Aksi Korçë-Polenë në gjendje të amortizuar, banorët: Të ndërhyjë shteti

12 Korrik 2018, 20:34

Aksi rrugor Korcë - Polenë prej vitesh është lënë jashtë vëmendjes dhe dorës së investimeve. Një rrugë lidhëse e katër fshatrave me qytetin e Korcës,e cila ndodhet në gjendje tërësisht të amortizuar. Gropa në cdo pjesë të saj, gjë që sjell apelin e banorëve dhe drejtuesve të mjeteve. Sipas tyre, situata është alarmante pasi dëmet e shkaktuara janë të mëdha dhe të papërballueshme nga drejtuesit e mjeteve të cilët cdo ditë e përshkojnë këtë aks rrugor.