Aksident në Fushë-krujë, traileri godet veturën

24 Prill 2018, 19:13

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Fushë-krujës në aksin Fushë-krujë-Vorë. Të përfshirë në aksident ishin dy trailera dhe një makinë e vogël, ku një trailer me targa të Kosovës ka goditur nga pas një trailer me targa shqiptare, i cili ka goditur një veturë më pas.

Për pasojë  kanë mbetur dy të plagosur, njëri prej të cilëve është shofer i trailerit me targa te kosovës, dhe i plagosuri tjetër është një nga pasagjerët e makinës së vogël.Të plagosurit janë nisur menjëherë drejt spitalit tëTiranës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.