[THASH&THEM]

Home-THASHETHEM Nga Izaura Ndoj
14 Nentor 2013 - 09:52
Ermal Mamaqi, prezanton
"Femrat" në kinema
Pas shumë angazhimesh nëpër spektakle Ermal Mamaqi i është rikthyer aktrimit. Filmi “Femrat” është historia e një avokati 30 vjeçar divorcesh, Riku (interpretuar nga Ermal Mamaqi) i cili u shmanget lidhjeve serioze nga frika se janë shumë të komplikuara.

Për të jeta është më e bukur kur je single, kuptohet, kur ke një mama që t’i bën gati të gjitha.

ermal mamaqi

Çdo gjë duket se shkon për mrekulli deri ditën kur mamaja vendos t’I gjejë një nuse!

Gjithë njerëzit rrotull Rikut duket se I kanë vënë vetes një qëllim: ta martojnë!

Filmi tregon përpjekjet e Rikut (Ermal Mamaqit) që t’u “shpëtojë” një morie femrash, nga ato më seksit e inteligjentet, deri tek ato më të zakonshmet që po vdesin për t’u martuar një burrë si ai.


Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)