persona për vjedhje dhe dhunë vetëm gjatë 24 orëve, gruaja rreh fëmijët e nxjerr burrin nga shtëpia
7 persona janë arrestuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit, për vjedhje dhe dhunë fizike e psikologjike, ku 5 raste janë për dhunë në familje dhe dy raste janë për vjedhje.
30 Janar 2020, 15:34 -
Korçë/ Arrestohen një 66-vjeçar që plagosi dy të rinj me thikë gjatë një konflikti dhe një 'skifter' elektroshtëpiakesh
Arrestohen në flagrancë dy persona, një 25-vjeçar që dyshohet për plagosje me thikë të dy personave dhe një person tjetër për vjedhje të pajisjeve elektroshtëpiake dhe disa orendive të ndryshme ën qytetin e Korçës.
26 Janar 2020, 15:38 -
EMRI/ Arrestohet në Gjermani grabitësi i shumëkërkuar në Tiranë, kërcënoi një vajzë të mitur dhe mori bizhuteritë në një banesë
Elton Sako, në bashkëpunim me S. M., dhe L. M., në vitin 2012 kanë hyrë në banesën e V. B., në rrugën "Qemal Stafa", ku në banesë ndodhej vajza e mitur dhe nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar kanë vjedhur një sasi bizhuterish.
25 Janar 2020, 15:05 -
'U njohëm në Instagram' Çfarë deklaruan të rinjtë nga Durrësi në polici, 18-vjeçari mohon akuzën për abuzim seksual me minorenen
Para oficerëve të policisë gjyqësore të rinjtë kanë deklaruar se ishin njohur nëpërmjet rrjeteve sociale, Instagram ku më pas kanë biseduar dhe lënë të takohen. Të dy kanë shkuar në banesën e 18-vjeçarit, por ky i fundit ka mohuar akuzat se ka abuzuar seksualisht me vajzën.
21 Janar 2020, 11:02 -
Arrestohet i riu me dy pistoleta në Krujë, grabiti 20 mijë lekë në një lokal! Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij
Sipas policisë i riu, A.K gjatë momentit të arrestimit është kapur me dy pistoleta të mbushura me fishekë, ndërsa vjedhjen e ka kryer më 19 janar, ku së bashku me një tjetër kanë kërcënuar me armë kamarierin e një lokali në Krujë duke i marrë një shumë prej 20 mijë lekësh.
21 Janar 2020, 08:38 -
Emrat/ Drogë nga e gjithë Europa, shkatërrohet banda italo-shqiptare, 15 në pranga
Personi që kontrollonte dhe organizonte trafikun e drogës nga Holanda, Gjermania dhe Shqipëria ishte një shtetas shqiptar, i cili nëpërmjet njohjeve të tij i siguronte organizatës kokainë, heroinë dhe hashash. Sasia e drogës vinte me anë të korrierëve që zakonisht e fshihnin në ndarjet e dyfishta në makina. Kjo organizatë e kishte qendrën në qytetin e Foggias.
17 Janar 2020, 15:00 -
Kapen 333 kg kokainë e pastër në Itali, mes 'menaxherëve' të arrestuar edhe shqiptari me dy emra (VIDEO)
Operacioni, i koduar “Samba 2020”, lindi pasi “Guardia di Finanza” e Spezia-s, kontrolloi kontejnerin. Raportohet se falë analizave përmes pajisjeve skanuese, efektivët kanë zbuluar disa anomali dhe së bashku me doganierët, kanë hapur kontenierin.
13 Janar 2020, 13:24 -
Gangsteri shqiptar i akuzuar për vrasjen e hasmit, rikthehet në Britani e hap biznes
Një gangster shqiptar i dëbuar nga Britania për vrasjen e armikut në atdheun e tij është rikthyer përsëri dhe drejton një lavazh makinash. Sipas "Daily Mail", 49-vjeçari shqiptar Riza Vatoci u pa në biznesin e tij në Bognor Regis, West Sussex.
12 Janar 2020, 18:38