62-vjeçarja italiane, nënë për herë të parë falë një çifti shqiptar

16 Nëntor 2018, 18:06 | Përditesimi i fundit: 2018-11-16 18:16:40

ITALI- Një 62 vjeçare u bë nënë për herë të parë mëngjesin edy ditëve më parë. 62-vjeçarja solli në jetë një vajzë të shëndetshme që peshon 3 kg e 200 gramë. Gruaja u asistua nga mjekët e spitalit “Giovanni” në Romë.

E pyetur nga "Il Messangero", italianja zbuloi se donte të bënte fëmijë me çdo kusht.

Po prisja për njeriun e duhur për vite me radhë dhe më në fund e vendosa.

62-vjeçarja

62-vjeçarja 'adoptoi' embrionet e një çifti shqiptar, dhe ju drejtua vendit tonë për të bërë këtë procedurë pasi në Itali është e ndaluar. Një procedurë e tillë në vendin tonë kushton nga 2,500 € - 5,000 € dhe nuk ka asnjë kufizim për gratë që nuk kanë një partner.

Por ky nuk është i vetmi rast në Itali, dy vjet më parë, në zonën e Campanias, një 62 vjeçare lindi një djalë, ndërsa një ndër rastet më të rrallë është ajo i Rosanna Della Corte-s, e cila lindi një djalë menjëherë pas vdekjes të së birit gjatë një aksidenti automobilistik, djalë që tani është 24 vjeç.