Aksident i trefishtë në Tiranë-Durrës, makina 'fluturon' mbi trafikndarëse, 1 i vdekur

17 Korrik 2018, 20:13 | Përditesimi i fundit: 2018-07-17 22:03:44

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak çaste më parë në autostradën Tiranë-Durrës, në segmentin e kthesës së Kamzës-Qafë Kashar.

Si pasojë e kontaktit njëri nga automjetet fluturoi në ajër, kapërceu bordurat e trafikndarësit dhe përfundoi në anën tjetër të autostradës duke lënë dy persona të lënduar, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë disa orë pas trasportimit në spital.

Tre automjetet, një “Benz”, një “Jeep” dhe një “Pegueot” janë përplasur me njëri-tjetrin teksa ishin duke lëvizur në të njëjtin sens.