Aksidentohet motori me targa greke në Fushë Krujë, i riu në gjendje të rëndë te 'Trauma'

20 Maj 2018, 20:25

Një aksident ka ndodhur në orët e pasdites në hyrje të Fushë Krujës. Një motor me targa greke ka humbur kontrollin dhe për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit.

Report Tv mëson se ka marrë plagë të rënda shtetasi Eljon Barushi, 29 vjeç, banues në Krujë. I aksidentuari është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë.