Aksident në Fier-Levan, 8 persona të plagosur, një grua shtatëzanë humb jetën

21 Gusht 2018, 12:01 | Përditesimi i fundit: 2018-08-21 16:06:14

Fier- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Fier-Levan. Nga aksidenti një grua shtatzënë, e identifikuar is Majlinda Troka ka humbur jetën, ndërsa i plagosur rëndë është fëmija i saj dhe shtatë persona të tjerë.

Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se mjeti me të cilin udhëtonte Majlinda, një 'Audi' drejtohet nga shtetasi Astrit Troka vjehrri i të resë, i cili u përplas me një "Benz". Nga hetimet paraprake dyshohet që mjeti tip 'Benz' të jetë futur në parakalim.

Burimet thonë se Astrit Troka po shoqëronte nusen e djalit dhe fëmijën e saj drejt qytetit të Fierit, në momentin kur ka ndodhur edhe aksidenti fatal.

Të plagosurit e tjerë raportohet të jenë transportuar në spitalin Rajonal të Fierit ku edhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.Fier
Informacion paraprak

Në datën 21.08.2018, ora 11.30 në aksin rrugor Fier - Levan, në vendin e quajtur "Liqeni" janë përplasur mjetet tip "Audi" me drejtues shtetasin A.T me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin L.T.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja M.T e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip "Audi" si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip "Audi".

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.