-
U gjet sot i masakruar, çfarë thoshte ish-pjesëtari i UÇK-së për Berishën, UDB-n, Haklajt dhe vrasjen e Azemit
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi u gjet sot i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës. Qerimi kishte qenë njëri nga ushtarët e parë të UÇK-së.
27 Shkurt 2020, 12:43 -
Dosja e vrasjes së Shkëlqim Haklajt, 'patatja e nxehtë' në duart e Berishës
Një ndër akuzat më të rënda që i bëhet Sali Berishës prej Izet Haxhisë është vrasja makabër ndaj Shkëlqim Haklajt. Kjo vrasje përbën fillimin e një masakre që pasoi me afro 200 vrasje të tjera zinxhir në Tropojë për motive hakmarrje.
6 Shkurt 2020, 16:29 -
'Pervers, monstër, narcist'/ E dashura e Izet Haxhisë i jep fund lidhjes: Drakula s'është asgjë para teje...nuk më bleu Berisha
Erjona Parruca Mourlon, e njohur si e dashura e truprojës së Izet Haxhisë, e cila e ka mbështetur atë gjatë gjithë procesi gjyqësor, madje ka shërbyer si urë komunikimi me mediat, ka deklaruar ndarjen pas dy viteve lidhje. Një ndarje që ka zgjedhur ta bëjë publike me një sqarim shumë të gjatë mbi motivet që e kanë çuar të marrë këtë vendim, e ndërsa fajtor kryesor bën Izet Haxhinë.
1 Shkurt 2020, 17:06 -
'Jam ish-agjent i CIA-s, pjesë e Cosa Nostra!' Izet Haxhisë i vjen me postë kërcënimi nga i dënuari për vrasje
"Jam ish-oficeri i CIA, e njëkohësisht anëtar i Cosa Nostras. Marsida Xhaferllari është mikesha imja, është edhe grua me fëmijë. Unë për Marsidën të bëj copa edhe mish të pjekur. Këlysh i Ramës në burg do i lësh kocakat"
1 Shkurt 2020, 16:38 -
Shkrirja e Krimeve të Rënda i mohon Izet Haxhisë të varrosë nënën, nuk i dha dot lamtumirën e fundit
Mbetur pa prokuror, avokati thotë se i është drejtuar SPAK, por drejtuesi i sapozgjedhur i këtij institucioni, Arben Kraja i ka kthyer përgjigje duke thënë se nuk është kompetencë e SPAK për të dhënë lejen e të burgosurit, e po të njëjtën përgjigje dha edhe GJKKO.
20 Dhjetor 2019, 16:47 -
Izet Haxhia: Jam dëshmitar okular, në vitin 2000, Marsida Xhaferllari në hotel në Turqi me kriminelin...më takuan të dy
Izet Haxhia ka autorizuar avokatin e tij Idajet Beqiri për ta bërë publike dëshminë e tij ku ngre pyetje ndaj gjyqtares Marsida Xhaferllari se cfarë lidhje ka mes saj dhe kriminelit? "A keni mbajtur ju marrëdhënie të ngushta dhe a keni qenë e lidhur me botën më të rrezikshme të krimit në kohën që ishit gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier? A keni udhëtuar dhe a keni qëndruar ju në ATAKOY të Stambollit në Hotelin Hollidey Inn, në vitin 2000 në Stamboll të Turqisë me një kriminel të rrezikshëm, F.K, sa ditë keni qëndruar aty dhe çfarë ju lidhte juve me të?"
16 Nëntor 2019, 23:51 -
Avokati paralajmëroi deponime kundër Berishës, Izet Haxhia merret ne pyetje me orë të zgjatura
Për sa i përket çështjes se Izet haxhisë, përveç seancave të marrjes në pyetje, Krimet e Rënda nuk mund të vijojnë me procesin gjyqësor, deri në momentin kur Gjykata Supreme të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me gjykatën kompetente.
