Aksident në Lushnje, treni përplas makinën në Dushk

17 Qershor 2018, 17:38 | Përditesimi i fundit: 2018-06-17 18:05:31

LUSHNJE-Një makinë është aksidentuar nga treni në afërsi të Dushkut, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Makina po kalonte mbi shina kur u përplas nga treni. Në makinë po udhëtonte një çift në momentin që është aksidentuar, por nuk ka të lënduar, pasi shpejtësia me të cilën po lëvizte treni ka qenë e vogël.

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.