Aksident në Vlorë, makina përplas biçikletën dhe përmbyset

11 Dhjetor 2018, 11:03

Një aksident është shënuar këtë të martë në Vlorë, ku një makinë është përplasur me një biçikletë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.

Sipas të dhënëve të policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin e rrugës transballkanike, në Vlorë ku drejtuesi i automjet tip Golf me targa 896 nl, ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte dhe është përplasur me një biçikletë.

Nuk dihet identiteti i të plagosurit, por policia ndodhte në vendngjarje dhe po heton për të zbuluar shkaqet e aksidentit.