23 Tetor 2019, 11:23 -
Avokati: Izet Haxhia po mbrohet nga shteti pas incidentit, do të rifillojë deponimet kundër Sali Berishës
Avokati i Izet Haxhisë deklaron se klienti i tij do të rifillojë deponimet kundër Sali Berishës, pasi tashmë ai së bashku me të fejuarën e tij po mbron nga shtetit në pritje të marrjes së statusit të dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë. Ka nisur një hetim për grupin e policëve që shoqëronin Izet Haxhinë më 9 tetor në ditën e gjatë te dëshmive kundër Sali Berishës.
21 Tetor 2019, 09:53 -
6 ditë dëshmi kundër Berishës, Izet Haxhia: Polici i shoqërimit nga Tropoja frenoi makinën pa shkak, jam çarë në ballë! Nis hetimi
Ka nisur një hetim për grupin e policëve që shoqëronin Izet Haxhinë më 9 tetor në ditën e gjate te dëshmive kundër Sali Berishës. Izet Haxhia i ka kallëzuar, veçanërisht shefin e grupit te shoqërimit me origjinë nga Tropoja, për një aksident të qëllimshëm të makinës teksa ai transportohej me pranga në duar nga burgu 302 në rrugën Mine Peza për në Prokurorinë për Krime të Rënda.
13 Tetor 2019, 09:01 -
Do jepte dëshmi kundër Berishës, avokati: Izet Haxhinë tentuan ta vrasin! Burgjet: Makina e shoqërimit nuk është aksidentuar
Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri deklaron se makina që po e transportonte nga burgu në prokurori për të dhënë prova kundër Sali Berishës është aksidentuar. Për avokatin kjo është e qëllimshme, pasi duan ta eliminojë fizikisht. Por burime nga policia rrugore e Tiranës thanë për Shqiptarja.com se po bëhen verifikime nëse dy ditë më parë ka pasur raportim për aksidentim të grupit të shoqërimit. Burgu 313 ndodhet rreth 100 metra larg nga prokuroria e Krimeve të Rënda.
11 Tetor 2019, 11:07 -
Avokati i Haxhisë: Plani ishte për të vrarë Saliun në '98, jo Azemin! Izeti po i jep SPAK-ut 23 provat për krimet e Berishën, do merret me dhunë në gjykatë
Në padi, Izet Haxhia pretendon se Sali Berisha e ka urdhëruar atë për të bombarduar ambasadën amerikane në Tiranë, eliminimi i Azem Hajdarit, firmat piramidale. Gjithashtu sipas Haxhisë, Berisha kishte planifikuar edhe vrasjen e Skënder Gjinushit, të Sabit Brokajt, të Arben Imamit dhe Shaban Memisë. Avokati: Izeti ka humbur qetësinë....
4 Tetor 2019, 16:51 -
Zbardhet vendimi i gjykatës/ Izet Haxhia u transferua tek SPAK për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal
Ndryshimi i kodit penal ku vrasjet e zyrtarëve të lartë dhe Jurisprudenca gjykatës kushtetuese për kompetencën lëndore janë dy argumentet që kanë transferuar dosjen “Hajdari” me të pandehur Izet Haxhinë nga Gjykata Penale drejt krimeve të rënda deri në ngritjen e SPAK. Report Tv zbardh vendimin e Gjykatës Penale Tiranë ndërsa nga kjo e enjte dosja e vrasjes së ish deputetit Azem Hajdari është regjistruar tek Krimet e Rënda.
26 Shtator 2019, 16:56 -
Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë/ Rigjykimi nga e para për Izet Haxhinë do t'i kalojë SPAK
Gjykata e Tiranës ështja e Izet Haxhisë i kalon Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prokuroria e Tiranës kërkoi që vrasja e ish-deputetit Azem Hajdari të përfaqësohet në gjyq nga Krimet e Rënda pasi sipas saj vrasja e ish-deputetit nuk është kompetencë e tyre.
20 Shtator 2019, 14:35 -
Dosja e patreguar e Prokurorisë për 14 shtatorin
Çfarë ndodhi minutë pas minute më 14 shtator 1998, ngjarje për të cilën prokuroria u referohet fjalimeve të politikanëve, filmimeve dhe këqyrjes në institucionet që u sulmuan dhe që u morën për disa orë në atë që u konsiderua sigrusht shteti?
