Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 20:14 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Reforma e ujit, Veliaj: Nė shkurt jemi nė terren pėr t’i dhėnė fund
20/01/2018
Nga e hėna, nė gjithė vendin do tė nisė njė fushatė ndėrgjegjėsimi pėr qytetarėt mbi pagesėn e faturave tė prapambetura tė ujit tė pijshėm, si dhe lidhjen e kontratave tė reja. Kurse, nga muaji shkurt, grupet e taks-forcės do tė jenė nė terren pėr t’i dhėnė fund vjedhjes sė kėsaj pasurie publike. Nė mbledhjen e sotme tė Shoqatės pėr Autonominė Vendore, ku morėn pjesė kryetarėt e 45 bashkive tė vendit, kryebashkiaku i Tiranės, Erion Veliaj, i cili ėshtė njėkohėsisht edhe kryetar i shoqatės, tha se do t’i jepet fund situatės sė shpėrdorimit tė ujit tė pijshėm nė vend, si dhe do tė merren masa pėr rritjen e pagesave, me qėllim realizimin e investimeve dhe pėrmirėsimin e shėrbimit pėr qytetarėt. “Deri nė fund tė kėtij muaji qytetarėt do tė ftohen vullnetarisht qė tė lidhin akt-marrėveshjet me Ujėsjellėsin nėse janė debitorė; tė vėnė matėsit, nėse nuk i kanė pasur mė parė; tė shlyejnė detyrimet, qė tė ndalohet vullnetarisht vjedhja dhe shpėrdorimi i ujit tė pijshėm. Nga e hėna, secili prej nesh do tė jetė nė terren pėr njė fushatė komunikimi me qytetarėt, tė cilėt na janė pėrgjigjur nė mėnyrė tė jashtėzakonshme. Por, kjo duhet inkurajuar dhe besoj se ėshtė nė nderin tonė qė dy javėt e fundit tė janarit, tė pėrfshihemi nė njė fushatė lokale pėr tė informuar qytetarėt”, deklaroi Veliaj.(G.ne/Shqiptarja.com)
Më të shikuarat e javës
Shfaqi të gjitha