20 vjeçarja që u masakrua në Torino, ishte martuar me ‘100 vjeçarin’ italian për dokumente

13 Qershor 2018, 18:06 | Përditesimi i fundit: 2018-06-13 22:25:55

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare, Anxhela Meçani nga Fieri, e cila u dhunua dhe më pas u hodh nga një automjet pranë Torinos në Itali, vijon të shoqërohet nga mistere të shumta si për motivet, autorët ashtu edhe aktivitetin e të resë në Itali.

20 vjeçarja ndërroi jetë në spital pak orë pas dhunës barbare që ishte ushtruar ndaj saj, si rezultat i plagëve të marra nga goditjet si dhe prej hedhjes nga makina. Ndërkohë, familjarët e 20-vjeçares thonë se Anxhela iku në Itali me një të ri nga Fieri. 

Report Tv ka mundur të sigurojë ekskluzivisht një bisedë telefonike që është bërë mes tezes së 20-vjeçares dhe djalit që familja e saj pretendojnë se e ka shoqëruar gjatë udhëtimit në drejtim të Italisë. 

Tezja e Angela Meçanit i kërkon llogari djalit që të japë sqarime për rrethanat e fatit tragjik të të resë, si personi i vetëm që mund ta dijë të vërtetën e asaj se çfarë ka ndodhur. Ndërkohë, po gjatë kësaj bisede kuptohet se Angela ishte martuar në Itali me një të moshuar (nga biseda thuhet 100-vjeç), për efekt dokumentesh. I riu që ka shoqëruar 20-vjeçaren mohon të ketë dijeni se çfarë ka ndodhur me vajzën.