14 Shtator 2019, 19:23 -
Apeli rrëzon kërkesën për lirimin nga burgu/ Izet Haxhia: Çështja ime trajtohet politikisht, s'i jam shmangur drejtësisë
TIRANË- 21 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e Izet Haxhisë për lirimin nga burgu, me argumentin se i ka mbaruar afati i paraburgimit.
14 Shtator 2019, 11:52 -
Dosja 'Hajdari' drejt SPAK/ Prokuroria e Tiranës shpall moskomptencë për rigjykimin e Izet Haxhisë
Prokuroria e Tiranës kërkon që vrasja e ish-deputetit Hajdari të përfaqësohet në gjyq nga Krimet e Rënda pasi sipas saj vrasja e ish-deputetit nuk është kompetencë e tyre. Kërkesa është bërë sot në seancën e 7-të nga dy prokurorët ndërsa pritet që më 20 shtator gjykata penale të vendos nëse do ta mbaj ajo apo do të shpall mos-kompetencën.
13 Shtator 2019, 15:16 -
Dosja 'Hajdari' 21 vite pa vendim! Apeli rihap procesin për Izet Haxhinë: KLGJ të sjellë gjyqtar me Vetting
Dosja “Hajdari” e cila ka konsumuar mijëra orë gjykim, mbi 60 gjyqtarë prej nisjes së saj e pas 21 vitesh ende s'ka një vendim final të drejtësisë shqiptare. Avokati i Izet Haxhisë për të cilin është vendosur rigjykimi për vrasjen e Azem Hajdarit, deklaron se nuk pranojnë gjyqtarë pa Vetting në procesin e tyre dhe akuzon se prova e vetme e pavërtetë që mban Haxhinë në burg është kallëzimi që ka bërë ish presidenti Berisha në ambasadën e SHBA-ve në vitin 1998.
12 Shtator 2019, 13:26 -
Tensione në gjyqin e Izet Haxhisë/ Avokati kërkon përjashtimin e gjyqtarit: Ka lidhje me vajzën e Sali Berishës
Gjyqi i Izet Haxhisë në Gjykatën e Apelit në Tiranë për masën e sigurisë është shoqëruar me tensione dhe akuza të forta, pasi i pandehuri ka akuzuar se gruaja e gjyqtarit ka lidhje të ngushta me vajzën e Berishës.
15 Gusht 2019, 14:01 -
'Shërbëtorë të Berishës'! Izet Haxhia shpërthen në gjyq...Nuk ja del të fitojë lirinë
Në një prononcim për gazetarët në përfundim të seancës, një nga avokatët e Izet Haxhisë, tha se nëse drejtësia nuk gjendet në Shqipëri, atëherë do ta kërkojnë të drejtën në gjykatat evropiane.
26 Korrik 2019, 13:37 -
Pas 2 dekadash familja e Azem Hajdarit përballë Izet Haxhisë/ Gjykata ftesë: Ejani në seancën gjyqësore
Gjyqtarët e procesit ndaj Izet Haxhisë kanë ftuar familjen Hajdari të marrë pjesë në gjyq në cilësinë e trashëgimtarëve të viktimës, të ndjerit ish deputetit Hajdari. Kjo ftesë është bërë shkak për shtyrjen e seancës ndërsa Izet Haxhiaj edhe një ditë më parë ka kërkuar lirimin nga qelia dhe gjykim në gjendje të lirë.
6 Korrik 2019, 11:18 -
I njëjti skenar pas 22 viteve/ Lulzim Basha kopjon protestat e Berishës 3 muaj pas zgjedhjeve të 1997
Shqiptarja.com zbardh dokumentet EKSKLUZIVE të Ministrisë së Brendeshme- Pas humbjes së zgjedhjeve të parakohshme të 29 qershorit 1997, Sali Berisha hidhte parulla në protesta, “parlamenti i kallashnikovëve”, ‘parlamenti i kriminelëve’, ‘poshtë qeveria’ etj. Të njëjtin itinerar ndjek edhe Lulzim Basha me protestat e javëve të fundit.
