Alba Bajrami shpallet fituese e Miss Shqipëria 2018

12 Qershor 2018, 17:09

Alba Bajrami është shpallur si më e bukura në Shqipëri për vitin 2018. Fituesja është kurorëzuar si princesha e bukurisë shqiptare në një mbrëmje gala që përkon edhe me 20-vjetorin kur ky konkurs çeli siparin për t’u bërë ndër eventet më të pëlqyera e të mirëpritura për publikun shqiptar.

Të shumta kanë qenë bukuroshet që kanë marrë pjesë në këtë konkurs, ku fituese e këtij kompeticioni u shpall Alba Bajrami, shoqëruesja e parë e Missit Klea Krali, ndërsa shoqëruesja e dytë, Klea Ndreka.
Nën tingujt e muzikës, por edhe performancës së bukurosheve, eventi i zhvilluar mbrëmjen e djeshme të Pedonalja e Tiranës, ka dhuruar për të pranishmit momente mjaft të veçanta.