Aktori Eglein Laknori, nga mësues trompe në spektaklet e humorit

17 Dhjetor 2018, 10:25

Tundimit për tu larguar nga Shqipëria nuk i ka shpëtuar as Eglein Laknori. I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv aktori i humorit, ka thënë se për momentin ndihet mirë në vendin tonë megjithëse ka pasur raste kur i ka lindur dëshira për të kërkuar një jetesë me kushte më të mira në një tjetër shtet.

Edhe e mendoj të largohem, por për hir të së vërtetës, lavdi Zotit edhe këtu po më shkon puna mirë, paguhem mirë dhe jam shumë falenderues. Edhe Ana (bashkëshortja) te kompania ku punon ka një pagesë shumë të mirë. Ndonjëherë thua që po ikën, por përveçse duhet ta fillosh nga A-ja, pffff (po e lej me një pfff ). Për të qenë i sinqertë e kam hedhur nja dy herë lotarinë Amerikane, por këtë vit jo.

Eglein Laknori, aktor

Laknori ka shtuar gjithashtu se mendon se tashmë ka ardhur koha që familja e tij të shtohet, ndaj janë duke planifikuar një fëmijë.

Kemi qejf tani të merremi me planifikimin e një fëmije. Të dy bashkë me Anën kemi qejf të kemi 2 fëmijë, ndaj kemi qejf ti hymë këtij muhabeti.