14 persona humbën jetën nga aksidentet në prill/Report Tv siguron buletinin e policisë: Ja rrugët e vdekjes

24 Qershor 2018, 15:37

Akset problematike të aksidenteve me pasoja sipas raportit të Policisë së Shtetit vazhdojnë të mbeten Tiranë-Durrës dhe aksi Fushë Krujë-Kurbin. Përgjatë muajit prill në rang vendi janë shënuar 134 aksidente ku kanë humbur jetën 14 persona, 21 të tjerë kanë mbetur të gjymtuar dhe 133 shtetas janë plagosur lehtë. 

Ndër shkaqet e aksidenteve policia rendit shpejtësinë tej normave të lejuara, mos repektimi i sinjalistikës rrugore si nga shoferët ashtu edhe nga këmbësorët dhe mungesa e sinjalistikës në një sërë aksesh të vëndit.

E teksa prej javësh policia e shteit vazhdon një aksion në mbarë vëndin për ndëshkuesit e këtyre shkeljeve thuajse cdo natë nuk mungojnë nga 5 deri në 10 shoferë që ecin me shpejtësi fluturuese në akset rrugore nga 100 deri në 180 apo 200 km në orë edhe në rrugë urbane ku shpjetësia maksimale është 40 km/h.

Vetëm përgjatë muajit prill u është hequr e drejta për të ngarë makinën 1919 shoferëve e përkthyer në 63 shoferë çdo ditë kanë rrezultuar se kanë qenë të dehur, me shpejtësi dhe me shkelje semafori.

Vetëm mbrëmjen e së shtunës policia rrugore në tiranë ka penalizuar 10 shoferë për mosrespektim të sinjalistikës dhe kufizimit të shpejtësisë ku ka rezultuar se këto shoferë kanë udhëtuar nga 140 deri në 179 km/h duke u bërë burim aksidenti.