[THASH&THEM]

Aktualitet
04 Shtator 2013 - 22:49
Romėt, 20 shoqata deklaratė:
Paratė e BE nuk kanė shkuar kot
TIRANĖ - Njėzet organizata tė shoqėrisė civile u bėjnė thirrje autoriteteve tė zbatojnė tė drejtat themelore tė njeriut tė komunitetit Rom.

Ato kanė kujtuar faktin se prej disa javėsh tashmė, mbi dyzet familje nga komuniteti Rom i Tiranės, prej tė cilėve 88 fėmijė, janė duke jetuar nė strehime tė pėrkohshme nė trotuare pas dėbimit nga vendbanimi i tyre joformal, tek ish ndėrmarrja e ‘Dekorit’ nė Rrugėn e Kavajės.

"Ky komunitet gjendet nė njė situatė tejet delikate, pasi kushtet e tij shėndetėsore dhe higjienike pėrkeqėsohen nga dita nė ditė. Fėmijėt dhe komuniteti nė pėrgjithėsi janė tė ekspozuar nė mėnyrė tė vazhdueshme ndaj rrezikut tė trafikut tė rėnduar rrugor", thuhet nė deklaratė, duke shtuar se "Bashkimi Evropian u ka bėrė thirrje autoriteteve pėr tė vepruar", por edhe "pse ka zhurmė nė media nuk ėshtė bėrė asgjė".

Sipas 20 organizatave, 3 milionėt e BE-sė pėr projekte pėr romėt nuk kanė shkuar dėm, pasi sipas deklaratės, "kėto organizata kanė ofruar shėrbime, kanė bėrė fushata pėr tė drejtat e Romėve etj", por "kjo nuk ėshtė zjgidhje e qėndrueshme", "duhet ndėrhyrja e shtetit", si dhe "njė lidership i fortė".

JEMI FINANCUAR NGA BE, POR PO PUNOJMĖ ĒDO DITĖ ME ROMĖT
Organizatat, tė cilat janė pėrmendur se kanė marrė 3 milionė euro projekte nga BE shprehen se "organizatat joqeveritare dhe organizatat qė janė financuar nga BE-ja pėr projekte me qėllim realizimin e tė drejtave tė njeriut tė komunitetit Rom, prej disa vitesh, janė duke punuar ēdo ditė me anėtarėt e kėtij komuniteti".

"Falė punės tonė me dhe pėr qytetarėt Rom, kėto organizata i kuptojnė shumė mirė sfidat me tė cilat komuniteti Rom pėrballet ēdo ditė: diskriminimin, varfėrinė e tejskajshme, kushtet jonjerėzore tė jetesės dhe luftėn e pėrditshme pėr mbijetesė".

Nė deklarartė pėrmendet se "kėto organizata kanė ofruar shėrbime, kanė bėrė fushata pėr tė drejtat e Romėve, kanė punuar shumė pėr tė sjellė ndryshime tė qėndrueshme nė situatėn e tyre, kanė advokuar pėr gjithėpėrfshirjen e fėmijėve Romė nė shkolla dhe kanė luftuar pėr tė garantuar qė ata tė marrin mbėshtetjen qė u nevojitet nga shteti".

"Kemi obuar pėr alokimin nga ana e qeverisė tė burimeve tė nevojshme pėr tė garantuar, qė Plani Kombėtar i Veprimit pėr Romėt tė financohet nė mėnyrėn e duhur".

SHUMĖ DEBATE NĖ MEDIA, ASNJĖ VEPRIM PĖR ROMĖT
Shumė debate ka pasur nė media mbi situatėn e patolerueshme me tė cilėn janė pėrballur anėtarėt e dėbuar tė komunitetit Rom, e megjithatė asnjė veprim nuk ėshtė ndėrmarrė nga autoritetet bashkiake apo ato tė qeverisė qendrore pėr sigurimin e asistencės, shėrbimeve apo mbėshtetjes pėr kėtė komunitet".