20 Qershor 2019, 07:35 -
I dënuar në mungesë për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia kërkon lirinë
Izet Haxhiaj i dënuar në mungesë me 25 vite burgim për vrasjen e ish deputetit Azem Hajdari, i kërkoi sot gjykatës lirimin nga qelia. Avokati i tij argumentoi se Haxhiaj ka kryer 13 vite burgim që i konvertohen në 20 vite. Vendimi do të jepet më 5 Korrik, ndërsa më herët, Gjykata e Apelit vendosi për ripahje të procesit të dosjes “Hajdari”.
18 Qershor 2019, 13:04 -
Avokati i Izet Haxhisë: Sali Berisha shpëton nga përballja, vetëm nëse vdes, ose zhduket
Super-peshkaqeni që kërcënon çdo ditë Izet Haxhinë në burg. Mesazhet e koduara që ai merr në burg dhe kush janë ata që ia dërgojnë kërcënimet. Përballja e pashmangshme në sallën e gjyqit mes Izetit dhe Saliut.
1 Qershor 2019, 15:44 -
Iu dogj makina e bashkëshortes dy ditë më parë, del para vettingut gjyqtari Sokol Binaj
Sokol Binaj, një nga gjyqtarët e dosjes së Izet Haxhisë të cilit iu dogj makina e bashkëshortes dy ditë më parë ka dalë ditën e sotme para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Binaj figuroi i përshtatshëm për të vazhuar detyrën.
17 Maj 2019, 12:30 -
Iu dogj makina e bashkëshortes/ Sokol Binaj, gjyqtari i dosjes së Izet Haxhisë që hoqi dorë nga çështja 'Shullazi'
Sokol Binaj, bashkëshorti i koordinatores për mediet në Prokurorinë e Përgjithshme të cilës iu dogj makina mbrëmjen e djeshme, është gjyqtar pranë Gjykastës së Apelit në Tiranë
15 Maj 2019, 17:04 -
Digjet në mesnatë makina e bashkëshortes së gjyqtarit të dosjes së Izet Haxhisë(FOTO)
Pak minuta pas mesnatës së djeshme në Tiranë është djegur një makinë tip “Citroen” ngjyrë vishnje me targë TR 9837 S, e cila rezulton të jetë në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit, Sokol Binaj. Çështja është marrë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke qenë se dyshimet lidhen për një sulm për shkak të profesionit.
15 Maj 2019, 15:59 -
Vrasja e Azem Hajdarit! Flet Fatos Klosi: Çfarë do të dëshmoj në gjyqin e Izet Haxhisë
"Procesi që do të zhvillohet nuk besoj se do të merret me të gjithë çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit, ai do të rishikojë pozicionin e Izetit në këtë vrasje, meqenëse Izeti nuk ishte prezent në procesin e zhvilluar"
22 Mars 2019, 10:52 -
Rihapet dosja 'Hajdari'! Berisha, Nano, Topalli e Klosi do dëshmojnë për vrasjen e Azem Hajdarit
Gjykata e Apelit vendos rihapjen e procesit “Hajdari” ku Izet Haxhiaj , i dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputeti Azem Hajdari, kërkon të ballafaqohet me ish-presidentin Sali Berisha dhe një sërë politikanësh që kanë drejtuar vendin ndër vite. Në listën e dëshmitarëve të kërkuar nga Haxhiaj rezulton dhe emri ish kryeministrit Fatos Nano, ish kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe ish kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi.
18 Mars 2019, 11:10 -
Rihapja e dosjes 'Hajdari'/ Prokuroria kundër, Haxhia: Berisha më dënoi 25 vite, më dëgjoni
Prokuroria e Apelit shprehet kundër kërkesës së Izet Haxhisë për riçeljen e procesit Hajdari. Ndërsa Izet Haxhiaj i pranishëm në seancën e zhvilluar me tre gjyqtarët e apelit pranë krimeve të rënda kërkoi sërish përjashtimin e tyre me argumentin se kërkesa e tij duhet të gjykohet vetëm nga togat e zeza që kanë kaluar vettingun.
11 Mars 2019, 15:39