Aksident në Shkodër, makina përplas motorin, humbet jetën drejtuesi i motorit

SHKODËR-Një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së një makine me një motor. Viktima është drejtuesi i motorit Mirjan Kacoli rreth 25-vjeç banues në fshatin Stajkë, i cili ndërroi jetë në vend, pasi përplasja rezultoi fatale.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 minuta në aksin Shkodër- Vau i Dejës në fshatin Kaç. Report Tv siguron pamjet e makinës që përplasi motorin me të cilin po lëvizte i riu.Policia ka ndalur drejtuesin e makinës, ndërkohë që shkak i aksidentit nga të dhënat e para dyshohet se ka qenë mungesa e ndriçimit në rrugë dhe shpejtësia.