Aksident në Gjirokaster- Tepelenë, një i vdekur e një i plagosur

23 Mars 2018, 17:36

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një zetor është përplasur me një mjet.  Sipas burimeve në vendngjarje, zetori i ka prerë rrugën automjetit që ecte në krahun e vet dhe për pasojë është përplasur.

Drejtuesi i zetorit,Klajdi Ngjelina, 35- vjeç ka gjetur vdekjen  në vend, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur babai i viktimës Sali Ngjelina, i cili është transportuar menjëherë për në reanimacionin e spitalit të Gjirokastrës, ku po udhetonin te dy në zetor. Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur Ura e Kardhiqit. Theksojmë se ky aks është tepër i rrezikshëm, duke u kthyer në burim aksidentesh për drejtuesit e mjeteve. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.