6 misteret mbi origjinën e përgjimit të PD-së ndaj Agron Xhafajt që ngrenë pikëpyetje

14 Maj 2018, 18:28 | Përditesimi i fundit: 2018-05-14 18:35:54

Partia Demokratike ka publikuar sot një përgjim, në të cilin pretendon se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, flet në telefon me një trafikant për çështje droge.

Audi-përgjimi në fjalë ngre mjaft dyshime lidhur me autenticitetin e saj.

Së pari, trafikanti që pretendon PD se dëgjohet në audio-përgjim identifikohet vetëm me një “X” dhe nuk thuhet nëse përgjimin e ka bërë ai vetë, apo prokuroria.

Për personin në fjalë nuk ka asnjë të dhënë se kush është.

Edhe pse PD thotë se ai është një trafikant i dënuar më parë parë, ajo nuk e bën të ditur identitetin e tij, duke i shtuar edhe më shumë pikëpyetjet mbi besuehsmërinë e përgjimit.

PD ka dhënë edhe një numër telefoni që pretendon se i përket Agron Xhafajt, por nga audio  e publikur PD nuk thotë se cila është prova që zëri që dëgjohet në të është i njëjtë me atë të Agron Xhafajt.

Agron Xhafaj nuk është person publik dhe pakkush e njeh zërin e tij.

Përgjimi ambiental, PD thotë se është kryer në një lokal që njihet si pronë e Agron Xhafajt, por edhe për këtë nuk ka asnjë të dhënë. Në fakt, bashkëpunëtori “X” përmend lokalin me emrin e një personi tjetër, që ai e quan “Toto Qorri”.

Në asnjë pjesë të bisedës telefonike apo asaj ambientale nuk përmendet një lokal tjetër, që të mund të japë ndonjë indice që të lidhet me Agron Xhafajn.

Partia Demokratike bie edhe në një tjetër kontradiktë kur nga njëra anë sulmon Fatmir Xhafajn se ka penguar hetimin apo arrestimin e vëllait të tij dhe nga ana tjetër, nxjerr një përgjim, i cili mund të bëhet vetëm përmes vendimeve të organeve të drejtësisë, që janë ato që hetojnë.