[THASH&THEM]

Vip
24 Janar 2013 - 17:37
Nicole Scherzinger dëshiron
të ribashkohet me Pussycat Dolls
Këngëtarja Nicole Scherzinger ka planifikuar ti ribashkohet ish- grupit të saj Pussycat Dolls.

nicole scherzinger

Ndonëse Nicole është shprehur më parë se ka kënduar 95 për qind të këngëve të grupit nuk e përjashton mundësinë që të rikthehet.

 “I dua vajzat, më mungojnë, dëshiroj më të mirat për to. Nuk shoh pse kjo të mos jetë e mundur në të ardhmen” – ka thënë Scherzinger.

nicole scherzinger

Ajo e ka quajtur të vlefshme idenë e kthimit në grup dhe do të jetë e gatshme për këtë hap në të ardhmen.

Nga ana tjetër Nicole është shprehur se ndihet mjaft mirë për punën e palodhshme që po bën për muzikën e saj.

nicole scherzinger

Së shpejti pritet që këngëtarja bukuroshe të sjellë për publikun këngën e saj të re, e cila do të jetë pjesë nga albumi i dytë solo.

(b.t/shqiptarja.com)