ASISTENCA JONĖ JO ZGJIDHJE E QĖNDRUESHME, PĖRGJEGJĖSIA TE SHTETI
"Organizatat Joqeveritare u kanė ofruar familjeve tė dėbuara asistencė tė menjėhershme por kjo nuk pėrbėn njė zgjidhje tė qėndrueshme. Pėrgjegjėsia pėr ofrimin e asistencės qytetarėve shqiptarė, qė kanė nevojė pėr tė, bie pa diskutim mbi shtetin", thuhet mė tej nė deklaratė. "Komuniteti Rom nė fjalė ėshtė duke jetuar nė kushte tė patolerueshme dhe jonjerėzore. Autoritetet bashkiake dhe shtetėrore duhet tė ndėrmarrin veprime tė menjėhershme pėr tė gjetur zgjidhje tė shpejta dhe pėr tė pėrmbushur tė drejtat themelore tė njeriut tė kėtij komuniteti".

KUDO NĖ SHQIPĖRI ROMĖT NĖ SITUATA SHUMĖ TĖ VĖSHTIRA
"Kudo nė Shqipėri, komunitetet Rome jetojnė nė situata sociale dhe ekonomike shumė tė vėshtira. Shteti duhet tė caktojė burime njerėzore dhe financiare pėr t’i garantuar komunitetit Rom barazi dhe pėrfshirje sociale dhe pėr tė zbatuar plotėsisht Planin Kombėtar tė Veprimit pėr Romėt. Ky veprim ėshtė i nevojshėm jo sepse Shqipėria dėshiron tė pėrmbushė kriteret pėr hyrjen nė BE, por sepse, si njė vend me njė shoqėri demokratike, ajo duhet tė garantojė pėrmbushjen e tė drejtave njerėzore, sociale dhe ekonomike tė tė gjithė qytetarėve tė saj. Anėtarėt e komunitetit Rom janė qytetarė shqiptarė si tė gjithė tė tjerėt dhe shteti duhet tė mbėshtesė tė drejtat e tyre, t’ju mbrojė dinjitetin, tė promovojė barazinė dhe t’u garantojė njė strehim tė pėrshtatshėm si dhe kushtet sociale bazė nėpėrmjet ofrimit tė mbėshtetjes dhe shėrbimeve bazike tė nevojshme pėr ata dhe pėr tė gjithė komunitetet e tjera nė nevojė.

NDRYSHIMI AFATGJATĖ PĖR ROMĖT ARRIHET ME LIDERSHIP TĖ FORTĖ
"Njė ndryshim afatgjatė pėr komunitetin Rom nė Shqipėri mund tė arrihet me njė lidership tė fortė nga ana e shtetit. Gjithashtu, nevojitet njė bashkėpunim efektiv mes qeverisė vendore dhe qendrore, komuniteteve Rome dhe shoqėrisė civile. Organizatat qė punojnė me dhe pėr komunitetet nė nevojė nė Shqipėri konfirmojnė angazhimin e tyre pėr tė bashkėpunuar plotėsisht me autoritetet shtetėrore tė cilat duhet tė ndėrmarrin veprime tė menjėhershme pėr t’i bėrė tė drejtat njerėzore tė komuniteteve Rome njė realitet".

20 ORGANIZATAT E SHOQĖRISĖ CIVILE QĖ KANĖ NĖNSHKRUAR DEKLARATĖN
1. Koalicioni “Bashkė pėr Kujdesin Tėrėsor tė Fėmijėve” (BKTF)
2. Save the Children
3. World Vision
4. Terre des Hommes
5. Association for the Social Support of Youth (ARSIS)
6. Roma Active Albania (RAA)
7. Fėmijėt e Botės dhe tė Shqipėrisė (FBSH)
8. European Institute of Tirana
9. Ndihmė pėr Fėmijėt (NPF)
10. Nė dobi tė Gruas Shqiptare
11. Qendra e Shėrbimeve Ligjore dhe Praktikave tė Integruara (QSHPLI)
12. Qendra pėr Kėrkim dhe Zhvillim (QKZH)
13. Shoqata Kombėtare Edukim pėr Jetėn (SHKEJ)
14. Tirana Legal Aid Society (TLAS)
15. Tjetėr Vizion
16. Volontariato Internazionale per Lo Sviluppo (VIS)
17. Centro Informazione ed Educazione allo Sviluppo (CIES)
18. SOS Fshatrat e Fėmijėve Shqipėri
19. Partnerė pėr Fėmijėt (PPF)
20. Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania)

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)