Aksident në Tiranë, makina përfundon në market në rrugën që lidh Shkozën me Uzinën e Traktorëve, nuk ka të lënduar rëndë

19 Nëntor 2018, 13:41

TIRANË- Një aksident ka ndodhur në zonën e Shkozës në kryeqytet, ku një makinë është përplasur me një tjetër dhe më pas është përplasur me një dyqan. 

Mësohet se ka qënë një lavazhier që ka marrë makinën të cilën po e lante dhe ka dalë në rrugë. Gjatë xhiros, makina i ka dalë nga kontrolli, ka përplasur një makinë tjetër dhe më pas është përplasur pas një dyqani.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se fatmirësisht nuk ka asnjë të person të plagosur.