Agron Xhafaj mbërrin në Itali, vetëdorëzohet te autoritetet

16 Maj 2018, 18:27

Agron Xhafaj, vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, eshte vetedorezuar sot ne Romë para autoriteteve italiane per te shlyer denimin per droga. I shoqëruar nga avokati shqiptar, Agron Xhafaj ka udhëtuar mëngjesin e sotëm nga Rinasi për në aeroportin e Fiumicions ku ëhstë dorëzuar në policinë kufitare. Mësohet se pas Dorëzimit Xhafaj do të transferohet për në qeli për shlyerjen e dënimit.  Para nisje me avion ai ka bere publike një letër me te cili shphegon vendimi edhe pse ndaj tij nuk ka asnjë kërkesë për ekstradim apo për të zbatuar dënimin. Agron Xhafaj hedh poshtë akuzat e PD-së, ndërsa thekson se përgjimi është fals, duke theksuar se ka regjistruar zërin në Prokurori për të provuar qe zeri te pergjiyar nuk eshte i tij.