AMA: RTSH ka vonuar procesin e dixhitalizimit, deri tani kanë mbaruar vetëm 3 qarqe

23 Prill 2018, 16:36

Edhe pse duhet të kishte përfunduar që në vitin 2015, procesi i dixhitalizimit të frekuencave televizive ka përfunduar vetëm në tre qarqe. Për tre vjet vonesë, Kreu i AMA-s, Gentian Salaj tha përpara Komisionit të Mediave në Kuvend se RTSH ka shkaktuar vonesa. 

Operatori Publik ka një rol të madh dhe procesi ka ecur relativisht mirë. Ka pasur disa vonesa që dihen, kanë ardhur me kohën, por jemi në fazën e implementimit. Procesi ka përfunduar tashmë në Fier, Berat e Korçë. Në qarqet Tiranë e Durrës që janë më të mëdhenjtë presim të mbyllim këtë proces brenda kësaj vere. Qytetarët në qarqet ku ka përfunduar dixhitalizimi ndjekin nga 6 apo 8 kanale pa pagesë, në 26 e 28 tani pas procesit.

Gentian Salaj, kreu i AMA-s