[THASH&THEM]

Home-THASHETHEM
24 Janar 2013 - 12:43
Blero nis xhirimet për klipin e ri
Prej disa kohësh Blero i ka munguar skenës si këngëtar duke u shfaqur më shumë si producent.

blero

Por mesa duket ai ka vendosur të rikthehet për publikun dhe fansat e tij.

Vetë këngëtari nëpërmjet një statusi në Twitter bën të ditur se së shpejti do të publikojë klipin e tij më të ri “Fiksimi im”, madje ka nisur edhe xhirimet për të.

Gjithashtu Blero është duke punuar për albumin e tij të radhës.

Blero

Ndërkohë përveçse si këngëtar ai vijon të jetë edhe producent i disa këngëtareve si Dhurata Ahmetaj etj.

Blero ka premtuar se ky do të jetë një vit plot surpriza ku ai do të vij me klipe dhe bashkëpunime të shumta.

(xh.k/shqiptarja.com)