Algoritmi që do të na shpëtojë nga vonesat e autobusëve

6 Dhjetor 2018, 20:26

Fenomeni mbarëboteror i pritjeve të gjata në stacionet e autobuzit, i njohur me emrin "bus bunching", duket se po i vjen fundi, e gjitha kjo falë një algoritmi. Pritjet e gjata veçse krijojnë frustacion, e bëjnë transportin publik jo tërheqës. Prej vitesh kompanitë e sistemit të transportit publik, janë përpjekur ta zgjidhin këtë problem, por duket se koha ka ardhur pikërish tani.

Po përse ndodh ky fenomen? Gjatë itinerarit të tyre autobuzët ndalin në stacione, presin sa pasagjerët të zbresin dhe hipin të tjerë. Por kur ata janë me vonesë, e kanë të vështirë të rekuperojnë kohën e humbur, rrisin numrin e pasagjerëve që qëndrojnë në pritje dhe prishin gjithë sistemin e shërbimit. 

Për t'i dhënë fund gjithëkësaj ka menduar ekipi i Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë në SHBA.  Përmes teknologjive të reja, agjencitë e transportit publik mund të gjurmojnë vendndodhjen e autobusëve në kohë reale, të ofrojnë reagime të personalizuara për shoferët, t'i kërkojnë atyre të ndalin më shumë në një stacion, më pak te një tjetër apo dhe të udhëtojnë më ngadalë ose më shpejtë. 

Përmes algoritmit  dhe pajisjeve të instaluara në çdo autobuz, sistemi i menaxhimit mund të monitoroi pozicionin e autobuzëve, lejon komunikim më të mirë mes shoferëve dhe qëndrës së komandimit, e cili nga ana e saj është në gjendje të monitorojë kushtet e rrugës, të rregullojë flukset në varësi të vonesave si dhe t'u dërgojë mesazhe drejtuesve të mjeteve për t'i paralajmëruar ata për situatat që ngadalësojnë transportin.